Fitër Bajrami dhe xhumaja

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!

Rreth çështjes së rënies së Fitër Bajramit në Ditën e Xhuma dhe faljes së Namazit të Xhumasë në këtë ditë janë dhënë tri mendime:
1. Duhet falur patjetër edhe xhumanë dhe këtë bazuar në tekstet fetare që në mënyrë të përgjithshme flasin për obligimin e faljes së Xhumasë.
2. Xhumaja për banorë të zonave të thella e të largëta, nëse e kanë falur Namazin e F. Bajramit, bie. Këtë e thanë bazuar në fjalën e Uthman b. Affanit, i cili kur ua fali njerëzve F. Bajramin liroi njerëzit e asaj kategorie nga prezantimi në Namazin e Xhumasë vetëm atë ditë.
3. Mendimi i trete, i cili ehte edhe më i vërteti, liron nga falja e Namazit të Xhumasë atë që ka falur Namazin e F. Bajramit me përjashtim të Imamit.
Ky mendim ehte praktikë e transmetuar nga Muhammedi (sal-laAllahu alejhi ve sel-lem) dhe shokët e tij, si: Omeri, Uthmani, I. Mes’udi, I. Abbasi, I. Zubejri, (radijAllahu anhum) etj, dhe nuk është rrëfyer të kenë polemizuar sahabet rreth kësaj.
Sa iu përket ithtarëve të dy mendimeve të para ekzistojnë mundësitë që atyre të mos iu kenë arritur thëniet e Muhammedit (sal-laAllahu alejhi ve sel-lem) se në ditën kur ra F. Bajrami dhe Xhumaja, ai liroi nga falja e Xhumasë ata që kishin falur F. Bajramin, dhe, tekstualisht, kishte thënë:
„O ju njerëz, ju keni realizuar një të mirë të madhe; kush do le ta falë xhumanë (e kush nuk do është i lirë) ndërsa ne do ta falim.”(1)

Zejd b. Erkami rrëfen se Muavije e kishte pyetur atë: A të ka rënë të përjetosh me Muhammedin, (sal-laAllahu alejhi ve sel-lem) dy bajrame (F. Bajramin dhe Xhumanë)? Po, i thashë, ai e fali Bajramin në fillim të ditës ndërsa për Xhuma liroi që të mos e falin ata që e kanë falur Bajramin e tha:
„Kush të do le të vijë për Xhuma.”(2)

Ebu Hurejre transmeton se Muhammedi (sal-laAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:
„Në këtë ditë u janë bashkuar dy festa; kush të do le të mos vijë në Xhuma ngase Namazi i Bajramit i vlen edhe për të. Sido që të jetë, ne do ta falim atë.”(3)

Nëse Xhumaja nuk falet kjo nuk do të thotë se nuk falet edhe Namazi i Drekës. Xhumaja nuk falet për arsye se qëllimi i saj është tubimi i njerëzve dhe këshillimi i tyre, gjë të cilën e realizon qysh në mëngjes Namazi i F. Bajramit.
Sikur Xhumaja të obligohej patjetër kjo do të ishte një rëndim për njerëz meqë ata në këtë ditë shfrytëzojnë rastin për vizita tek të afërmit dhe kështu qëllimi i festës disi do të zbehej. Pastaj është ligj fetar që nëse dy festa bashkohen në një ditë dhe janë të një lloji, ngase siç F. Bajrami dhe Kurban Bajrami janë festa po kështu edhe Xhumaja është festë, njëra shkrihet në tjetrën siç shkrihet abdesi në gusëll (pastrimin e tërë trupit).

Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedi, familjen dhe shokët e tij!



Burimi: http://www.alimam. ws/index. php?pg=artv&ref=676
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI


________________________________________
(1) Transmeton Taberaniu në Mu’xhemu’l kebir, 13591.
(2) Hadithi është autentik. Shih: Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 945.
(3) Hadithi është autentik. Shih: Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 948.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.