Zgjidhja e enigmave të jetës

Mendjet kureshtare njerëzore që nga lashtësia kanë treguar interesim për rebuse dhe enigma duke angazhuar qelizat e përhimëta të trurit nëpër labirintet e panjohurisë, duke kërkuar dhe gjurmuar për përgjigjet adekuate të cilat do të sjellin deri te kënaqësia më e madhe - mahnitja mendore.

Sa më shumë që enigma ka mbet e pazgjidhur interesimi për të ka qenë i madh. Jo rrallë enigma matematikore e pazgjidhur sikurse teorema e Goldbachut ka qenë inspirim për letrarët.
Matematikani hungarez Paul Erdos ka thënë se matematikani është ai i cili e kthen kafen në teorema, duke na pasqyruar në këtë mënyra luftën kundër gjumit për të fituar në kohë për matematikë, dhe organizim të tërësishëm të jetës.
Gjëja më simpatike lidhur me enigma është fakti që momentalisht nëpër planetin tonë lëvizin mbi gjashtë miliard enigma, të cilat edhe pse tërësisht me strukturë anatomike identike dhe nevoja jetësore themelore të njëjta, gjithnjë e më shumë nënkuptojnë në barazime me shumë të panjohura. Duke parë llojin e ndërtimit fizik, anatomik dhe fiziologjik mund të themi se kush e kupton një njeri sikur e ka kuptuar tërë botën.

Mendja femërore
Njëra nga enigmat e përhershme e cila i ka preokupuar meshkujt gjatë historisë është kuptimi më i thellë i seksit të kundërt, gjegjësisht hyrja në mënyrën e të menduarit të mendjes femërore. Dhe, natyrisht siç është gjithmonë rasti, zgjidhja e kësaj enigme fshihet në thjeshtësinë gjeniale.
Allahu i madhërishëm, mashkullin dhe femrën e në veçantin e tyre na pasqyron në mënyrën e tyre të menduarit në shembullin vijues: "Asaj iu tha: 'Hyn në pallat, e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvoli këmbët" Ai (Sulejmani) tha: Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi. Ajo tha: Zoti im, unë i kam bërë krim vetës tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin, Zotit të gjithësisë" (En Neml, 44)
Në versetin e cituar kemi takimin e mashkullit dhe të femrës nga një standard i lartë jetësor. Sulejmani a.s. është shembulli i njeriut më të fuqishëm gjatë historisë njerëzore. Është interesant që Sulejmani a.s. kur fol për begatitë më të cilat ka qenë i furnizuar nga ana e Allahut të Madhërishëm posaçërisht e thekson njërën prej tyre: "...O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve..." (En Neml, 16)
Në këto begati aftësia për të kuptuar gjuhën e shpezëve ishte përparësia e tij në krahasim me informata reale. Ndërsa, Belkisja, ishte mbretëreshë të cilës iu kishte nënshtruar një popull i tërë.
Sulejmani a.s. dëgjon për të nëpërmes një vëzhguesi të tij, pupëzës, siç tregon Kur'ani fisnik: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe erdha nga Sebei me një lajm të sigurt" (En Neml, 22) ... dhe vendos t'ia përgatitë (Belkises) një takim impresiv për shumë shkase, prej të cilëve kryesor ishte hapja e syve të mbretëreshës në kontekstin e humbjes ideologjike. Për këtë humbje ideologjike të saj, Sulejmani a.s. kupton nga sqepi i pozitës vëzhguese: "Takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo Allahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë andaj ata nuk gjejnë udhëzime" (En Neml, 24)
Komentuesit klasik shënojnë që Sulejmani a.s. ndërtoi për këtë rast një pallat nga qelqi i veçantë, ndërsa nën te kishte ndërtuar akuariume të posaçme me florë dhe faunë ekzotike nga deti dhe oqeani. E kjo për Sulejmanin nuk ishte e vështirë sepse kishte në dispozicion ekipin zhytës special, siç na tregon Kur'ani fisnik: " Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin)." (El Enbija, 82)
Në këtë ndërtim arkitektonik impresiv, ose më mirë të themi një shije e mashkullit për arkitekturë d.m.th. në detajet dekorative të interierit të një ndërtese, pasoi reaksioni i fuqishëm femëror: "Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin, Allahut, Zotit të gjithësisë" (En Neml, 44)
Kësaj i ka paraprirë deklarata sensacionale e lëshimit të këmbës frikshëm të Belkises, dhe pas ngritjes së petkut të saj në qelqin e lëmuar duke menduar se është ujë: "...e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbët" (En Neml, 44)
Duke parë një dozë të frikës tek Belkisa, Sulejmani a.s. tha: "...Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!..." (En Neml, 44)
Ajo që i kontribuoj impresionit të tërësishëm të kësaj gruaje në pallatin e Sulejmanit a.s. ishte qëndrimi i tij krenar ndaj bukurisë së saj fizike. Primitivët reagojnë në zbukurimet e shprehura femërore me fishkëllim, lëvizje të pakontrolluara etj. Primitivët taktik shërbehen me komplimente lajka dhe pozime.

