Përse qan?

Me një rast, një mësues dhe nxënësit e tij po kalonin pranë një fushe ku një fshatar po punonte arën. Këpucët e vjetra i kishte lënë në një skaj të arës. Varfëria e tij vërehej në rroba dhe në këpucë.

Njëri nxënës i tha mësuesit: - Eja t'ia fshehim këpucët e tij, dhe ne të fshihemi aty afër në gëmusha, dhe të vërejmë sesi do të sillet dhe pak të argëtohemi.
Mësuesi në këtë i tha: - Djali im, ti rrjedh nga familja e pasur. Nuk është mirë ta përqeshësh askënd e sidomos të varfrit. Unë kam një propozim më të mirë. Merri të hollat që i ke në ke në xhepa dhe futi në këpucët e tij!
Nxënësi veproi kështu, u fshehën për të parë se çfarë do të ndodhte me fshatarin e varfër.
Së shpejti fshatari e përfundoi punën dhe shkoi te këpucët. Kur e mbathi njërën këpucë, pa se ka diç në të, mendoi mos ndoshta është dheu, dhe e lëvizi këpucën, kur nga ajo dolën paratë. Edhe nga tjetra po ashtu. Njeriu për një moment ngeci pa frymë. Ra në sexhde dhe me zë të lartë bërtit: - Ja Rabb, të falënderoj Ty. Ti e di që gruan e kam të sëmurë, ndërsa fëmijët e uritur.
Mbeti një kohë në sexhde. Mësuesi u kthye kah nxënësi, e pa të përlotur dhe e pyeti: - Përse po qan?
Ai u përgjigj: - Po qaj, se asnjëherë nuk kam qenë më i lumtur.
Mësova që lumturinë ta kërkoj duke dhënë e jo duke marrë.
Mësuesi i tha: - Djali im, kur fal e ke mundësi të dënosh) është sadakë. Kur ke mundësi të përgojosh e nuk përgojon) është sadakë. Kur e fsheh të metën e ke mundësi ta zbulosh, është sadakë. Kur e gëzon dikë e ke mundësi ta dëshpërosh, është sadakë.
Dhënia atij që është nevojtar e mbush njeriun me gëzim më tepër se asgjë tjetër ..

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.