Ramazani muaj i adhurimit dhe i shpërblimit

Duhet ditur se vlera e muajit të bekuar të Ramazanit është shumë e madhe, kurse dobitë e agjërimit të tij janë të panumërta. E themi këtë duke u mbështetur në ajetet kuranore dhe në një numër të konsiderueshëm të transmetimeve të haditheve që flasin lidhur me agjërimin e këtij muaji dhe të mirat që sjell me vete Ramazani i bekuar.

Allahu i Lartmadhëruar në librin e Tij fsnik thotë: “O ju që keni besuar!Agjërimi është bërë obligim për ju sikur ka qenë obligim edhe për ata që ishin para jush, që të jeni më të devotshëm (më të përkushtuar)’’. (El Bekare, 183) Në ajetin tjetër Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Muaji I Ramazanit në të cilin flloi të shpallej Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues I rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë”. (El Bekare, 185)
Ky ajet kuranor,sipas shumicës së dijetarëve islamë, e bën të detyrueshëm agjërimin e muajit të Ramazanit. Ndërsa nga hadithet e shumta kemi edhe këtë thënie të Pejgamberit a.s.: ‘‘Islami ngrihet mbi pesë (shtylla) në të dëshmuarit se nuk ka zot përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari I Zotit, kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit, në të vizituarin e Qabes dhe në agjërimin e ramazanit’’.(1)
Agjërimi i këtij muaji mundëson pastrimin shpirtëror dhe faljen e gabimeve të vogla duke marrë parasysh edhe hadithin tjetër të Pejgamberit a.s., në të cilin thuhet : “Pesë kohët e namazit, Xhumaja deri në Xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan, nëse respektohen, i shlyejnë mëkatet e vogla në mes tyre’’. Prandaj Allahu xh.sh.i ka dhënë njeriut rastin ideal që ai të pastrohet nga mëkatet me namaz pesë herë në ditë, pastaj atë javor në ditën e Xhumas dhe, në fund, atë vjetor me agjërim. Zakonisht në prag të fllimit të muajit të Ramazanit, Pejgamberi a.s. u drejtohej besimtarëve me këtë këshillë: “O njerëz, ju e keni aq afër muajin e madhërishëm të mëshirës, të shpresës e të përparimit, muajin në të cilinë është nata e Kadrit, e cila është më e vlefshme se një mijë muaj! Allahu ju ka urdhëruar që të agjëroni Ramazanin (ditën), ndërsa netët e ramazanit t’I kaloni në ibadet (lutje) vullnetar. Kush fal nafle gjatë ramazanit, i njihet sikur të ketë kryer farzin në ndonjë muaj tjetër, e kush e ka kryer farzin në ramazan, i njihet sikur të ketë kryer shtatëdhjetë farze jashtë ramazanit. Ramazani është muaj I durimit, ndërsa shpërblimi për durimin është xhen-neti. Ky është muaji i ndihmës dhe I solidaritetit të ndërsjellë në mes të myslimanëve, muaj në të cilin shtohen begatitë dhe pasuria për besimtarët e përkushtuar. Kush ishtron iftar një agjëruesi, për këtë do të ketë shpërblim sikur të kishte liruar një rob e do t`i falen të gjitha mëkatet e vogla’’(2).
Ky falim i Pejgamberit a.s. drejtuar ashabëve të tij në prag të muajit të Ramazanit, kishte qëllim urimin, përgëzimin dhe mirëseardhjen për këtë muaj të bekuar. Prandaj, nuk ka dyshim që muajin e madhërueshëm të Ramazanit, Allahu xh.sh. e ka zgjedhur dhe e ka dalluar nga të gjithë muajt e tjerë, sepse në këtë muaj ka flluar edhe zbritja e Kur`anit famëlartë ngaAllahu xh.sh., që është udhërrëfyes përnjerëzit dhe dallues në mes së mirës dhe të ligës.
Pra, arritja e muajit të Ramazanit për myslimanët sjell shpresë për ftore të reja si dhe shton imanin tek besimtarët, forcon lidhjet e solidaritetin. Për këtë arsye myslimanët duhet t`i gëzohen ardhjes së muajit të Ramazanit dhe duhet të përgatiten që ta shënojnë e ta presin në gjendjen më të mire e më të gëzueshme. Prandaj nuk duhet lëshuar rasti për të shfrytëzuar begatitë e të mirat e shumta që sjell ky muaj.

