Donald Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Trump u ka uruar myslimanëve në mbarë botën agjërim të lehtë dhe siç raporton AP, me këtë lëvizje ka befasuar komunitetin mysliman, për faktin se gjatë vitit të nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
Para iftarit ai i është drejtuar të pranishmëve, komunitetit mysliman në SHBA dhe në mbarë botën me një porosi.
“Jemi mbledhur sonte, të respektojmë traditën e njërës nga fetë më të mëdha në botë”, u është drejtuar Trump të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishin edhe ambasadorët të vendeve myslimanë, Arabisë Saudite, Kuvajtit, Jordanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Iftari organizohet në Shtëpinë e Bardhë qysh nga administrata e ish-presidentit Bill Clinton, kurse këtë traditë e kishte ndërprerë vitin e kaluar Trump./telegrafi/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.