Me iftarin e madh, nisën Netët e Kulturës Islame në Kumanovë

Në sheshin e qytetit të Kumanovës, Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë organizoi iftarin e madh tradicional.

Të pranishëm ishin mbi 500 persona, qytetarë të Kumanovës dhe komunës së Likovës, dhe atë të përkatësive të ndryshme fetare, e kombëtare si dhe përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave joqeveritare etj.

Në këtë ngjarje, fjalë rasti pati nënkryetari i FRI-së dega Kumanovë, Erduan
Kurtishi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi të pranishmit, aktivistët e donatorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakusht ndaj punës së FRI-së.

Fjalë rasti pati edhe kryetari në nivel qendror, Fisnik Shabani, i cili mes tjerash potencoi edhe qëllimet e këtij aktiviteti. Në fund fjala iu dha edhe kryetarit të komunës së Likovës, Erkan Arifit, i cili përgëzoi organizatorët për një organizim të tillë.

Ky iftar, përndryshe shënon edhe fillimin e aktivitetit Netët e Kulturës Islame, që do realizohet në shesh të qytetit dy net radhazi./fri/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.