Gjërat që duhet t’i bëjmë bashkë me familjen gjatë muajit të Ramazanit

Ndonjëherë ndjejmë sikur marrëdhëniet tona me anëtarët e familjes nuk janë shumë të forta, e një ndër arsyet mund të jetë edhe anashkalimi i bërjes së gjërave bashkë. Mirëpo, përdersia kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit, kjo të do të ishte një mundësi e mirë që lidhjet tona të forcohen. Ja disa mënyra se si mund të bëhet ky forcim i lidhjeve familjare.

Namazi

Përveç namazit që do ta falni në shtëpi, pas Iftarit bashkë me fëmijët mundohuni të jeni të rregullt në namazin e Teravive. Në këtë mënyrë ju do t’ia bëni të dashur namazin me xhemat. Është vërtetuar shkencërisht për efektet e mëdha e sidomos efekti psikologjik që ka një akt i tillë.

Leximi i Kur’anit

Caktoni një kohë ku do të mblidheni gjithë familja dhe do të lexoni pjesë nga Kur’ani. Asnjë njeri nuk mblidhet në diçka më të hajrit dhe më përfituese, se prezantimi aty ku lexohet Kur’an.

Vizita farefisit

Mbajtja e lidhjeve farefisnore është obligim që Allahu i Madhërishëm ia ka dhënë njeriut dhe ky muaj është një rast edhe më i mirë që këto lidhje të bëhen edhe më të forta. Mos i privoni fëmijët nga vizita të tilla, sepse nëse këto vizita bëhen bashkë me fëmijët, atëherë ata do ta kuptojnë rëndësinë e tyre, dhe kjo do të shpie në më shumë bekim, furnizim dhe jetëgjatësi nga Allahu i Madhërishëm.

Lutjet

Allahu i Madhërishëm donë që ta dëgjojë robin e Tij duke u lutur, dhe koha që Allahu nuk e refuzon lutjen është para Iftarit. Përderisa lutjet e bëra në këtë kohë nuk refuzohen, duhet që gjithë familja të ulen dhe të luten së bashku, për veten e tyre dhe për njëri tjetrin.

Ide të gëzuara

Motivoni fëmijët tuaj që të jenë krijues, argëtohuni me ta, në mënyrë që atmosfera familjare të jetë plot gëzim dhe lumturi.

Bamirësia

Ramazani është sezon i bekimeve të mëdha. Shfrytëzone këtë kohë që fëmijët t’i mësoni që të jenë bamirës ndaj të tjerëve, mësoni të japin lëmoshë për njerëz të varfër dhe mësoni të luten për të tjerët.

Përgatitjet për Bajram

Në ditët e fundit të Ramazanit mblidh fëmijët për t’i bërë një pastrim gjithë shtëpisë dhe për ta dekoruar atë për festën e Bajramit. Gjithashtu, së bashku me fëmijët blini rroba për festë dhe përgatitni për njëri tjetrin dhurata, sepse Bajrami është gëzim për besimtarin dhe shpërblim nga Allahu i Madhërishëm për agjërimin dhe gjithë mundin e bërë gjatë një muaji.



Resmalie Ahmeti

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.