Safrani - erëza më e shtrenjtë se ari

Lajmet e përditshme, jeta e vështirë, përditshmëria me ngjarje jo të volitshme po ndikojnë shumë në jetën e secilit individ që është banor i këtij globi në jetën e sotme. Edhe pse si muslimanë jemi të urdhëruar të jemi pozitiv ndonjëherë ajo ana negative po mbisundon trurin tonë nga ajo çka po ngjan dhe po ndodh për çdo ditë sa që edhe zemrat të cilat besojnë saktë dhe pa mëdyshje në Allahun azze we xhel po trishtohen nga realiteti i hidhur.

Shpesh në raste të tilla kujtoj hadithin kur u pyet Pejgamberi jonë për xhenetin nga ashabët e tij: “O i dërguari i Allahut, na e përshkruaj se si janë ndërtesat e xhenetit”. Ndër të tjerat Ai u tha: "Ndërtesat e xhenetit janë prej floriri dhe argjendi, llaçi është prej misku (lloj parfumi) guralecët e ti janë perla dhe margaritarë, toka është safran dhe në të ka perla në formën e çadrave të mëdha dhe çatia e tyre është Arshi i Allahut."
Vetëm leximi dhe përshkrimi i xhenetit të jep ndjenjën e kënaqësisë dhe lirimin nga brengat dhe mërzitë e përditshmërisë së sotme në jetën tepër dinamike, saqë shpesh e lexoj vetëm sikur një mënyrë për qetësim dhe relaksim të trupit, trurit dhe shpirtit në këtë botë e dashtë Allahu me mëshirën e Tij të pafundme të na bëjë edhe banues të atij Xheneti që e krijoi për të devotshmit dhe ata që besojnë bindshëm në Njëshmërinë dhe Madhështinë dhe gjitha cilësitë e Bukura të Tij.
Nga ky përshkrim edhe niset ky shkrim dhe pikërisht përse është toka e xhenetit prej safrani? Natyrisht se Ai që e krijoi edhe e din përgjigjen por kemi ardhur për të medituar në këtë botë andaj fillova kërkimin e të dhënave për këtë erzë shumë të veçantë dhe shumë interesante pasi ka shumë çudi në këtë bimë. Përdoret shumë në lindje dhe është ndër gjërat e pazëvendësueshme në kuzhinën e lindjes dhe atë orientale.
Safrani është erëza më e shtrenjtë në botë, më e shtrenjtë se ari. Bima vjen nga familja crocus sativus, lulëzon në nëntor me një ngjyrë të çelur vjollce dhe rritet kryesisht në rajonin e Mesdheut, në Lindjen e mesme dhe Azi, e sidomos në Iran. Me një punë dore shumë të rëndë përpunohet, derisa arrihet te erëza e safranit për përdorim. Dhe jo nga e gjithë bima, jo nga farat apo të gjetheve, por vetëm nga stigmat të cilat janë vetëm 3 në çdo lule, nxirret erëza më e shtrenjtë në botë. E cila edhe vjeljen e ka karakteristike, vilet para se të lind dielli, në kohën e syfyrit.



