Iftari tradicional në Medresenë Alauddin

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, të shtunen më 02.06.2018, me rastin e Natës së Madhe të Bedrit, shtroi iftar tradicional në Medresenë Alauddin në Prishtinë për strukturat drejtuese të Këshillave vendorë dhe institucionet e BIKR-ut.

Duke iu dëshiruar mirëseradhje Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim ef.Tërnava, pasi i përshëndeti dhe falënderoi përfaqësuesit e Këshillave për punën që bëjnë, foli edhe për përgjegjësitë që kanë në raport me besimtarët dhe institucionin e BIKR-ut, dhe njëherazi kërkoi përgjegjësi, vendosmëri dhe përkushtim në kryerjen e të gjitha detyrave në shërbim të besimtarëve dhe vendit.

Ai më tej tha se Ramazani na aktivizon më tepër se muajt e tjerë, ngase është muaj i bereqetshëm dhe domethënës për umetin e Muhamedit a.s., udhëheqësit e tij, e edhe për neve që jemi të pranishëm sonte, sepse kemi dhe mbajmë një përgjegjësi të madhe. “Ne jemi përgjegjësit kryesorë për sukseset në xhematët tona, apo dështimet në aktivitetet tona. Ne jemi përgjegjësit që Islamit në këtë nënqiell t’i japim ngjyrën që e meriton, apo të mundohemi me pasivitetin tonë dhe me mospunën tonë, por edhe me shpjegimin jo të drejtë, që këtë fe të pastër, herë me dashje e herë pa dashje, ta njollosim me gjëra që nuk i përkasin. Falë kontributeve tona dhe ligjëratave tona, tribunave, dhe duke shfrytëzuar çdo mundësi, ua kemi tërhequr vërejtjen besimtarëve se ajo që po tenton dikush ta instalojë në trupin e shëndoshë të Islamit të këto troje së pari është e dëmshme për vetë trupin tonë, dhe më pas edhe për shoqërinë mbarë. Unë ju porosis të gjithëve që edhe më të vazhdoni në këtë, pra të luftoni çdo gjë që është e keqe dhe të punoni për një ardhmëri sa më të mirë të Islamit në këto troje. Punoni për vendin e vatanin, dhe që bashkërisht të korrim rezultatet e suksese të reja”, ka thënë myftiu Tërnava.

Në fund myftiu Tërnava porositi të pranishmit që të jenë sa më afër xhematit dhe të jenë në shërbim të vazhdueshëm ndaj tyre sepse e kemi obligim fetar dhe kombëtar./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.