Në disa qytete të Kosovës jepet bukë falas për Ramazan

Në Vushtrri, Mitrovicë por edhe në qytete tjera të Kosovës disa furra skamnorëve u japin bukë pa para.

Bukën falas për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që nuk kanë mundësi ta blejnë ua kanë mundësuar disa mërgimtarë që jetojnë në Gjermani, në bashkëpunim me furrën Home Bakery.

“Buka është falas për ata që s'kan mundësi me pagu. Dhuratë nga Gjermania dhe Home Bakery”, ka shkruar në afishen e vendosur në derën e saj Furra e Bukës “Te Bajrami”.



Qytetarë të Vushtrrisë e kanë publikuar këtë njoftim në rrjete sociale për të njoftuar nevojtarët që kanë ku të marrin bukën falas.

Të gjithë ata qytetarë që kanë kartelën e ndihmës sociale mund të marrin deri në 5 bukë .

Pronari Bajram Imeri thotë se ky është viti i tretë që organizojnë një ndihmë të tillë gjatë muajit të Ramazanit.

Ai thotë se brenda ditës i japin deri në 700 bukë.


Muaji i Ramazanit ka aktivizuar edhe qytetarët e Mitrovicës. Një grup prej tyre ka siguruar fonde që të japë nga 5 bukë në ditë për skamnorët. Ata thonë se nëse marrin donacione, do të dhurojnë ushqime edhe pas ramazanit.

Edhe në qytetet tjera organizohen aktivitetet të tilla përmes së cilave u ndihmohet familjeve që nuk kanë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.