Takimi me imamët e KBI të Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës

Dje, në ambientet e Medresesë së Madhe në Gjakovë u mbajt takimi me imamët e KBI të Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës, në vigjilje të muajit te bekuar të Ramazanit

Në këtë takim, ku prezent ishin edhe përfaqësues të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, kryeimami Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë Ekrem Simnica, zëvendëskryeimami Fatmir Iljazi dhe drejtori për Kulturë Ramadan Shkodra, u bisedua për punët dhe aktivitetet fetare që do të zhvillohen gjatë muajit të bekuar te Ramazanit.

Në hapje të mbledhjes, sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, pos të tjerash, tha se këto mbledhje tradicionale në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit mundësojnë që të kemi sa më shumë koordinim në të mirë të xhemateve tona. Më pas, fjalën e mori kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora,i cili theksoi nevojën e organizimeve të aktiviteteve në Ramazan dhe tha se këto aktivitete do të zhvillohet gjatë tërë muajit të Ramazanit, kur dhe do të ketë hafizë nga Turqia që do të shërbejnë gjatë muajit të Ramazanit në vendin tonë, se do të mbajnë tribuna, se do të ketë dalje në terren nga ekipi i Ramazanit për teravi dhe se do të organizohen aktivitete të tjera.

Pos kësaj, do të organizohen iftare tradicionale në rajone të ndryshme të Kosovës dhe iftari tradicional në Medrese e shumë aktivitete të tjera.Pastaj, para të pranishmëve folën edhe drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë, Ekrem Simnica, drejtori për Kulturë Ramadan Shkodra, të cilët kërkuan nga imamët që të jenë më aktivë sa i përket literaturës që boton BIRK-u, si dhe për tubimin e sadaktul-fitrit dhe zeqatit për nevoja të Medresesë, Fakultetit dhe institucioneve të tjera arsimore të BIK-ut.















Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.