Nëse ti nuk ma kthen të drejtën time, unë do të ankohem te Ai që është më i fuqishëm se ti

Transmetohet se në kohën Kalifit abasit, el-Mansuri, një nga guvernatorët e tij ia kishte uzurpuar pronën një muslimani të urtë dhe të devotshëm, kështu që ai vendosi të ankohet te kalifi, al-Mansuri.

Kur erdhi te kalifi, ai i tha: "O udhëheqës i besimtarëve, a dëshiron të njoftoj për arsyen time pse kam ardhur, apo më parë të jap një shembull?"

"Së pari më jep shembullin", i tha El-Mensuri.

Njeriu tha: "O udhëheqës i besimtarëve, në qoftë se një fëmijë goditet me diçka që e frikëson, ai kërkon ndihmë dhe strehim nga nëna e tij, sepse mendon se askush tjetër, pos nënës, nuk mund ta ndihmoj. Kur fëmija fillon të forcohet dhe e godet diçka që ka frikë, atëherë ai vrapon tek babai, me bindje që babai i tij është ai që mund ta ndihmoj. Kur rritet dhe goditet nga diçka që frikësohet, atëherë ai kërkon ndihmë nga valiu, sepse e di se ai është më i fortë dhe më i fuqishëm se babai i tij. Dhe në fund kur fillon të piqet intelektualisht dhe atëherë e godet diçka që e frikëson dhe e përçmon, ai i ankohet sulltanit, sepse e di se sulltani është më i fuqishëm se valiu. O udhëheqës i besimtarëve, mua më ka goditur diçka e papëlqyeshme, më është uzurpuar prona, dhe unë nuk di askënd më të fuqishme se ti, pos Allahut. Prandaj, ose ti do t’ma zgjidhësh problemin dhe t’më kthehet ajo që më është marr padrejtësisht, ose unë do të ankohem te Allahu, para Qabes, sepse kam planifikuar që këtë vit të shkoj në haxh."

Kur e dëgjoi shembullin të cilin ia parashtroi ky njeri i mençur, El-Mansur i tha: "Jo, unë do ta zgjidh." Atëherë ai i shkroi një letër guvernatorit dhe e urdhëroi atë që menjëherë t’ia kthej pronën njeriut të cilën ai ia kishte marrë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.