Kuptimi i mikrokozmosit dhe makrokozmosit
Është interesant të vërehet se Sulejmani a.s. tek Belkisja me mjeshtri ka nxitë shumë mendime dhe ndjenja. Së pari ai e impresionoi atë me shijen e kultivuar personale për interier, d.m.th. dekorimin e hapësirës banuese.
Ndjenjën subtile për elementet e arkitekturës e ka kombinuar me elementet e befasisë të shprehura me akuariume me përbërje detare të ndryshme nga e cila për një moment Belkisa ndjen frikë. Këtë ndjenjë të pasigurisë Sulejmani a.s. ia mënjanon me fjalë ngushëlluese të thurura me mjeshtri.
Kjo grua te Sulejmani a.s. i vërejti tre elemente, të cilët mbetën si kritere të shëndosha femërore gjatë kualifikimit të mashkullit në çdo vend dhe kohë:

a) fuqia mendore, gjegjësisht vizionari i cili mendimet e tija me sukses i kthen në vepra fascinuese.
Pra, shpejtësia ka qenë faktor me të cilin ky udhëheqës i ka kushtuar vëmendje të madhe dhe gjithmonë ka anuar kah zgjidhjet e shpejta dhe efikase, siç vërtetojnë versetet e kaptinës Neml (38-40).
Me rëndësi është me vërejtur që Sulejmani a.s. e tejkaloi një mbretëreshë në diç që ajo kishte dituri dhe përvojë - arkitektura e pallatit dhe dizajnimi i interierit të tij. Për këtë është reale të supozohet, duke marrë parasysh intensitetin e mahnitje së mbretëreshës, se Sulejmani a.s. me ndërtimin grandioz e ka kënaqur fantazinë më intime të mendjes femërore në pikëpamje të dekorimit.
Fuqia e mendjes pasqyrohet në të gjitha veprat origjinale që rrezatojnë me bukuri dhe fisnikërojnë shqisat e tjera përveç të parët, veçanërisht duke marrë parasysh që gratë janë shumë më tepër qenie auditive në krahasim me meshkujt d.m.th. i vejnë ëndrrat e tyre të pastra.
Në këtë kontekst është interesant të vërejmë sprovën e shumicës së mjeshtërve të fjalës (p.sh. poetët) në kujdesin dhe animin kah seksi i kundërt.