Si t`i japim vlerë këtij muaji

Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, secili duhet t`i bëjë vetes një pyetje: Nëse kemi një shok shumë të dashur a një të afërm ose një mik a dashamir që të ka munguar për njëmbëdhjetë muaj pa u çmallur asnjëherë me të, cila do të ishte knaqësia dhe mikpritja për të, nëse ai do të rikthehej tek ju pas njëmbëdhjetë muajsh mungese! Me siguri, gëzimi, mikpritja dhe kënaqësia do të ishte e papërshkruar. Prandaj këtu shtrohet pyetja - si duhet të gëzohemi dhe si duhet ta respektojmë në rast se mysafri i rikthyer pas njëmbëdhjetë muajsh është muaji i madhërishëm i Ramazanit! Sigurisht që ardhja e këtij mysafri të nderuar duhet të jetë një gëzim i madh dhe një sihariq i mirë për të gjithë myslimanët. Madje këtij muaji i gëzohen edhe të rinjtë, për të cilët nuk është detyrim ende agjërimi i këtij muaji. Këtë muaj nuk e begatojnë ata që injorojnë ramazanin duke shprehur shqetësimin e tyre për arritjen e këtij muaji, siç ndodh jo rrallë! Muaji i Ramazanit është i nënti me radhë nga dymbëdhjetë muaj sipas kalendarit hënor. All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Tek Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas Hënës), ashtu sikur është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)”(Et tevbe, 36).
Sipas këtij ajeti kuranor, kuptojmë se katër nga dymbëdhjetë muajt e vitit janë të shenjtë. Në mesin e tyre është edhe muaji i Ramazanit.
Nëpërmjet këtij ajeti kuranor, All-llahu xh.sh. na e tërheq vërejtjen që të mos e ngarkojmë veten me mëkate sidomos gjatë këtyre muajve. Myslimanët duhet të ruhen nga mëkatet sidomos në muajin e Ramazanit, sepse nuk është qëllimi kryesor i këtij muaji vetëm agjërimi i tij, duke hequr dorë nga ngrënia e pirja, por Ramazani ka për synim që të bëhemi të kujdesshëm edhe për gjuhën tonë, që ajo të mos e thotë të pavërtetën, për syrin tonë, që ai të mos shikojë të ndaluarën, për duart, këmbët dhe veshët tanë - këto gjymtyrë të jenë larg veprimeve të liga dhe të këqija. Ai që e pret Ramazanin me gjuhën e tij përplot me përgojime dhe bartje falësh, ai që nuk i respekton prindërit, nuk i përfll raportet familjare, nuk u ?et vëllezërve të vet, - ai e ka shumë vështirë të përftojë nga begatitë e këtij muaji fsnik.

Vlera e agjërimit

Vepra që begaton më së shumti muajin e Ramazanit, është agjërimi i këtij muaji, i cili ishte detyrim edhe tek popujt e tjerë para nesh. Nga lashtësia e këtij ibadeti nënkuptohet vetvetiu vlera e lartë e tij, si lutje a adhurim specifk që shpie nga vlerat e larta të moralit e të sakrificës në rrugën e All-llahut të Madhërishëm. All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për asgjë tjetër përveç që të më adhurojnë”. (Edh-Dhariat, 56)
Agjërimi i muajit të Ramazanit është bërë farz për myslimanët
nga fundi i muajit Sh`aban, në vitin e dytë të hixhretit, për t’i pastruar shpirtrat dhe zemrat e tyre për çdo vit. Ebu Hurejre r.a. transmetonse Muhamedi a.s. ka thënë: ‘‘Po vjen një muaj i bekuar, në të cilin Allahu ju ka bërë detyrim agjërimin. Gjatë këtij muaji hapen dyert e parajsës, mbyllen dyert e ferrit dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Në të është një natë më e mirë se një mijë muaj. Kush privohet nga ajo, do të jetë i privuar nga diçka e madhe”.(3)
Nga transmetimi i Ebu Umames tregohet se ai kishte shkuar tek i Dërguari i Allahut dhe i kishte thënë që ta urdhëronte për një punë që do ta çonte në Xhen-net. Pejgamberi a.s. kishte thënë: “ Agjëro, se ai është i pakrahasueshëm”. Pastaj shkon përsëri tek Pejgamberi a.s. dhe i bën të njejtën pyetje. Pejgamberi a.s. i përgjigjet prapë: “Agjëro” (do të hysh në Xhen-net)”.(4)
Në një hadithë tjetër, të cilin e transmeton Ebu Seid El Hudri, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit duke iu bindur Allahutdhe duke iu larguar haramit, do të pastrohet nga gabimet që ka bërë më parë”.(5)
Pejgamberi a.s. na tregon se muaji i Ramazanit është muaj i lutjes dhe i faljes. Në hadithin vijues ka thënë: “Tre personave nuk u refuzohet lutja: agjëruesit derisa të hyjë koha e iftarit, imamit të drejtë, dhe atij që i është bërë padrejtësi”.(6) ndërsa, në lidhje me lënien e agjërimit pa ndonjë shkak të justifkueshëm të mbështetur në ligjin e Sheriatit islam, në një hadith, të cilin e transmeton Ebu Hurejre, Muhamedi a.s. ka thënë: “Nëse dikush ndërpret agjërimin gjatë muajit të ramazanit, pa pasur ndonjë arsye për të cilën do ta falë Allahu, nuk do të mund ta zëvendësojë atë ditë, edhe nëse agjëron gjithë jetën e tij”(7) mund të themi se ky është vetëm një prej shumë haditheve që ?asin për pasojat e mosagjërimit të muajit të Ramazanit.

