Fshatari i lumtur me katër grosh të hallallit

Një mbret doli të shëtiste dhe pa një fshatar të lumtur, i cili këndonte duke lëvruar tokën.

Mbreti i tha: - O njeri, e shoh se je i lumtur dhe i kënaqur me punën tënde. A është kjo toka jote?
Fshatari iu përgjigj: - Jo zotëri, unë punoj për pagë tek një njeri tjetër.
Mbreti e pyeti: - Sa të paguan për këtë punë të rëndë?
Fshatari tha: - Për çdo ditë nga katër grosh.
- A të mjaftojnë? - e pyeti mbreti.
- Po, edhe tepër. Një grosh e harxhoj për jetën time, me një grosh tjetër e paguaj borxhin, një grosh ua jap të tjerëve dhe një grosh e ndaj në rrugën e Allahut, - u përgjigj fshatari.
Mbreti tha: - Unë nuk po e kuptoj këtë enigmën tënde.
Fshatari i tha: - Zotëri, unë do ta shpjegoj këtë. Sa i përket groshit që e harxhoj për jetën time, është groshi me të cilin i plotësoj nevojat e mia dhe të gruas sime. Sa i përket groshit që laj borxhin, është groshi që u jap prindërve të mi të cilët kanë harxhuar për mua derisa jam rritur. Sa i përket groshit që u jap të tjerëve, ky është groshi që e harxhoj për fëmijët e mi, duke shpresuar se ata do të dinë ta vlerësojnë dhe të ma kthejnë kur të plakem. Ndërsa sa i përket groshit që e harxhoj në rrugën e Allahut, është groshi që ua jap dy motrave të mia të sëmura.
I mahnitur me veprimin e tij, mbreti i tha: - Njeri, ti më së miri e rendit fitimin tënd, andaj je i lumtur dhe i kënaqur.
Pastaj, nxori një qese me dukat dhe ia dhuroi fshatarit.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.