Praktikimi i Ramazanit në Pekin

Përafërsisht 17 orë është intervali kohor që muslimanët në Pekin duhet të agjërojnë çdo ditë gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit.

Pasi që muaji i agjërimit është në verë, kur ditët janë më të gjata, muslimanët fillojnë agjërimin që nga ora 3.09 dhe e përfundojnë rreth orës 19.45 pasdite. Kjo është gati tre orë më shumë se në Malajzi.
“Unë zakonisht marr vetëm një racion të thjeshtë për syfyr ose ha ushqimi e mbetur të natës së kaluar”, thotë Shaikh Ali Shaikh Mansoor, student i masterit në Inxhinieri Bërthamore në Universitetin Tsinghua.
Ai thotë se për arsye sigurie, institucioni nuk u lejon studentëve të gatuajnë.
Sidoqoftë, ka një restorant që është i hapur në orët e hershme të ditës sidomos për studentët muslimanë gjatë Ramazanit, por shërben vetëm si "ushqim i mbijetesës".
“Më duhet të ngrihem kur shumica e njerëzve janë ende në gjumë dhe ngas biçikletën time në restorantin në errësirë për rreth 15 minuta.
“Ndryshe nga shtëpia ku kemi një shumëllojshmëri të pjatave në tryezë, këtu në Pekin, nuk presim shumë. Është vetëm për ta mbushur stomakun”, thotë ai, duke shtuar se ushqimi i shitur në restorant përbëhet nga orizi, një pjatë e thjeshtë e mishit me perime, fruta dhe qumësht.
Në universitet nuk ka shumë muslimanë dhe mes tyre vetëm shtatë janë malajzian. Pjesa tjetër janë nga Pakistani, Indonezia dhe vende të tjera. Prandaj iftari mund të jetë një eksperience e vetmuar.
Por, në Universitetin e Gjuhës dhe Kulturës në Pekin (BLCU), ku ka rreth 160 studentë muslimanë malajzian, është një skenar krejtësisht ndryshe.
Në çdo kat në BLCU ka një kuzhinë.
“Ne gatuajmë dhe hamë së bashku. Edhe pse jemi larg familjeve tona, ne ende ndjehemi të lumtur që jemi në gjendje të festojmë muajin e shenjtë me shumë miq“, thotë ai, duke shtuar se ata kanë sjellë shumë përbërës nga Malajzia për të gatuar ushqim që është i ngjashëm me atë në shtëpi.
Saed Abdul Rahman thotë se agjërimi fillon shumë herët, dhe zakonisht qëndrojnë gjatë gjithë natës. Në shtrat shkojnë vetëm pas syfyrit. Studentët komunikojnë dhe luajnë lojëra kompjuterike për të kaluar kohën.
Edhe pse Kina nuk është një vend me shumicë muslimane, ajo ka një popullsi të madhe muslimane prej rreth 23 milionë banorë. Prej tyre 250 mijë janë në kryeqytet.
Këshilltari kinez i arsimit i ambasadës malajziane, Aziz How Abdullah, thotë se ka rreth 500 studentë muslimanë të Malajzisë në Kinë dhe shumica e tyre janë në Pekin.
“Ka shumë xhami, restorante hallall dhe dyqane që kujdesen për muslimanët”, thotë ai. “Kam vënë re se jo në të gjitha këto ushqime ekziston mbishkrimi ‘Hallall’. Në shumë vende, sidomos në hapësira të vogla ose menze, mund të shohësh vetëm fjalët kineze ‘Qing zhen’, të cilat mund të përkthehet si e pastër”, thotë ai.
Shumica e studentëve malajzian lutjet e tyre i kryejnë në xhaminë Qinghe në "rrethin e universitetit" të Haidianit.
Ky vend adhurimi u ndërtua në vitin 1706, por ndërtesa origjinale është shkatërruar pasi që qeveria e konsideroi si të dëmtuar.
Më pas u rindërtua në të njëjtin vend dhe u rihap në vitin 2014. Gjatë festave, xhamia pranon më shumë se 1.200 besimtarë.
Xhamia Doudian është një nga xhamitë më të reja në Pekin.
Ajo u ndërtua në periferi të Fangshan dhe u hap në vitin 2013. Ndërtimi i saj kushtoi 50 milionë dollarë. Ajo mbulon një sipërfaqe prej rreth 15 metra metra katrorë.
Xhamitë tjera të mëdha në Pekin janë xhamia 700-vjeçare Dongsi, xhamia Huashi (604 vjeç) dhe Xhamia Madian (168 vjeç).

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.