Çka pas Ramazanit?

Falënderimet dhe adhurimet janë të veçuara dhe i dedikohen vetëm Allahut xh.sh. të Madhërishmit dhe të Plotfuqishmit i cili krijoi çdo gjë, e krijoi njeriun në formën më të bukur dhe e udhëzoi. Atë të cilin Ai e udhëzon askush nuk mund ta shmangë nga rruga e Tij ndërsa atë që e lë në humbje askush nuk mund ta udhëzoj. Dëshmojmë se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i dërguar i Tij i cili e kumtoi në mënyrën më të bukur mesazhin e Allahut xh.sh. paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë edhe mbi shokët e tij, familjen e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dolëm prej muajit të bekuar dhe të madhërishëm të ramazanit, dolëm me një qetësi të plotë shpirtërore me një begati të madhe të përgatitur, të pastruar dhe të lartësuar në pikëpamje shpirtërore, por shumica e dijetarëve janë pyetur çka pas ramazanit? A thua i tërë ibadeti ynë duhet përqendruar vetëm në këtë muaj? Përgjigjja e të gjithëve ishte se edhe pas ramazanit duhet të jetë përsëri ramazan. Pra, këtë pastërti të cilën ne e fituam duhet vazhduar edhe më tutje, sikurse nëna kur ia vesh birit të saj rrobat e pastra dhe e këshillon që t'i ruan dhe t'i mban të pastra. Prandaj vëllezër të nderuar, këtë pastërti të cilën e arritëm në këtë muaj duhet ta vazhdojmë me të njëjtin ritëm në rrugën e Allahut xh.sh. ashtu siç na porositi Ai.
Allahu në versetin 147 të kaptinës Nisa thotë: "Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm."
Me këtë verset kur'anor Allahu xh.sh. na tregon se nuk ka të bëj asgjë me dënimin tonë nëse ne i plotësojmë dy kushte të jemi falënderues dhe të jemi besimtarë, kur ne i plotësojmë këto dy kushte atëherë Allahu nuk ka të bëjë me dënimin tonë, por Ai na tërheq vërejtjen duke e ngacmuar trurin tonë, e kjo është nga mëshira e tij siç thotë në versetin 21 të kaptinës Sexhde: "Ne do t'u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave)."
Pra, të gjitha fatkeqësitë që ndodhin është një pjesë e dënimit të Allahut xh.sh. për shkak të këqijave tona dhe na tërheq vërejtjen për një dënim edhe më të madh. Kjo është nga mëshira e Tij që ne të dimë të orientohemi në rrugën e vërtetë.
Vëllezër të nderuar! Vepra jonë na përcjell sikurse hija jonë dhe nuk ka dyshim se drejtësia gjithmonë do të realizohet.
Tregohet se Allahu xh.sh. i ka thënë Davudit a.s.: "O Davud lajmëro banorët e tokës (njerëzit) se unë jam mik i atij i cili është mik imi. Jam bashkëbisedues i atij i cili është në shoqërinë time. Jam shok i atij i cili shoqërohet me mua e zgjedhi atë që më ka zgjedhur mua, që është i dëgjueshëm dhe i bindur ndaj meje, kush më kërkon o Davud me sinqeritet mua do të më gjejë, ndërsa kush kërkon tjetër pos meje atëherë mua nuk do të më gjejë.
Prandaj sipas Gazaliut, dijetarit të njohur, Allahu xh.sh. as nuk lavdërohet dhe as nuk madhërohet me tespih apo me gjuhë, por vetëm me zemër të sinqertë, sepse zemra e sinqertë i përmend emrat e tij dhe në çdo moment e përkujton Allahun xh.sh. dhe e tëra është e preokupuar me njohjen e Allahut xh.sh. siç thotë verseti kur'anor: "Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj prej atyre që nuk kanë kujdes." (El A'arafë, 205)
Kjo është shkalla e lartë e besimtarit, e që Allahu xh.sh. nga ne kërkon që të vazhdojmë, prandaj zemrën e ka pastruar ai i cili ka fuqi të madhe të koncentrimit ai që mediton thellë për Allahun xh.sh. dhe ai që e mposhtë nefsin apo epshin e cila është pjesë e errët që na pengon në njohjen e Allahut xh.sh. prandaj këtë pengesë ne patjetër duhet kaluar siç e përmend Allahu xh.sh. në Kur'an: "E ç'gjë të mësoi ty se ç'është Akabe (rruga e vështirë)?" (El Beled, 12)
Akabe arabët i thonë një rruge shumë të ngushtë në të cilën mund të kaloj vetëm një njeri, pra Allahu xh.sh. pyet se ç'është kjo rrugë e vështirë? Shumica e dijetarëve thonë se kjo rrugë e vështirë është nefsi apo dëshira jonë ilegale, lakmitë e ndryshme të cilat tek ne veprojnë në forma të ndryshme.
