Tradita që i rezistoi dekadave. Ja qyteti që shtron 30 ditë iftare për personat në nevojë

Prizreni vazhdon të jetë qytet i veçantë në përjetimin e ditëve dhe netëve të Ramazanit. Aktivitetet kulturore dhe fetare nuk mungojnë për asnjë ditë dhe asnjë natë.

Prizreni dallon nga qytetet tjera, duke marr parasysh se ka 35 xhami vetëm në qytet, ku falet namazi nga një masë e madhe e besimtarëve.

Ramazani në qytetin e Prizrenit dallohet edhe me ushqimet tradicionale të këtij muaji të shenjtë. Shumë familje ruajnë kursimet e një viti të tërë për t’i përdorur për muajin e madhërishëm të Ramazanit që të mbetet një muaj i paharruar dhe të shtrohen iftare të bollshme për të gjithë. Prizreni dallohet edhe për shtrimin e iftareve për nevojtarët.



Iftaret e përbashkëta me skamnorë janë akoma më shumë se viteve të kaluara. Ndihma ndaj familjeve në nevojë, është më e madhe se viteve të kaluara, prandaj shpirti, solidariteti e dallon qytetin dhe qytetarin e Prizrenit nga qytetet tjera.

Ramazani është muaji i shenjtë, muaj i mëshirës, të cilin besimtarët e presin me padurim. Dhe kur nga të gjitha xhamitë thërret ezani për një qëllim, një besimtar i devotshëm nxiton per t´iu falur e lutur Krijuesit të botëve. Edhe komunitetet e tjera respektojnë Ramazanin, na urojnë, dëshirojnë të dalin me ne, u interesojnë ritet tona, na bashkangjiten në iftar e në syfyr. Sepse ky është Prizreni, të cilin pranimi dhe respekti i tjetrit e dallon nga të gjitha qytetet e tjera.

Muaji i Ramazanit, apo Festa e Mëshirës, është njera ndër të pesë shtyllat e Islamit, në të cilin filloi zbritja e Kur´anit famëlartë. Prandaj, pjesa dërmuese e besimtarëve muslimanë këtë muaj kalojnë në agjërim e lutje./frekuenca/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.