Ja si ndikon agjërimi në trupin e njeriut

Agjërimi gjatë një muaji ndikon në tretjen e dhjamërave të depozituara gjatë njëmbëdhjetë muajve dhe ndihmon në rënien nga pesha.

Dr. Alexis Carrel (fitues i çmimit Nobel në mjekësi – 1940), në librin e tij “L’homme, cet inconu” (Njeriu, ky i panjohur) thotë: “Gjatë agjërimit treten dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja, kështu ndodh një ripërtëritje në trup.”

Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, duke ulur kalimin e pjesëzave të vogla të patretura mirë nga zorrët në enët e gjakut.

Gjithashtu agjërimi ndikon duke normalizuar sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.

Agjërimi përben një periudhë pushimi për organet e sistemin tretës:

- Mëlçia pushon 4-6 orë,
- Stomaku pushon, nuk grumbullohet acid tretës,
- Zorrët, kane një periudhë pushimi përsa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve. Shtresa ‘Peyer’, e cila ndodhet në zorrë, është pjesë e sistemit mbrojtës, gjatë agjërimit bëhet revizionimi mbi to dhe njeriu bëhet më i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve që kalojnë në sistemin tretës.
-Mos-djegia e plotë e mbeturinave të lëndëve ushqimore në enët e gjakut shkakton dëmtimin dhe konsumimin e tyre, kurse gjatë agjërimit, sidomos para iftarit, të gjitha lëndët ushqimore në gjak eliminohen.
-Veshkat gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen.
-Palca, gjate agjërimit e shton sasinë e prodhuar të gjakut.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.