Marrëveshje mirëkuptimi mes BIK-ut dhe Ministrisë së Drejtësisë

Marrëveshje mirëkuptimi mes BIK-ut dhe Ministrisë së Drejtësisë: imamët e Kosovës do të ligjërojnë në burgje kundër radikalizmit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi ku njëzet imamë të propozuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e të vlerësuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) do t’u ligjërojnë në burgje të dënuarve për veprën penale të terrorizimit. Përmes këtyre ligjëratave po synohet deradikalizmi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava tha se feja jonë islame nuk ka asgjë të bëjë me terrorizmin e radikalizmin. BIK-u ka qenë zëri i arsyes gjithhmonë ku ka ngritur zërin e tij dhe ka bërë të ditur që Islami është larg këtyre dukurive. “BIK-u do të japë edhe më kontributin e vet në luftimin e çdo gjëje që shkon në dëm të Kosovës, do të jemi të përkushtuar që të luftojmë ekstremizmi. Do të jenë 20 imamë besoj që janë imamë që neve na ka marrë mendja që kanë përgatitjen tyre dhe kanë dhenë kontributin. Do të kalojnë një verifikim dhe pas asaj do të na jepet drita e gjelbër për fillimin e punës”- tha Myftiu Tërnava.

Kurse Ministri Tahiri tha se qëllim i këtyre ligjëratave do të jetë deradikalizimi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit. Ky është një moment i rëndësishëm që presim një bashkëpunim të ngushtë”- ka thëna ai, duke shtuar se janë të përkushtuar që të respektojnë të drejtat e tyre. Tashmë kemi një propozim nga BIK-u, besojmë që ofron një integritet moral dhe ndihmon në deradikalizmin. Ka pasur literatura pa autorë dhe çdo literaturë që do te jetë në qendrat korrektuese do të jetë e autorizuar nga BIK-u./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.