Rezonim në fund të Ramazanit

Ne, besimtarët e besimit islam, pas agjërimit të ramazanit dhe aktiviteteve të shtuara gjatë këtij muaji, jemi të obliguar që ta falënderojmë Allahun xh.sh. që na dha rastin jetësor për ta përjetuar gëzimin e përmbushjes edhe të një detyre fetare - agjërimin e Ramazani sherifit, që ta freskojmë shpirtin dhe trupin e t'i afrohemi edhe më shumë mëshirës dhe mirësisë së Allahut xh.sh..

Ne, gjatë kalimit të muajit të Ramazanit, me vetë dëshirë i kemi braktisur kënaqësitë trupore dhe me jetën intensive shpirtërore jemi munduar që ibadetet e bëra gjatë këtij muaji, t'i bënim pjesë përbërëse në koleksionin dhe freskimin e shpirtit, që të arrijmë sa më shumë ngritjen e vetëdijes sonë islame.

RAMAZANI THELLON DASHURINË NDAJ ALLAHUT XH.SH.

Prandaj jemi shumë të gëzuar, sepse po lëmë pas muajin e aktiviteteve të jashtëzakonshme të agjërimit dhe veprave që i pëlqen Allahu xh.sh. duke shpresuar se kemi arritur të thellojmë dashurinë në Zotin dhe bindjen ndaj tij si cilësi tonën të përhershme, dhe se ato do të dimë t'i ndërthurim në jetën tonë të përditshme, sidomos në këto ditët e sotme të botës së turbulluar.
Prej ditës kur Muhamedi a.s., para 1400 vjetësh u shpërngul në Medine munevere dhe i shpalli ditët e Bajramit si ditë feste të gëzimit dhe haresë, e deri më sot, ditët e Bajramit janë festuar si festa, si ditë të ushqimit shpirtëror, të forcimit shpirtëror, mbi materialen, si ditë të forcimit dhe të përhapjes së vlerave njerëzore, sepse kjo anë shpirtërore e festës së Bajramit ka gjetur frymëzimin në thënien e amshueshme Kur'anore: "O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli e një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet jush, e s'ka dyshim se tek Allahu me i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është i ruajtur (nga të këqijat). Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë". (El Huxhurate: 13)
Kjo thirrje universale që u bëhet njerëzve, do të marrë vlerën e vet praktike nëse agjërimi ynë i Ramazanit do të jetë në vlera më të larta sipas parametrave të verifikuara islame, nëse do të bëjë kthesë të vendosur në ndërtimin e kullës së Islamit, kthesë e cila do të jetë e dobishme për tërë njerëzimin, siç ka thënë edhe Muhamedi a.s. - njeriu më i dashur tek Zoti është ai që është më i dobishëm për njerëzimin, sepse besimtari i cili me vetëdëshirë braktis begatitë e kësaj bote, rri i uritur e i etur, deshi a nuk deshi, patjetër duhet të mendojë për ata që janë të uritur dhe që nuk kanë mjete të nevojshme për ekzistencën jetësore. Me këtë arrihet elementi social dhe shoqëror, i cili vepron në drejtim të afërsisë ndërmjet njerëzve dhe lidhjes së fateve në mes tyre.
Agjërimi i Ramazanit, në shikim të parë, duket individual, por shumë i dobishëm për shoqërinë. Individë të këtillë të shoqërisë me përjetim fetar, edukohen për marrëdhënie të mira njerëzore me fqinjët, ndaj atdheut dhe më gjerë në shoqërinë njerëzore, vetëdijesohen se njeriu është vetëm një gjeth në trungun e madh njerëzor, i cili paraqet bashkësinë njerëzore. Kjo është ajo që në psikologji përkufizohet si përcaktimi i personalitetit në vlerë shoqërore, ky është komponenti themelor, pa të cilin as që mund të mendohet lumturia e përgjithshme njerëzore.

ASNJËHERË JOTOLERANCA, FËRKIMET DHE LUFTËRAT, NUK I KANË SJELLË NJERIUT FAT DHE BEGATI

Koshienca e besimtarëve në raport me të mirën dhe të keqën, luftën e paqen, e mësuar sidomos nga praktika historike e luftërave që kaluan, e thellon qëndrimin e lartpërmendur në procesin e edukimit të besimtarit islam, ndërmerr çdo gjë që është e mundur që besimtari të edukohet në shpirtin e humanizmit dhe njerëzores dhe kjo është detyrë prioritare e njerëzve të mirë të gjithë botës. Sepse asnjëherë jotoleranca, fërkimet dhe luftërat, nuk i kane sjellë njeriut fat dhe begati. Kur'ani për këtë flet shumë, sepse Allahu nuk i do agresorët dhe dhunën. Kjo në ditët tona është shumë aktuale, prandaj në shekullin XXI duhet të sundojë drejtësia dhe paqja.
Asnjëherë nuk janë të tepërta fjalët e mira për udhëzim se si duhet të punohet, madje as për njeriun e sotëm i cili, duke zhvilluar shkencën, ka arritur të krijojë mjete të tmerrshme materiale, të cilat mund të keqpërdoren. E posaçërisht për shkak se gjithmonë ka njerëz me tru të turbullt, njerëz të këqij, që janë të udhëhequr nga shejtani e mund ta rrezikojnë qetësinë, madje edhe ekzistencën e njerëzimit.
Për këtë arsye agjërimi dhe çdo ibadet tjetër, është ajo që njeriun e edukon në drejtim të humanizmit njerëzor, marrëdhënieve më të mira me njerëzit, sepse kjo u nevojitet njerëzve dhe kjo kërkohet në kohën tonë në përmasa globale.

TEKBIRET E BAJRAMIT

TEKBIRET E BAJRAMIT DO T'l HAPIN ZEMRAT TONA PËR MË SHUMË DASHURI PËR FQINJËT, NJERËZIT DHE PËR SOLIDARITETIN E PËRGJITHSHËM ME NJERËZIT.


Le të bëhen këto ditë të Bajramit si shkallë kalimtare në të cilën besimtarët e besimit islam do të japin kontributin e tyre për paqen njerëzore, dashurinë dhe respektin e ndërsjellë me postulatet themelore islame të edukimit dhe për mësimet islame. Ramazani me institucionin dhe qëllimin e vet, ishte dhe mbeti gjithënjerëzor, sepse kur Kur'ani thotë se agjërimi është obligim, në mënyrë që njerëzit të jenë më të devotshëm dhe të largohen nga mëkatet (El-Bekare: 183), na bëhet e qartë se nuk ka mëkat më të madh se urrejtja dhe mostoleranca në mes njerëzve, e cila shpie nga e keqja. Për ta argumentuar me vepra përcaktimin tonë të Ramazanit dhe sa jemi të edukuar në edukatën e tij themelore, duhet t'i hapim patjetër shpirtrat tanë për të mirën e përgjithshme njerëzore. Për këtë arsye, tekbiret e Bajramit do t'i hapin zemrat tona për më shumë dashuri për fqinjët, njerëzit dhe për solidaritetin e përgjithshëm me njerëzit. Këto ditë të Ramazanit duhet të jenë njëkohësisht edhe një rast për barazimin e bilancit të punës sonë të përgjithshme, që me vetëkritikë ta analizojmë rrugën tonë të kaluar.
Objektivisht mendoj se duhet të jemi të kënaqur me atë që është punuar në dhjetë vjetët e fundit dhe se kemi krijuar parakushte për ta bërë vetë shpërblimin.

Me fat ju qofte fiter-Bajrami !



Rrustem Spahiu

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.