Tregimi i marangozit

Një marangoz i vjetër përgatitej për t'u pensionuar. I tha punëdhënësit të tij se do të tërhiqej nga puna e ndërtimtarisë për të jetuar i qetë.

Punëdhënësit i erdhi keq që punëtori i tij i zellshëm dëshironte ta ndërpriste punën dhe iu lut që t'ia kryejë për fund edhe një shërbim.
I ofroi që t'ia ndërtonte edhe një shtëpi të vetme për të përfunduar karrierën e tij. Marangozi e pranoi këtë lutje, por me premtimin se do të jetë puna e tij e fundit. Duke menduar për tërheqje, marangozi nuk u përpoq shumë rreth ndërtimit të kësaj shtëpie. Me zemër nuk ishte i lidhur për punë. Shfrytëzoi gjatë punës një material ndërtimor të dobët dhe jocilësor. Kur e kreu punën, e ftoi punëdhënësin dhe ia tregoi shtëpinë.
Punëdhënësi ia dorëzoi letrat dhe çelësin e derës hyrëse të shtëpisë duke i thënë:
- Kjo është shtëpia jote, dhuratë nga unë për punën shumëvjeçare që ke bërë tek unë.
Mjeshtri u trondit: «Çfarë turpi!"
Sikur ta dinte se po e ndërtonte shtëpinë e tij, do ta bënte më të mirën e gjitha shtëpive që kishte ndërtuar deri atëherë.
Mesazhi i tregimit: Këtë tregim mund ta krahasojmë me situatën tonë. Allahu, xh.sh., na ka krijuar në këtë botë që ne t'i ndërtojmë shtëpitë tona në Xhenet, duke respektuar urdhrat e tij. Këto urdhra duhet t'i kemi parasysh gjithmonë, deri në momentin e fundit, ngase asnjëherë nuk dimë se cili veprim yni mund ta ndërtojë shtëpinë që do të jetë vendbanimi ynë i përhershëm.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.