b) aventuristin i cili di që në jetë të futë elementet e pashikueshmërisë dhe befasisë.
Në maratonën jetësore meshkujt gjatë rritjes nën ndikimin e presioneve të jetës bëhet lehtë të pa interesuar. Në jetën monotone bashkëshortore të përditshme gratë kompensojnë mungesën e begative dhe spontanitetit me filma aksioni dhe romantik (romane, duke harruar bile momente të shkurtra siluetën e zbehtë të mashkullit para vetes.
Kur'ani fisnik jo vetëm që përmend rëndësinë e faktorit të befasisë si element i patejkalueshëm në lumturinë e gjatë njerëzore, por gjithashtu thekson që lumturia e njerëzve është nëpërmes gëzimeve të fshehta të pa parapara, stil personal i vet Krijuesit: "...nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim" (Es Sexhde, 17)
Në versetin kur'anor të cituar, Allahu i Madhërishëm paraqet begatitë të cilat i presin banorët e Xhennetit duke i mbuluar me velon e fshehtësisë, duke nxitur në këtë mënyrë intelektin njerëzor, zgjon interesimin, aktivizon potencialin e pa parashikuar të imagjinatës njerëzore duke sjell tërë qenien njerëzore në gjendjen e pritjes së gëzimit i cili di të jetë më i bukur se edhe vetë gëzimi. Kjo metodologji e lumturisë së njerëzve tjerë nuk është e rezervuar vetëm për atë botë, por është e aplikueshme dhe nevojë në ekzistencën e përditshme në këtë botë. Këtë mund ta aplikojmë me sukses vetëm nëse e njohim personin të cilin dëshirojmë ta gëzojmë me përgëzime të fshehta, nëse dimë imagjinatën e saj më intime, frikën dhe shpresat. Njohja e detajeve të frikës ose ëndrrave të njerëzve tjerë tregon nivelin e interesimit tonë dhe përkujdesin për ata. Si duket në imagjinatën tonë njerëzit që i duam, shëtitja ideale, dhurata nga ëndrrat, pushimi i përkryer, ëndrrat e parealizuara - janë pyetje në të cilat pak njerëz kanë përgjigje.
Njëra prej aventurave jetësore të njeriut modern do të filloj kur vendosë të gjejë përgjigje në këto dhe pyetje të ngjashme sepse vështrimi real në frikë dhe shpresat e njerëzve është e vetmja platformë reale me të cilën mund të lëvizin gjeneratat e reja të myslimanëve të cilët parashtrojnë vetit për qëllim bashkimin e ummetit. Bashkimi i masave myslimane është i parealizueshëm pa hyrë në rrugët e psikologjisë, ngase ky depërtim është i kushtëzuar me kuptimin e frikës dhe shqisave.
Nëse analizojmë me kujdes gjërat do të kuptojmë se standardi ekonomik si faktor i lidhjes dhe bashkimit në mes popujve, është tejet i fuqishëm. Themeli realistik për qasje serioze të masave dhe idenë e islamit për mileniumin e tretë është që pa pjekuria politike dhe pa përgjegjësia ekonomike nuk mund të kompensojnë akcentimin e moralit të fuqishëm.
Ekonomia stabile është bazë për jetë modeste dhe nëse reformatorët e ardhshëm nuk tregojnë sensibilitet të mjaftueshëm dhe projekte praktike të cilët do të mundësojnë p.sh. fëmijëve nga klasat punëtore të kenë pozita të njëjta fillestare me fëmijët e të pasurve, ngase ndjenja e pa drejtësisë dhe jo prakticitetit do të mbulojë kuptimin e tyre të sistemit islam.

