"Deri në 2030 muslimanët mund të përbëjnë 8 për qind të popullisë së Evropës"

Një e pesta e popullsisë muslimane në botë jeton në hapësirën evropiane, Amerikën e Veriut dhe Australi, kurse pritet që popullsia mulimane deri në vitin 2030 të përbëjë 8 për qind të popullsisë së përgjithshme të Evropës, thuhet në raportin e publikuar nga Universiteti i Shkencave Shoqërore në Ankara, raporton Anadolu Agency

Organizuar nga Qendra për Kërkime dhe Trajnime në fushën e statistikave, ekonomisë dhe çështjeve sociale për vendet islame (SESRIC) dhe Drejtorisë së Diasporës Turke dhe Komuniteteve Mike (YTB) në Stamboll sot filloi seminari dy-ditor me temë: "Diaspora muslimane: pritjet dhe sfidat për paqe globale dhe prosperitet", kurse fokusi do të jetë në raportin global mbi diasporën muslimane.

Ky seminar sjell së bashku zyrtarë të lartë të shumë vendeve, përfaqësues të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), si dhe përfaqësues të shumtë të organizatave dhe studiuesve joqeveritarë.

Sipas një raporti të përgatitur në Universitetin e Shkencave Shoqërore në Ankara, u gjet se rritje e popullsisë muslimane nuk është regjistruar vetëm në rajonet e Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe Azi-Paqësorit. Këtu u potencua se një e pesta e popullsisë së përgjithshme muslimane në botë jeton në Evropë, Amerikën Veriore dhe Australi.

Raporti tregon se në Evropë jetojnë 44 milionë muslimanë dhe se numri i muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kaloi shifrën prej 5 milionë.

Sipas raportit, është parashikuar që muslimanët deri në vitin 2030 të përbëjnë 8 për qind të popullsisë së përgjithshme të Evropës si dhe 2.1 për qind të popullsisë së SHBA-ve. Përveç kësaj, pritet që deri në vitin 2030 të paktën 79 vende në botë të kenë popullatë muslimane 1 milionëshe.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.