Ramazani muaj i leximit dhe i diturisë

Muajin e Ramazanit besimtarët mund ta begatojnë edhe më shumë duke falur namazet farze, duke falur synetet, namazin e teravisë, duke dhënë sadaka dhe ndihma të tjera solidare. Veçanërisht këtë muaj e begatojmë duke lexuar Kur’an, sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e tij. Allahu xh.sh. në muajin e Ramazanit e ka dekoruar umetin islam me dhuratën më të madhe duke ua zbritur librin madhështor Kur’anin famëlartë, në natën më madhështore
- Natën e Kadrit, për umetin më të zgjedhurumetin islam, dhe për Pejgamberin më të madh-Muhamedin a.s., vulën e pejgamberisë dhe udhëzuesin e dritës hyjnore, i cili solli shpresë në zemrat e thyera e të dëshpëruara të idhujtarëve kurejshitë dhe të mbarë njerëzve në botë. Duke pasur parasysh se muaji i Ramazanit është muaj i Kur’anit, muaj i diturisë, muaj i leximit dhe i qytetërimit, besimtarët islamë duhet ta respektojnë këtë muaj duke lexuar Kur’an dhe duke i nxitur edhe familjet e tyre që të mobilizohen për kryerje të veprave të mira, sepse kështu vepronin Pejgamberi a.s. dhe gjithë myslimanët e mirë gjatë këtij muaji.Në një hadith, të cilin e transmeton Abdullah Ibn Amër, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani janë dy ndërmjetësues të robit tek Allahu Ditën e Gjykimit. Agjërimi do të thotë: o Zot! Unë e ndalova nga ushqimi dhe dëshirat e tij gjatë ditës. Më lejo të ndërmjetësoj për të. Kur’ani do të thotë: Unë e ndalova nga gjumi i natës. Më lejo të ndërmjetësoj për të. Kështu, ndërmjetësimi i tyre do të pranohet”.(8)
Nga Kur’ani besimtarët përftojnë shpërblime të shumta. Ata shpërblehen për leximin e Kur’anit, për ndëgjimin e tij, shpërblehen për mësimin dhe studjimin e Kur’anit dhe për praktikumin dhe për programimin e jetës së tyre konform me udhëzimet e Kur’anit. Muhamedi a.s., në një hadith tjetër, ka thënë: “Kush ?et me Kur’an – e ?et të vërtetën, kush punon sipas tij – do të jetë i shpërblyer. Kush gjykon sipas tij, gjykon drejt. Kush thërret për të besuar, ai është i udhëzuar në rrugë të drejtë”.(9)
Ndërsa për këtë shpallje (libër) Allahu xh.sh. ka thënë: “Ky libër, në të cilin nuk ka dyshim aspak, është udhëzim për të devotshmit”. (El Bekare, 2).
Kur’ani, pra është falë e Allahut xh.sh. mrekulli dhe libër i përjetshëm, materje e islamit, bazë dhe sistem i jetës. Myslimanët e parë kështu e kishin kuptuar librin e Allahut dhe duke pasur konsideratë të lartë për të, e kishin pranuar si udhërrëfyes të përhershëm në jetën e tyre. Kur’ani arrin t`i çlirojë mendjet e tyre dhe të avancojë idetë e tyre si dhe të plotësojë moralin e tyre. Përveç me agjërim dhe lexim të Kur’anit, besimtarët islamë muajin e Ramazanit e begatojnë dhe e respektojnë edhe me faljen e namazeve farze me xhemat, me faljen e namazit të teravive me imam, si dhe të nafleve.
Pejgamberi a.s. në hadithin tjetër vijues thotë: “Allahu ju ka urdhëruar që të agjëroni ramazanin (ditën) ndërsa netët e ramazanit t`i kaloni në iradet vullnetar. Kush fal nafle gjatë Ramazanit, i njihet sikur të ketë kryer farzin në ndonjë muaj tjetër, e kush e ka kryer farzin në Ramazan, i njihet sikur të ketë kryer shtatëdhjetë farze jashtë ramazanit”.
Nga ky hadith kuptojmë se fadileti i ibadeteve në muajin e Ramazanit ka rëndësi të veçantë dhe besimtari shpërblehet me shpërblime të shumëfishta në këtë muaj. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se përkushtimi i myslimanit sidomos në çështjen e namazit, duhet të jetë vetëm në muajin e Ramazanit, sepse Allahu i muajit të Ramazanit është po Ai Allahu i muajve të tjerë.
Duhet ditur se namazi është si shtyllë themelore e Islamit dhe pa të Islami as që mund të paramendohet.Në lidhje me temën e namazit, si njëri prej kushteve kryesore të fesë islame, Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “Me të vërtetë namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat, e përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve)”. (El Ankebut, 45).
Ndërsa në ajetin tjetër thuhet: “Kanë shpëtuar besimtarët që janë të përulur në namazet e tyre”. Nuk ka dyshim se namazi është vepra e parë për të cilën do të japë llogari çdo njeri.
Transmetohet nga Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vepra e parë për të cilën do të japë llagari njeriu ditën e Gjykimit, është namazi. Nëse llogaria e kësaj vepre del mirë, atëherë edhe pjesa tjetërdo të jetë mirë. Dhe, nëse në namazllogaria nuk është e mirë, atëherë edhe veprat e tjera të tij do të jenë të këqija”.
Rëndësia e namazit është aq e madhe, saqë ai nuk lejohet tëlëshohet as në ramazan e as jashtë ramazanit, as në shtëpi e as në udhëtim, as kur është i sigurt e as kur nuk është i sigurt. Po ashtu namazi është këshilla e fundit që Pejgamberi a.s. e la për Ymetin e tij si porosi (mesazh) në momentin e ndarjes së tij nga kjo botë. Ai, para se të vdiste, kishte lënë këtë porosi: “Të keni kujdes namazin, namazin dhe ajo çka posedoni (robërit)”.