c) burimi i sigurisë, gjegjësisht mbrojtësi i cili di me zërin e tij dhe paraqitjen të mënjanoj të gjitha rreziqet dhe dilemat.
Vuajtjet të cilat mund të shkaktojnë disa dilema jetësore mund të jenë më të mëdha nga ajo sasi e pasigurisë e cila ka funksionin e mekanizmit për lëvizjen e potencialit shpirtëror kreativ. Krijuesi i Gjithëdijshëm shënon një shqetësim të lehtë intelektual të dashurve të tij, duke na kthyer vëmendjen në një fenomen psikologjik si nevojë e qetësimit të rregullt edhe të personave më të ndjeshëm: "Përkujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit"? Ai (Zoti) tha: "A nuk je i besueshëm"? Ai (Ibrahimi) tha: "Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)"! Ai (Zoti) tha: "Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëtoi), e pastaj në çdo kodër vendose nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejtë, e dije se All-llahu është i gjithëfuqishmi, i urti"." (El Bekare, 260)
Në këtë shqetësim të zemrës së Ibrahimit a.s. Allahu i Madhërishëm reagon pa hamendje në mënjanimin e shqetësimit të tij dhe këtë me demonstrim eklatant i cili nuk lënë hapësirë dyshimi as sa atomi!
Analogjikisht me këtë, dilemat, dyshimet dhe shqetësimet e brendshme që njohim tek njerëzit tjerë (që janë tepër larg nga baraspesha mentale e pejgamberëve të Zotit) kërkojnë për kujdesin tonë të plotë, duke kuptuar nevojën e tyre për sasi kohe të mjaftueshme në të cilën do të rregullojnë mendimet e tyre.
Mbretëresha Belkise në këtë dinamikë të organizuar të ndikimeve, reagon sikurse vasha e mahnitur e cila refuzon të gjitha lojërat e deriatëhershme, duke pranuar rregullat e reja të lojës që ia parashtron Sulejmani a.s.
Elementet e rëndësishëm në procesin e ndërtimit të impresionit të tërësishëm të Belkises ndaj Sulejmanit a.s. dhe anasjelltas, kanë luajtur rol edhe faktorët e tjerë siç ishte korespodenca e tyre e mëparshme të cilën e kishin marrë më parë njëri nga tjetri, testet e Belkises ndaj sinqeritetit dhe ndershmërisë së tij: "Po unë do t'u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shoh se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë)." (En Neml, 35)
Dhe testet e Sulejmanit a.s. ndaj inteligjencës së saj të cilat i përmend Kur'ani fisnik: "Ai (Sulejmani) tha: Ndryshojani asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin! E kur erdhi ajo iu tha: A është i këtillë froni yt? Ajo tha: 'Si të ishte vet ai?!" (En Neml, 41-42)
Edhe pse ende nuk kishte pasqyrimin e qartë të konceptit të Sulejmanit a.s. për Krijuesin e plotfuqishëm ajo papritmas, e entuziazmuar thotë: "... Zoti im tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin Allahut, Zotit të gjithësisë" (En Neml, 44)
Në mënyrë të ngjashme edhe disa personazh të tjerë në Librin e Allahut, pasi që arrijnë në një formë të pozicionit - mat, deklarojnë dorëzimin e tyre ndaj Allahut, duke theksuar bindjen e tyre në emër të mësuesit i cili i fascinon: “E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde. Dhe thanë: Ne i besuam Zotit të gjithësisë, Zotit të Musait dhe të Harunit” (El A’rafë, 120-122)
Kjo pa dyshim tregon në rëndësinë e impresionimit të fuqishëm në kreatorët e auditoriumit publik në çdo vend dhe kohë, dhe që është kusht nëse dëshirojmë të kemi vesh të vëmendshëm në parashtrimet e detaleve të shembullit, sepse njerëzit janë të përgatitur të na dëgjojnë dhe pasojnë vetëm pasi të na përcjellin pasi ti sjellim në gjendjen e mahnitjes psikologjike.
Njeriu i cili e sjellë personin në gjendjen e mahnitjes psikologjike, do t’ia rrënoj paragjykimet, duke ia hapur horizontin e shikimit dhe duke fisnikëruar. Veprat e tija duhet të jenë më tepër se përshkrimi shkollor “shkëlqyeshëm”, ngase vetëm thjesht shkëlqyeshëm nuk mjafton! Në tregimin e përmendur një njeri ndërton një godinë arkitektonike unikate për ta mahnitur vetëm një person dhe të fitoj vëmendjen e saj, ndërsa ne në tregimet tona ndërtojmë p.sh. botime jo origjinale, programe (si web-faqe) e këtë me qëllim që të tërheqim vëmendjen e mijëra njerëzve. (Pa) Shija është dominuese!



Prim.dr.mrd.sc. Ali Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.