Agjërimi i Ramazanit gjatë shtatzënisë

Agjërimi në këtë muaj është një zgjedhje e gjithsecilit. Në shumë raste ekziston dilema nëse një kategori e caktuar njerëzish duhet ta ndërpresin ushqimin dhe pijen apo jo.

Një prej tyre janë edhe gratë shtatzëna, ushqimi i të cilave është thelbësor për bebet dhe për veten e tyre. Megjithatë sipas mjekut gjinekolog, Maksim Gjoni ato mund të agjërojnë, ndërsa kjo nuk e dëmton fetusin. “Për të gjitha ato gra shtatzëna që kanë vendosur të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit, nuk e shoh si problematike. Kjo pasi organizmi krijon disa “depo” të vogla ushqimi, të cilat i mundësojnë fetusit apo bebit në bark të marrë ushqimin e nevojshëm. Pra, nëse kemi mosmarrje të ushqimit për një afat të shkurtër kohor, kjo nuk krijon problem. Problem është mungesa e ushqimit për një kohë shumë të gjatë, e cila mund të ndikojë negativisht te bebi. Por në rastin e agjërimit nuk e shoh si problematike”, shpjegoi Gjoni.

Çka thonë rregullat fetare?

Mësimet fetare shpjegojnë se gratë shtatzëna nuk e kanë të ndaluar mbajtjen e agjërimit. Megjithatë, në rastet kur ato e kanë të pamundur ta mbajnë Ramazanin, atëherë feja ua lejon qe ta kompensojnë në te ardhmen. Padyshim që gratë shtatzëna mund të agjërojnë nëse kjo nuk u krijon probleme për shëndetin. Por, në muajt e fundit të shtatzënisë apo në rastet problematike, gratë shtatzëna mund të mos agjërojnë.

Shëndeti

Sipas specialistëve, agjërimi forcon sistemin imunitar. Ai e mbron trupin nga një numër i madh sëmundjesh, duke e përmirësuar dhjetëfish treguesin fiziologjik të qelizave limfatike dhe duke e shtuar sasinë e qelizave përgjegjëse për imunitetin specifik. Gjithashtu, ai mbron nga dhjamosja dhe rreziqet që vijnë prej saj, si sëmundjet e brendshme dhe të zemrës, arterioskleroza e përgjithshme, dhimbjet e kyçeve, asimilimi i vertebrave etj. Po ashtu, agjërimi e mbron trupin nga formimi i gurëve në veshka si dhe nga rreziqet e helmeve të grumbulluar në qelizat dhe indet e tij si rrjedhojë e ngrënies së ushqimeve dhe e përdorimit të barnave që përmbajnë helme apo e thithjes së ajrit të ndotur me helme dhe gazra të dëmshëm. Një tjetër e dhënë interesante lidhet edhe me sëmundjet mendore. Kjo pasi, sipas mjekëve agjërimi mbron nga sëmundjet mendore dhe psikike. Po ashtu, agjërimi aktivizon gjëndrat “e shurdhëta” që gjenden në trup, siç janë gjëndrat e pankreasit, etj, si dhe palcën kockore, detyra e së cilës është formimi i rruazave të kuqe në trup. Gjithashtu, aktivizon lëvizjen e zorrëve, duke i forcuar ato dhe duke shtuar në aftësinë e tyre të nxjerrjes së lëngjeve tretëse, gjë e cila e rendit agjërimin si ilaçin më të mirë kundër shqetësimeve të zorrëve, madje edhe të sëmundjeve kronike të tyre të shoqëruara me probleme në tretjen e lëndëve ushqimore.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.