Tash shihet se pse është prej bimëve më të shtrenjta në botë pasi që vetëm për 5 gram pluhur të safranit nevojiten 800 lule të safranit. Safrani njihet dhe përdoret më shumë se 5000 vite aq janë të dhënat, emri vjen prej arabishtes, persishtes za’faran dhe donë të thotë ari dhe e verdhë, pasi ashtu edhe merr ngjyrën e verdhë.
Në vendet ku është prodhuar safrani dhe prej nga e ka edhe prejardhjen safrani është përdorur për shumë sëmundje duke filluar prej problemeve të lukthit e deri te gurët në veshka, pra për gati çdo sëmundje. Kjo nuk është edhe diçka e re pasi kjo erzë mrekulluese ndër vetitë e saja kryesore ka: veti antiflamatore, analgjetike dhe antioksiduese, veti të cilat janë gati te çdo sëmundje të cilat me anë të safranit lehtësohen. Për këto veti janë carotinoidet të cilat gjinden te safrani, ato quhen: Crocin dhe Crocetin të cilat janë përgjegjës për ngjyrën e verdhë. Këto përbërës janë si mbrojtës të lëkurës prej kancerit të lëkurës dhe përmirësojnë shikimin. Thuhet se safrani i ruan dhe shëron sytë. Ka studime të kryera në Itali në vitin 2012 ku u zbulua se crocini ndalon vdekjen e qelizave të ndjeshme në dritë, në retinë dhe arrihet qarkullimi optimal i oksigjenit në retinë e me të edhe përmirësohet të pamurit pas marrjes së rregullt të safranit në përditshmërinë tonë. Në Egjiptin e lashtë është përdorur safrani kundër problemeve të syve ku është përdorur një përzierje e safranit pluhur me ujë dhe ashtu është vendosur mbi sytë.
Safrani njihet edhe si mjet antidepresiv: studimet e shumta në vende të ndryshme të botës kanë vërtetuar se safrani është një mjet i mrekullueshëm që ndihmon dhe shëron depresionin. Ndër studimet e ndryshme janë bërë në vitin 2006 në Universitetin e Teheranit e më vonë 2013 në Universitetin e Floridës ku u vërtetua se safrani shëron edhe situatat me depresione të rënda duke rritur serotoninën në gjak dhe duke e krahasuar shumë më me efekt se antidepresivët e shumta.
Derisa mjetet kundër depresionit i çon njerëzit që i përdorin të shtojnë në peshë, safrani ka veti shumë specifike pasi është kundër depresionit por ndihmon trupin në reduksionin e kilogramëve të tepërta.
- Safrani rrit ndjenjën e të ngopurit
- Safrani zvogëlon oreksin e sidomos oreksin për ëmbëlsira
- Safrani në këtë mënyrë automatikisht zvogëlon numrin e vakteve të ushqimit
Për këtë vërtetojnë studimet e kryera në Francë me vitin 2010 me persona me mbipeshë dhe pa efekte anësore por me humbje të kilogramëve pas 8 javëve përdorimi të safranit.
Shëron dhe përmirëson gjendjet PMS (Syndromin premenstrual) te gratë gjë të cilën e vërtetuan në Universitetin e Nara të Japonisë por njëkohësisht shëron edhe çrregullimet e tjera menstruale.
Safrani është edhe një mjet mrekullues për lukthin, ndihmon tretjen, ndihmon kundër fryrjes së barkut dhe thartirës së krijuar në lukth, kurse substancat e hidhura që gjinden në përmbajtjen kimike të safranit ndihmojnë dhe ruajnë mëlçinë. Kur kemi një tretje të rregullt dhe puna e rregullt dhe e mirë e mëlçisë janë dy garancat për një mbrojtje të plotë nga kanceri. Andaj nuk është për tu çuditur pse safrani përdoret kundër kancerit, por ka edhe veti antikancerogjene, studimet vijojnë në këtë sferë.
Në kohën e mesjetës safrani u konsiderua sikur mjeti më i rëndësishëm ku përdorej së bashku me trëndafilin dhe zymbylin sikur një mjet shumë shërues. Ndër të tjera i jepen edhe kontributet e mëposhtme:
- Rinovon trupin dhe revitalizon organet
- Kontribuon në zgjatjen e jetës
- Stimulon mitrën e gruas
- Ndihmon në dhimbjet menstruale ose te menstruacionet e pakta
- Stimulon kontraktimet e mitrës dhe përshpejton lindjen por edhe i zvogëlon dhimbjet e lindjes
- Përdoret edhe si mjet kontraceptiv
- Është mjet aborti poashtu
- Zvogëlon dhe zbut ngërçet
- Shëron plagët
- Ndalon dhe zbut kolikat dhe dhimbjet e fëmijëve gjatë daljes së dhëmbëve
- Përshpejton tretjen
- Ndalon dhe largon fryrjen e barkut
- Ndalon urthin e lukthit
- Zbrit kolesterolin
- Nxit metabolizmin
- Është ilaç për sëmundje të ndryshme të syve
Safrani është përdorur shumë në lashtësi, p.sh. grekët e vjetër e kanë përdorur për sëmundjet e lukthit dhe gjakderdhjes në lukth. Homeri (850 p.e.s.) ka shkruar në Ilias për safranin me emrin “krocoz” ku jepte përdorimin e tij në mjekim por edhe si parfum. Poashtu edhe në ndejat e tyre shpërndanin safranin nëpër dhomë pasi se arrihej një lloj qetësie dhe për humor të mirë mes njerëzve. Hipokrati e ka përdorur për shërimin e plagëve. Dioscurides e përdorte për lukthin, tretjen por edhe për shërimin e herpesit Zoster: ( është një sëmundje virale që shkaktohet nga një herpes virus (variçelazoster). Në fakt, ky është një virus që shkakton dy sëmundje: variçelën që në gjuhën e popullit quhet ndryshe lija e dhenve dhe “Herpes zosteri” që njihet me emrin “zjarri i natës”.
Në Egjiptin e vjetër e kanë përdorur te problemet e dhëmbëve dhe të syve, e kanë tretur pluhurin e safranit në ujë dhe e kanë përdorur kundër Kataraktit të syve. Është përdorur edhe për përforcim të përgjithshëm të trupit të lodhur.
Persianët e kanë përdorur si afrozidiak, në ushqim për të larguar melankolinë dhe mërzinë. Tjetra veti e njohur te ata ishte edhe si analgjezig, anestesik, te barkqitjet e shumta dhe te fruthi.
Aleksandri i madh e ka përdorur kur kishte plagë apo dhimbje të eshtrave duke marrur një banjë me safran.
Gjatë mesjetës përdorej safrani për shumë sëmundje edhe vdekjeprurëse. Në atë kohë shumë mjekë kërkonin zgjidhje në librat arabe për përdorimin e safranit, pastronin shtëpitë e tyre me safran të zhytur në ujë, dhe ashtu pastronin dhe lyenin dyshemetë. Gjatë kësaj kohe në Angli përdorej si mjet analgjezig (kundër dhimbjeve) shëronte fruthin, lijën, sifilisin, dhe sëmundjet reumatizmale. Tuberkuloza zbutej dhe durohej më mirë pas marrjes së supës me safran. Përdorej sikur në shumë kultura tjera kundër depresionit, ku thuhej: Kur substancat aktive të safranit arrijnë në zemër, safrani shkakton gëzim dhe i bën njerëzit të qeshin.
Në lindjen e largët safrani çmohej shumë dhe përdorej shumë në Indi dhe Tibet por edhe në Kinë. Atje përdorej për zemrën, sistemin nervor, për të rregulluar dhe qetësuar lukthin, kundër astmës, kundër kolikave dhe për trajtimin e ndrydhjeve.
Dhe shumë e shumë përdorime tjera nëpër vendet e ndryshme të botës. Kurse sot përdoret më së tepërmi në preparatet e syve, pika te syve apo ujë për sy.
Safrani me përmbajtjen e ithët që gjendet në te është një mjet tepër i mirë për funksionin e lukthit. Me anë të Crocetinit përmirësohen vlerat e kolesterolit. Përdoret te sëmundjet ngjitëse pasi se ai pastron mëlçinë, është një dhuratë e madhe e Krijuesit për njerëzimin andaj edhe çmohet aq shumë. Medicina moderne i jep safranit kontributet e mëposhtme:
- Efekt antibakterial
- Efekt antiviral
- Përshpejton tretjen
- Forcon mëlçinë
- Stimulon zemrën
- Rregullon menstruacionet
- Ndalon zhvillimin e mëtutjeshëm të tumoreve
- Baraspeshim të ndjenjave
- Gëzim qetësues
- Humor të mirë
- Të qeshur pa ankth
- Shëron sytë dhe sëmundjet e ndryshme të syve
- Në sistemin nervor qendror njëkohësisht si stimulues dhe qetësues, varësisht nga doza që përdoret
Pra kjo është vetëm një rrugëtim shumë i vogël në veprimet që posedon dhe i është dhuruar kësaj erze mrekullibërëse por edhe shumë të shtrenjtë andaj nuk duhet aspak të gabohet dhe të merret gabimisht pasi se në vendet tona në shumë vende edhe Kurkuma quhet safran i Indisë dhe kanë dallim shumë të madh prej njëra të tjetrës andaj ju lutem para përdorimit dhe posaçërisht blerjes duhet kushtuar shumë kujdes. Safrani janë fijet e kuqe që nxirren nga lulet, kurse Kurkuma apo Safrani Indian është një rrënjë dhe është shumë më e lirë në çmim. Shiheni foton më poshtë:



