Muderriz Abdurrahim Hyseni (1865-1937)

U lind në fshatin Llashticë, aty rreth viteve 1865. Rrjedh nga një familje me
tradita islame.

Mësimet e para i mori në mejtepin e fshatit të tij të lindjes, Llashticë. Ishte entuziast dhe i përkushtuar për të nxënë dituri. Kësisoj Abdurrahimi me përkushtimin që kishte për nxënien e njohurive islame dhe shkencës arriti të ngrite j lartë dhe të fitoj titullin "Muderriz". Pas kryerjes së mejtepit në fshatin e tij ai regjistroi dhe kreu medresen e asaj kohe, në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të, medresë kjo që gjendej në fshatin Dobërqan.
Më pas vazhdoi shkollimin në vatrat e diturive islame në Turqi ku regjistroi Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin e Stambollit.
Studio pa ndërprerë 15 vjet. Gjatë kësaj periudhe vazhdoi edhe studimet në Akademinë Ushtarake.
Abdurrahimi arriti të pajisej me dy tituj, atë të "Muderrizit" dhe të eprorit ushtarak "Binbash" titull që i përgjigjet gradës së "majorit" në ushtritë e sotme.(1)
Në fillim të shekullit XX Abdurrahimi kthehet në vendlindje. Për pak kohë qëndron në fshatin e tij, Llashticë. Pasi shiti pasurinë e patundëshme në fshat zhvendoset në fshatin Dobërqan, dhe menjëherë punësohet si mësimdhënës në medresenë e Dobërqanit. Aty krijon edhe familjen e ngushtë. Këtu punoi dhe jetoi deri në kohën e mbylljes së medresesë, e cila siç dihet mbyllet diku pas vitit 1912, pas pushtimit të trevave të Kosovës nga ushtria serbe.
Më pas hapet medreseja e Gjilanit, në oborrin e xhamisë "Atik", ndërsa Abdurrahimi angazhohet si mësimdhënës i kësaj medreseje dhe imam i xhamisë "Atik". Në Gjilan shërbeu nga viti 1916 e deri në vitin 1937. Abdurrahimi në xhaminë "Atik" shërbeu 21 vjet.
Ndërroi jetë në vitin 1937 dhe u varros në oborrin e xhamisë "Atik", për ta kujtuar brezat e ardhshëm.



(1) Të dhënat janë konfirmuar (gojarisht) nga Ramiz Hyseni i afërm i Muderriz Abdurrahimit, në prill të vitit 2012, Llashticë.



Shkëptur nga libri 'Imamët e Gjilanit'
Islam H. Osmani

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.