Hardhuca në mur

Gjatë renovimit të një shtëpie në Japoni, një punëtor ndërtimtar duhej ta përmirësonte murin e vjetruar.

Shtëpitë në Japoni rëndom i kanë muret nga druri dhe në mes murit të jashtëm dhe të brendshëm ekzistojnë vrima, hapësira të zbrazëta. Tek një mur gati të rrënuar, punëtori vërejti një hardhucë të vogël të robëruar në këtë hapësirë. Hardhuca ishte e gjallë, por një gozhdë ishte e ngulur në këmbën e saj dhe ajo nuk mund të lëvizte.
I erdhi keq për hardhucën, por njëkohësisht ishte kureshtar dhe u afrua afër. Pa që gozhda e ngulitur në këmbën e hardhucës ishte aty plot dhjetë vjet, që nga momenti kur shtëpia ishte ndërtuar!
- Si ka mundur të ndodhte kjo? - pyeti në vete. Si një ka mundur një hardhucë e robëruar në mur plot dhjetë vjet të mbijetojë në këto kushte? Në errësirë plot dhjetë vjet pa lëvizur, pa ushqim, kjo është diçka e jashtëzakonshme. Nga kureshtja e ndali punën dhe filloi ta vëzhgonte hardhucën e pafat. Deshi të bindet se çfarë bën ajo dhe si mbijeton.
Dhe papritmas u paraqit një hardhucë tjetër që ia sillte ushqim në gojë.
Njeriu mbeti i mahnitur me këtë që pa. Pra, plot dhjetë vjet hardhuca tjetër e kishte ushqyer. Për punëtorin ky ishte shembull i përsosur i dashurisë në natyrë.
Mesazhi: Asnjëherë mos i lini njerëzit që i doni, pa marrë parasysh vështirësitë dhe problemet në të cilat gjenden.
Rrizku - nafaka për çdo gjallesë është e garantuar nga ana e Allahut, sepse Ai është Furnizuesi, Fuqiploti, i Pathyeshmi.
Të gjithë ne jemi të sprovuar dhe kemi gozhda në këmbët tona e nuk mund të ecim në ndonjë punë, andaj nevojitet ndihma e tjetrit.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.