(Safrani i Indisë- Kurkuma) - (Safrani i vërtetë)

Sigurisht që është erzë që ndihmon në shumë aspekte porse nuk guxon të merret në sasi të mëdha dhe nuk duhet të përdoret më shumë se 2 gram në ditë, pasi në këto raste ka veti të dëmshme duke shkaktuar vjellje, gjakderdhje të brendshëm dhe mundet të çon edhe deri në kolaps të tërësishëm. Pra ju lutem jo të teprohet me marrjen e saj por në doza të vogla dhe sipas të dhënave të përdorimit.
Andaj nga ky përshkrim shumë i shkurt dhe modest të kësaj erze e cila gjendet si baltë në tokën e begatë të Xhenetit mundemi vetëm të parafytyrojmë se sa të mira tjera fshihen në atë vend të bekuar dhe aq shumë të dashuruar nga secili musliman që din se Xheneti ekziston.



Përcillet nga Enes bin Malik se Profeti, alejhi selam, ka thënë:
“Në Xhenet ka një treg, në të cilin vijnë njerëzit çdo xhuma. Atyre u fryn një erë nga veriu që u hedh në fytyra dhe rroba nga dheu (i Xhenetit që është nga safrani dhe misku) e kjo gjë ua shton bukurinë e hijeshinë edhe më tepër, saqë kur kthehen tek bashkëshortet e tyre akoma dhe më të bukur e të hijshëm, ato u thonë: ‘Betohemi në Allahun se ju jeni kthyer më të hijshëm dhe më të bukur!’ Ata u thonë: ‘Betohemi në Allahun se edhe ju jeni bërë më të hijshme dhe më të bukura!”- Muslimi
Lus Allahun e Lartëmadhëruar dhe Bujar, të na bën prej banorëve të atij vendi të bekuar dhe të shijojmë të gjitha të mirat e botës së amshueshme së bashku me të dashurit e Tij, prindërit, të afërmit, familjen dhe të gjithë muslimanëve.



Përgatiti dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.