Zgjidhni fjalët tuaja me kujdes

Një ditë, Abdullahu doli nga shtëpia për ta falur namazin e ikindisë në xhaminë e afërt. Gjatë rrugës pa një njeri në pemë duke vjelë molla.

Abdullahu u befasua dhe mendoi: Kush qenka ky njeri kaq indiferent ndaj namazit?
I tërbuar bërtiti: - Zbrit nga pema, për ta falur namazin!
Njeriu u përgjigj me gjakftohtësi: - Në rregull.
Abdullahu përsëri bërtiti: - Nxito ta falësh namazin, gomar!
Njeriu u zemërua kur dëgjoi këto fjalë, theu një degë të pemës dhe ia hodhi Abdullahut në fytyrë, por nuk e goditi.
Njeriu zbriti nga pema, shkoi në shtëpi dhe e fali namazin e ikindisë, dhe u ul për të pushuar. Pastaj, përsëri u kthye në kopsht për ta përfunduar vjeljen e mollëve.
Erdhi koha e akshamit dhe Abdullahu u nis në xhami. Rrugës përsëri e takoi njeriun në pemë duke vjel molla.
Vendosi ta ndërrojë qasjen e tij dhe i tha njeriut: - Selam, o mik! Si je?
Njeriu u përgjigj: - Mirë, falënderimi i qoftë Allahut.
Pastaj e pyeti - Si janë pemët sivjet?
Njeriu i tha: - Kurrë më mirë, faleminderit Allahut.
Abdullahu i tha: - Allahu të dhashtë edhe më shumë sukses e shpërblim dhe ta bëftë jetën e lehtë e mos të privoftë nga shpërblimi për mundin dhe punën tënde.
Njeriu u gëzua pa masë kur dëgjoi këto fjalë nga Abdullahu.
Abdullahu atëherë i tha:- Më duket se je tepër i zënë me pemë dhe nuk e ke dëgjuar ezanin për aksham. Ndoshta do të duhej të zbresësh nga pema që të pushosh pak dhe të përgatitesh për namaz, pastaj përsëri mund të vazhdosh me punën tënde.
Njeriu tha: - Po, dhashtë Zoti, dhe filloi ngadalë të zbriste nga pema. Atëherë u kthye kah Abdullahu dhe i tha: - Dëshiroj të të falënderoj për sjelljen tënde të bukur. Shihet se je i edukuar bukur. Ndërsa, sa i përket atij që kaloi pranë meje gjatë kohës së ikindisë, do të dëshiroja që ta gjej dhe t'i tregoj kush është gomar i vërtetë!

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.