Zv/ambasadorja amerikane në Kosovë, vizitë në xhaminë “Pavarësia”

Zv.ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland ka vizituar xhaminë “Pavarësia” në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë me ç’rast ka biseduar me një grup besimtarësh të atyshëm për të drejtat e njeriut si dhe për rolin e komunitetit musliman në ndërtimin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur imami i kësaj xhamie, Hoxha Nexhmi, i cili ka falënderuar diplomaten amerikane në emër të të gjithë xhematit dhe po ashtu banorëve të asaj lagjeje, që ka zgjedhur xhaminë e tyre për bashkëbisedime të tilla.

“Përmes saj ne përcjellim falënderimet tona për popullin amerikan për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jap për popullin e Kosovës. Muhamedi a.s. në një thënie profetike ka thënë: ‘Ai i cili nuk i falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar Allahun’”, ka shkruar imami në Facebook. /tesheshi.com/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.