Pastaj Davudi a.s. e pyeti Allahun xh.sh. "O Zot, si mund të gjej apo të njoh Ty?" Ai u përgjigj "O Davud lëre nefsin tënd dhe do të më gjesh mua."
Prandaj shumica e komentuesve versetin 12 të kaptinës Ta Ha: "O Musa!" Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva." e komentojnë në këtë mënyrë: ata thonë se këpucët janë nefsi i njeriut i cili përbëhet prej dy pjesëve, prej dëshirës epshore dhe fuqisë së hidhërimit e cila tek ne ndikon me një shpejtësi të madhe në momentet e hidhërimit. pra, kjo është pjesë e nefsit e cila ia përgatit rrugën shejtanit për të vepruar me lehtë tek ne.
Prandaj Allahu xh.sh. thotë: ".Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem." (Gafir, 60)
Pra, thirrja e robit është bërthama e besimit, por që kjo duhet të jetë me një sinqeritet të madh. Të gjitha gjërat ne duhet t'i kërkojmë nga Allahu xh.sh. por, shumicën e tyre i kërkojmë duke mos ditur se mund të janë në dëmin tonë, shumicën e gjërave në mund t'i shohim si të suksesshme, por pas atyre fshihet diçka krejt tjetër, fshehtësi të cilën e di vetëm Allahu xh.sh.
Allahu xh.sh. në versetin 16 të kaptinës Kaf thotë: "Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij."
Pra Allahu xh.sh. është më afër se gjaku i cili qarkullon në trupin tonë,kjo është afërsia e Tij, prandaj këtë afërsi ne duhet përjetuar.
Kur ne lindim jemi të pavetëdijshëm, kur rritemi bëhemi të vetëdijshëm, sa më shumë rritet vetëdija jonë neve na preokupojnë gjërat e kësaj bote, na preokupon pasuria, pozita dhe shumica prej nesh thonë "kemi kohë". E kjo më së shumti ngjanë kur është në pyetje ibadeti apo obligimet të cilat ne duhet t'i kryejmë. Kjo më së miri tregohet në një tregim ku thuhet se kishte qenë një njeri dhe në afërsinë e shtëpisë së tij ishte një therë, kalimtarët e lutnin që ta largoj atë therë, koha kalonte por ky nuk e largonte atë dhe kur e arriti pleqëria ai mori ta largoj atë, por nuk kishte mundësi ngase therra ishte rritur shumë ndërsa ky ishte plakur dhe nuk kishte atë fuqi të cilën e kishte më parë. Prandaj duhet të kemi kujdes në fjalën "kemi kohë" sepse ne nuk jemi të vetëdijshëm për kohën tonë, ne nuk mund të dimë se sa është koha jonë dhe duhet ta shfrytëzojmë atë derisa kemi mundësi e mos
t'i shtyjmë gjërat parësore për më vonë.
Në një hadith kudsi thuhet "Jeto sa të duash, por do të vdesësh, duaje kë të duash, por do të largohesh nga ai, puno çka të duash dhe sipas veprave tuaja do të vlerësohesh, pra çdo dashuri tjetër pos Allahut xh.sh. është kaluese.
Vëllezër të nderuar! Jeta në këtë botë është shumë e shkurtë, prandaj ne duhet të përgatitemi sepse na pret një udhëtim shumë i gjatë, duhet të kemi kujdes dhe ta sigurojmë një udhëtim të lehtë, duhet të kemi kujdes ndaj njëri tjetrit ta ndihmojmë njëri tjetrin të garojmë në vepra të mira dhe në mirësi e jo në vepra të këqija, mëkate dhe në armiqësi. Për fat të keq ne po garojmë si ta ofendojmë njëri tjetrin, si ta poshtërojmë dhe ta përgojojmë njëri tjetrin. Uniteti mungon e sidomos në momentin më kritik kur e ardhmja jonë duhet të vendoset ne po dështojmë.
Prandaj Allahu xh.sh. në Kur'anin fisnik na përkujton: "Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh." (Nisa, 114)
Prandaj, vëllezër të nderuar, duhet që në frymën e Kur'anit ne të veprojmë dhe t'i aplikojmë këto këshilla. E pastaj Allahu xh. sh. të na forcoj zemrat tona.
E lusim Allahun xh.sh. të na forcoj dashurinë mes neve të na forcoj unitetin tonë dhe me ndihmën e Tij të ecim përpara të gjithë së bashku, sepse në këtë kohë kjo më së shumti na nevojitet.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.