Dijetari i “çmendur”

Një njeri njëherë thoshte:
- Po e kërkoj një njeri të mençur, por nuk mund ta gjej.

Njëri afër tij e dëgjoi dhe i tha:
- Në qytetin tim është një njeri i quditshëm i cili duket si i çmendur; hip në bisht të shatit dhe vrapon me fëmijët nëpër rrugë.
Njeriu filloi ta kërkonte të "çmendurin" dhe më në fund e gjeti.
Iu drejtua me fjalët:
- O ti që ke zgjedhur bishtin e shatit si kalë, ndale kalin tënd një moment. Desha të pyes: Dëshiroj të martohem, por nuk di çfarë gruaje ta zgjedh.
"I çmenduri" tha:
- O njeri i mirë! Në dynja ekzistojnë tri lloje të grave, njëra është brengë, tjetra fatkeqësi, ndërsa e treta zbukurim. Nëse e merr të parën, nuk mund të jetë e dashur, nuk do të gjesh tek ajo besnikëri, nuk do të kënaqesh me të. Mos shko pas saj. E dyta, gjysma është e jotja, e gjysma i takon tjetrit. E treta tërësisht është e jotja. Shiko të j esh i afërt me të.
"I çmenduri" deshi të largohej me vrap, por njeriu e zuri dhe i tha:
- Ndal! Ma shpjego këtë më mirë. Kush janë këto tri lloje të grave?
"I çmenduri" filloi të shpjegojë: "Gruaja e parë është gruaja vejushë me fëmijën e saj. Tërë dashuria e saj është e orientuar kah fëmija i saj me burrin e parë. Për këtë nuk mund të jetë bashkëshorte në tërësi. E dyta është vejushë pa fëmijë. Mendon për ditët që ka kaluar me burrin e parë dhe vazhdimisht i kujtohen gjërat e kaluara. E treta është e virgjër sikurse filizi i trëndafilit, të takon ty me tërë qenien.
Njeriu përsëri iu drejtua: - E kam edhe një pyetje ...
I çmenduri ngriti kokën dhe tha:
- Shumë po pyet. Thuaje shpejt se jam vonuar për të luajtur me fëmijët.
Njeriu e pyeti:
- O dijetar, edhe pse posedon tërë këtë dituri, ç'është kjo lojë e jotja e të "çmendurit"?
Dijetari në maskën e të çmendurit tha:
- Zullumqarët e këtij qyteti deshën të më bëjnë gjykatës (kadi), e unë refuzova. Mirëpo, ata nuk e pranuan vendimin tim. Pashë se e vetmja mënyrë që të shpëtoj nga ata është të "çmendem", më mirë të jem i çmendur sesa kadi i zullumqarit.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.