Promovohet libri “T’i kthehemi Krijuesit”

Këshilli Bashkësisë Islame në Rahovec, këtë të shtunë (14 prill 2018), në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj” organizoi promovimin e librit “T’i kthehemi Krijuesit”.

Libër i autorit hafiz Sulejman Bugari, njërit prej thirrësve më të mëdhenj islamë në hapësirat ballkanike, njëherit këshilltar për çështje fetare i Myftiut të Malit të Zi, Rifat Fejziç.
Ky libër, siç dallohet edhe nga titulli, u kushtohet tërësisht etikës fetare islame, vlerave përballë antivlerave, së vërtetës, sinqeritetit, ndershmërisë, dashurisë dhe mirëkuptimit në raport me Krijuesin dhe krijesat në përgjithësi.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, si një nga panelistët e promovimit të librit në fjalë, ndër të tjerash tha: “Është një fakt i njohur botërisht se librat që shkruhen nga zemra, për hir të arritjes së kënaqësisë së Allahut janë libra që u mbijetojnë kohëve dhe mbesin në kujtesën e njerëzve si margaritarë, shkëlqimi i të cilëve nuk venitet e as nuk zbehet kurrë. I tillë është edhe ky libër, i cili qysh në faqet e para të tij të përvetëson dhe të ngjall shumë emocion. Lexuesi vazhdimisht mbetet i etshëm që sapo ta përfundojë leximin e një flete, të kalojë në fletën tjetër, prej një hutbeje në tjetrën, për të kënaqur shpirtin e tij me këto vërshime shpirtërore të autorit. Ky libër, që shpreh dhe reflekton në një masë të madhe shpirtin e autorit, na bën të thellohemi edhe më tepër në botën e Thirrjes apo Daves, për të kuptuar esencën e saj dhe për të kuptuat drithërimet e autorit gjatë përsiatjeve të tij në këtë rrugëtim të shenjtë”.
Kjo vepër, që në origjinal është shkruar në gjuhën boshnjake, duke përjetuar mbi 20 botime deri më sot, përfshirë këtu edhe atë në gjuhën angleze, gjermane e tash edhe në shqipe, përmban gjithsej 53 hutbe, me përkthim brilant në gjuhën shqipe nga z. Qerim Hondozi dhe redakturë të z. Namik Dokle.
Përndryshe, ky libër paraqet vetëm një segment të paktë të veprimtarisë shumëvjeçare të autorit hafiz Sulejman Bugari si imam dhe vaiz në Bosnje, Mal të Zi dhe Kosovë./bislame/









Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.