Duaja e dhjetë ditëve të fundit të ramazanit – tri hapa të duhur paraprakisht

“O Allah, ti je falës, e do faljen, prandaj falmi mëkatet!”

Kjo është duaja që na e ka mësuar Pejgamberi i fundit (alejhi selam) të cilën duhet thënë në këto dhjetë ditët e fundit të muajit të bekuar të ramazanit, mirëpo janë tri hapa që duhet ndërmarrë paraprakisht:

1. Pendimi: Të gjithë ne ngandonjëherë në jetë shmangemi nga rruga e drejtë, pra bëjmë gabime dhe pastaj vërejmë gabimet herët apo vonë në jetë. Koncepti i pendimit është kur të vëresh gabimin në vend se të vazhdosh në rrugën e gabimit – pra atëherë kur bën kthesë njëqind e tetëdhjetë shkallëshe i bie pishman. Jep premtim se do të ndryshon mënyrën e të jetuarit dhe se do të bësh ndryshime të cilat do të të jepnin një rinisje të freskët. Kur të kesh bërë këtë ke nisur procesin e pendimit.

2. Falja: Ti vazhdimisht shpreh brejtje të ndërgjegjes dhe e lut Allahun që të të falë. Vëren se ti përgjigjesh për gabimet e tua dhe e lut Allahun për forcë ashtu që të mos përsërisësh gabimet e njëjta. Allahun e lut që të të falë për mëkatet që ke bërë ndaj Allahut ashtu si edhe që të ta mundësojë që qeniet njerëzore të të ndjejnë ose të të falin për të këqijat që ua ke bërë. Natyrisht se prej tyre edhe drejtpërdrejt do të kërkosh ndjesë. E Allahu definitivisht të fal nëse i lutesh. Edhe qeniet njerëzore nxiten të falin, por nëse nuk na falin, atëherë ne do të jemi në hall Ditën e Gjykimit.

3. Fshirja e mëkateve: Kurdoherë që mëkatojmë një shenjë mëkati na paraqitet në regjistrin tonë. Ditën e Gjykimit kur regjistrat tanë shtrohen sheshazi, të gjithë njerëzit do të mund të shohin mëkatet tona. Ky proces mëkatfshirjeje është kur të lutësh Allahun që të t’i fshijë të gjitha njollat e mëkateve nga regjistri yt.
Dhjetë ditët e fundit të muajit ramazan veçanërisht kushtohen drejt arritjes së kësaj derexheje të lartë. Së këndejmi, ndani pak minuta nga ditët tuaja plot punë e detyrime për t’u penduar, për të kërkuar falje, ashtu që të mund t’ju fshihen mëkatet. Na e mundësoftë Allahu të arrijmë këtë gradë të lartë të faljes. Mos na harroni edhe ne në duata tuaja dhe na falni për ndonjë lëshim!



Autor: Exhmal Masrur
Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.