Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini shtroi iftar për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit

Sonte, në Hotelin “Happy”, Kryetari Ahmet ef.Hoxha, imamët dhe stafi administrativ i Këshillit të Bashkësisë Islame Gjakovë morën pjesë në iftarin e shtruar nga Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Me këtë rast të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve e përkatësive tjera fetare si dhe përfaqësues të KFOR-it turk.
Kryetari Gjini në fjalën e tij falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë tryeze të përbashkët.
“Populli shqiptar në përgjithësi, e edhe qytetarët e komunës së Gjakovës në veçanti, tradicionalisht kanë ditur të tregojnë nivel të lartë të respektimit të njëri tjetrit, pa u ndikuar asnjëherë nga dallimet fetare e krahinore. Komuna e Gjakovës, do të angazhohet që ky respekt dhe mirëkuptim të mbetet njëra prej vlerave më të larta në komunën tonë.”
Në fund, kryetari Gjini ka uruar për muajin e shenjtë të Ramazanit, me lutjen dhe dëshirën e tij që festa e Bajramit t’i gjejë qytetarët e Gjakovës me shëndet dhe dashuri për njëri – tjetrin.

Më pas Kryetari i KBIGj-së, Ahmet ef.Hoxha, pasi përshëndeti të pranishmit tha: “Më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës dhe në emrin tim personal të falënderoj kryetarin e komunës i cili ka shprehur dëshirën dhe vullnetin e tij të mirë që sonte të jemi së bashku në këtë sofër të iftarit, ashtu si dëshiron Zoti i Madhërueshëm që ne si njerëz të jemi së bashku. Ne si këshill i Bashkësisë Islame jemi munduar që të japim kontributin dhe të luajmë rolin edhe gjatë këtij muaji të Ramazanit. Jemi munduar që të kujdesemi jo vetëm për anën shpirtërore, por edhe për atë materiale. Në fillim të Ramazanit kemi filluar ndërtimin e dy familjeve skamnore. Brenda këtyre ditëve kemi shpërndarë mbi 700 paketa ushqimore për familjet nevojtare. Ky është shpirti i Ramazanit i cili neve si njerëz dhe si besimtarë na mëson që jo ta ushqejmë vetëm shpirtin, por edhe ndjenjën e vëllazërisë dhe dashurisë për njëri tjetrin.

















Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.