Duhet pakëz të afrohemi

Një njeri e kishte humbur punën me të cilën e mbante familjen e vet, dhe kështu ra në depresion të thellë dhe nuk dinte kujt t'i drejtohej ...

Në fund vendosi të kërkojë këshillë nga një plak i urtë që jetonte në skaj të fshatit.
I nervozuar, djaloshi u ankua para plakut për problemet e veta, e në fund i tha: "Për një kohë të gjatë po i lutem Zotit të më ndih¬mojë, përse Zoti nuk më përgjigjet?"
Plaku i urtë u ngrit dhe shkoi në fund të dhomës dhe tha diç që gati nuk dëgjohej. Djaloshi iu afrua pakëz më afër. "Çfarë the?", e pyeti.
Plaku i përsëriti fjalët, por prapë me zë të ulët. Atëherë, djaloshi iu afrua edhe më afër dhe i tha: "Më vjen keq, por prapë nuk të dëgjova."
Plaku tha: "Zoti ndonjëherë flet pa zhurmë, kështu që duhet pakëz t'i afrohesh për ta dëgjuar."
Këtë herë djaloshi dëgjoi dhe kuptoi.

Të gjithë ne dëshirojmë të dëgjojmë zërin e Zotit i cili bart përgjigjen në problemin tonë. Por, duhet t'i afrohemi pakëz më afër për ta dëgjuar përgjigjen.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi


Artikulli radhës
Bujaria

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Hapen xhamitë për besimtarë