Myslimanët e Bregut të Fildishtë shmangin rrjetet sociale gjatë Ramazanit

Disa muslimanë në Bregun e Fildishtë kanë vendosur që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit t’i shmangen rrjeteve sociale dhe kohën e lirë ta shfrytëzojnë më shumë për ibadet.

Ata thonë se gjatë këtij muaji preferojnë që kohën e tyre të lirë ta kalojnë në lutje dhe leximin e Kur’anit sesa në rrjetet sociale.
Facebook, Instagram, Snapchat dhe Twitter janë platforma popullore në kombin e Afrikës Perëndimore.
“Që nga fillimi i Ramazanit Unë jam shkëputur nga rrjetet sociale, sepse kërkon kohë. Kam kuptuar se kam një tendencë të lehtë të hyjë në një argument. Unë plotësisht e kam ç’aktivizuar llogarinë time facebook dhe e kam ç’instaluar nga telefoni”, thotë 30 vjeçarja Fatou Diallo, e cila gjithmonë është aktive në rrjetet sociale.
Ajo tani kohën e saj të lirë e shfrytëzon për aktivitete fetare.
“Koha për leximin e një lajmi në facebook është kohë e humbur. Tani, këtë kohë e kaloj duke lexuar Kur’an, kështu që atë mund ta përfundoj gjatë këtij muaji. Edhe pse jam shkyqur nga rrjetet sociale, telefoni im ende punon dhe miqtë që duan të kontaktojnë me mua mund ta bëjnë këtë përmes thirrjes telefonike.
Abu Sylla, një shitës 32-vjeçar, i cili ishte shumë aktiv në internet, u shmang nga rrjetet sociale. Ai pohon se kjo sfidë është përfitim shpirtëror dhe gjithashtu i lejon atij të mbajë shëndet të mirë.
"Ndihem pak i lodhur kur zgjohem, nuk kam dhimbje koke sikur në kohën kur jam i lidhur me rrjetet sociale", thotë Sylla, baba i dy fëmijëve.
Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i vitit 2014, muslimanët përbëjnë 43 për qind të popullsisë së përgjithshme prej 23.7 milionë banorëve.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.