Rezultati i drejtësisë dhe sinqeritetit

Një njeri përsëriste të njëjtën lutje para derës së Haremit Sherif: “Allahu im, ndihmoji të drejtët dhe mbroji ata që largohen nga gjynahet!”

Kur e pyetën se përse bënte vetëm këtë lutje dhe a nuk dinte asnjë lutje tjetër, ai u shpjegoi: Kur po bëja tavafin e Shtëpisë së Bekuar diçka po më pengonte në këmbë, u ula ta shoh se ç'është. Kur ç’të shikoj, ishte një qese me florinj. Në atë moment shejtani filloi të luftonte me besimin tim. Shejtani më tha: “Një qese me florinj është gjithë ajo pasuri dhe t'i plotëson të gjitha nevojat e tua.” Ndërkohë që besimi më këshillonte: “Kjo është haram, mos e mbaj, por gjej të zotin e saj dhe dorëzoja!” Teksa unë kisha mbetur në këtë situatë, u dëgjua një zë: Këtu më ka humbur një qese me një mijë florinj. Kush e gjen dhe ma sjell do t’i jap 30 florinj! Unë gjykova se 30 florinj janë më mirë se harami dhe ia dorëzova qesen. Ai më dha 30 florinj. I mora dhe teksa po shëtisja në pazarin shikova se një rob arab shitej për këtë çmim. E bleva menjëherë. Pas pak kohe disa arap u afruan dhe filluan që të flisnin në gjuhën e tyre dhe në mënyrë të fshehtë. Unë e pyeta robin tim se çfarë po flisnin. Ai nuk u fsheh aspak por më tregoi: “Unë jam djali i sulltanit të Magrepit. Babai im luftoi me sundimtarin e Habeshit dhe doli i humbur. Mua më zunë rob dhe më shitën këtu. Babai i ka dërguar këta njerëz, u ka dhënë 50 mijë florinj me vete që të blejnë lirinë time e të kthehemi. Ti je sjellë shumë mirë me mua, je kujdesur si për djalin tënd. Unë jam i kënaqur me ty. Këta do të më blejnë por ti mos u kënaq me pak florinj dhe mos më shit për më pak se 50 mijë florinj.” Çdo gjë ndodhi ashtu si më tha dhe unë e shita për 50 mijë florinj. Me këtë pasuri kaq të madhe shkova në Bagdat dhe bleva mallra. Aty hapa një dyqan dhe shitja mallrat e mija. Një ditë erdhi një i njohuri im dhe më tha: “Një mik i imi, tregtar i dëgjuar, vdiq dhe vajza e tij e bukur si hëna ka mbetur e vetme. Le të martojmë ty me të.” Unë e pranova. Në pajën e vajzës kishte pjata mbi të cilat kishte qese të mbushura më florinj. Në të gjitha ishte shkruar: “një mijë florinj” përveç njërës mbi të cilën shkruhej: “nëntëqind e shtatëdhjetë florinj”. Kur e pyeta për arsyen e kësaj qeseja të veçantë, vajza e dashur më tha: Babai e ka humbur këtë qese në Haremin Sherif. Kur një njeri i drejtë ia ktheu babait qesen, ai i dha si shpërblim 30 florinj. Pjesa tjetër vazhdon të jetë këtu. Kur dëgjova këto fjalë unë e falënderova Allahun me sinqeritet të plotë. I thashë vajzës se këto ishin rezultatet e drejtësisë dhe sinqeritetit dhe i tregova ngjarjen e parë nga këndvështrimi im. Në këtë mënyrë u forcua begatia dhe lumturia jonë!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.