Zekatul Fitri

Obligimet e besimtarit islam në muajin e Ramazanit përmbyllen me kryerjen e Zekatul Fitrit, i cili duhet të paguhet në fund të muajit të Ramazanit. Zekatul Fitri u bë obligim në muajin Shaban të vitit të dytë hixhri.Nërpërmjet kësaj takse fetare, synohet pastrimi i agjëruesit nga veprat dhe falët e pahijshme dhe njëkohësisht të ndihmohet i varfri dhe nevojtari, të cilët mund të jenë në gjendje të rëndë ekonomike. Agjërimi i muajit të Ramazanit duhet të përcillet gjithsesi me dhënien e Zekatul Fitrit, sepse pa dhënien e kësaj sadakaje, pranimi i agjërimit mbetet pezull në mes qiellit dhe tokës-në mes pranimit dhe mospranimit tek allahu xh.sh..
Në lidhje me këtë, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Agjërimi i agjëruesit mbetet pezull në mes qiellit e Tokës dhe nuk ngrihet tek Allahu i Lartmadhruar përveçse me dhënien e Zekatul Fitrit”.Në përfundim, duke pasur parasysh rëndësinë dhe vlerat shumëdimensionale të muajit të Ramazanit si stinë e mëshirës hyjnore dhe e shumëfshimit të shpërblimeve, buron edhe kjo porosi: “Që ditët e sidomos netët e muajit të Ramazanit të mos i shndërrojmë në ditë dhe net të shejtanit duke e humbur kohën në haram nëpër klube dhe kafteri të ndryshme, në alkool, në prostitucion, në bilardo, në internet,në koncerte, pranë ekraneve televizive dukendjekur programe të ndaluara (haram)”. Në vend të kësaj duhet t`i udhëzojmë fëmijët dherininë tonë për punë dhe vepra të dobishme si: ”Mësimi i parimeve të fesë, mësim-leximi i Kur’anit, agjërimi i Ramazanit, falja e namazeve të rregullta farz, falja e syneteve, falja e teravisë me xhemat, falja e namazeve vullnetare gjatë netëve të Ramazanit, ndjekja e ligjëratave fetare, pjesëmarrja në garat e diturisë, pjesëmarrja në tribunat e ndryshme fetare si dhe nëaktivitetetë tjera islame. Vetëm kështu ditët dhe netët eRamazanit kanë vlerë të vërtetë dhe shpërblim të sigurt nga Krijuesi i gjithësisë”. Allahu na shpërbleftë me të mirat e Tij të pakufshme! (Amin).


____________________
(1) Sejid Sabik, Fik-hus-sunneh, Bejrut, 1985.
(2) Abdurrahman Isa, El-hutubat ed-Dinije f ed-dave el-islamije, Damask, 1405 h..
(3) Hadithin e transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe Bejhakiu.
(4) Ngjarja transmetohet nga Ahmedi, Nesaiu dhe Hakimi i cili e konsideron të vërtet.
(5) Hadithi transmetohet nga Ahmedi dhe Bejhakiu.
(6) Ibën Maxhe 1752.
(7) Hadithin e transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu.
(8) Hadithi transmetohet nga Ahmedi.
(9) Hadithin e transmeton Termidhiu.
(10) Tabaraniu.



Prof. Asoc. dr. Fahrush Rexhepi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.