Pyetje dhe përgjigje

Një dijetar mori këto përgjigje nga pyetjet që i bëri njërit prej nxënësve të tij:

- Çfarë do të bëje po ta dije se do të vdesësh pas një minuti?
- Menjëherë do ta thosha shehadetin dhe salavatet. Do t'ju kërkoja hallallin atyre që i kam pranë dhe do të bija menjëherë në sexhde.

- Po ta dije se do të vdesësh pas një ore?
- Përveç atyre gjërave që i përmenda më parë. Do të merrja abdest dhe përsëris besimin. Do t'ju kërkoja hallall njerëzve që i shoh dhe do t'ju thosha të bëjnë dua për mua. Po pata mundësi do t'i laja borxhet dhe mallin e paratë e tepërta do t'i jepja sadaka. Do ta mendoja Pejgamberi a.s. duke shpresuar në shefaatin e tij. Do t'i shkruaja amanetet dhe do të filloja të fali namaz.

- Po sikur ta dije se do të vdesësh pas një dite çfarë do të bëje?
- Përveç atyre gjërave që i përmenda më parë. Do të merrja gusël dhe do të mundohesha që të jem me abdest gjatë gjithë kohës. Do të tregohesha i kujdesshëm për gjërat që i ha dhe do të mundohesha që të mos bëj gjynahe. Do t'i lëja me një anë gjërat e panevojshme, ndërsa gjërat e nevojshme do të mundohesha t'i bëj vetëm për hir të Allahut. Do të kërkoja hallal nga ata që i njoh dhe me shumë kujdes do t'i falja pesë kohët e namazit. Duke filluar nga familja ime do t'i ftoja të gjithë të largohen nga të këqijat dhe të mësojnë dituri. Do t'i vizitoja vëllezërit musliman dhe do të kërkoja nga ata që të bëjnë dua për mua.

- Po ta dish se do të vdesësh pas një viti?
- Do t'i bëja pothuajse të njëjtat gjëra.

- Po ta dish se do të vdesësh pas një shekulli çfarë do të bëjë?
- Do të mundohesha t'i bëj po këto gjëra.

- Shpresoj ta kesh kaluar provimin ...


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit (video)