Myftiu Tërnava uron ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava në konferencën me media uroi me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit.

Duke na kujtuar për objektiven kryesore që ka agjërimi, Zoti i Madhëruar në Kur’anin Fisnik na thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.(El Bekare, 183)

Ai duke vazhduar më tej tha se agjërimi është një proces i cili gdhend tiparet e larta të moralit dhe iu jep formë të përsosur atyre. Për ta fituar epitetin e agjëruesit të vërtetë, ne në veçanti gjatë këtij muaji duhet të dëshmojmë vetëpërmbajtje dhe maturi në fjalë e sjellje. Agjërimi është shkollë humanizmi. Vlerat solidare agjërimin e bëjnë një mundësi më shumë për të zbutur varfërinë dhe për të lidhur pjesëtarët e shoqërisë ndërmjet vete. Mënyra se si arrihet kjo në Ramazan është e rrallë ose është karakteristikë veç e Ramazanit. Manifestimi i agjërimit duke abstenuar nga ushqimi dhe pija sipas disa dijetarëve myslimanë është bërë për t’ia kujtuar të pasurit shijen e hidhur të urisë që të varfrit e kanë përditshmëri. Pra, është edukim praktik, vetëdijesim konkret, dhe jo vetëm. Së këndejmi, klima që krijohet gjatë Ramazanit nuk favorizon asgjë tjetër pos dashurisë dhe respektit. Këto lidhje kulmojnë me dhënien e sadakatul fitrit në fund të muajit, të cilën, siç thotë Pejgamberi Muhammed ?, “Zoti e ka obliguar dhënien e lëmoshës si pastrim për agjëruesin (nga lëshimet eventuale) dhe ushqim për nevojtarin.”

Ramazani fillon nesër më 16 maj.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.