Si t’ua shprehim fëmijëve dashurinë tonë si prindër?

Zoti i Madhërishëm e ka bërë natyrshmëri të prindërve dashurinë ndaj fëmijëve të tyre.

Këtë dashuri Allahu e bëri energji të zemrës, ngopje të syve dhe stimulim për shpirtin. Pos të tjerash, Allahu i Madhërishëm i ka bërë të dashurit e Tij që nëpërmes kësaj dashurie, të jenë të gëzuar me pasardhësit e tyre të mirë, për se edhe thotë: “Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, ne na bëj shembull për të devotshmit”. 1

“Kjo dashuri është bazë për sigurinë shpirtërore të fëmijës, sikur që është edhe shtyllë kryesore për formimin e personalitetit të fëmijës në baza të shëndosha mirëqenieje dhe stabiliteti me rrethin ku jeton. Nuk ka mundësi që këto gjëra të realizohen nëse dashurinë që ka prindi ndaj fëmijës, e fsheh dhe nuk e shfaq haptazi. Edhe nëse kjo dashuri ekziston dhe është shumë e fortë, po qe se
prindi nuk e shpreh hapur para fëmijës së tij, ajo nuk do ta ketë efektin e saj të duhur sikurse do të jetë pengesë për realizimin e ndjenjave të ngrohta në mes fëmijës dhe familjes së tij” 2 .

Edhe pse disa mendojnë që mënyra e shprehjes së dashurisë prindërore ndaj fëmijës kufizohet në fjalë, shikim, përqafim, buzëqeshje, të cilat shprehin dashuri ndaj fëmijës, këtu do të përpiqemi të përmendim edhe disa mënyra të tjera, të cilat kanë efektin e tyre shumë pozitiv në ndërtimin dhe shprehjen e dashurisë së prindërve ndaj fëmijëve të tyre, e ato janë:

1. Të përpiqemi të krijojmë siguri shpirtërore tek fëmijët, duke i entuziazmuar dhe duke vlerësuar përpjekjet e tyre. Nuk duhet ta kemi parasysh vetëm rezultatin që arrijnë ata.

2. Duhet t’i mësosh fëmijët e tu të mendojnë pozitivisht dhe të jenë aktivë. Nuk lejohet ta qortosh, kur fëmija të kthehet nga shkolla me rroba të përlyera, por duhet të veprosh ashtu dhe t’i thuash këto fjalë: Si duket sot paske kaluar shumë mirë, a nuk është kështu? Kur të lozësh herave të tjera në shkollë, kënaqu sikur sot, por kujdesu edhe për rrobat, që të mos përlyhen.

3. Fëmijëve të tu, si prind që je, duhet t’ua dhurosh një pjesë të kohës, kështu që ulu me secilin prej tyre nga pak ose luaj me ta, ose shëtit me ta, me rëndësi është që ata të binden se prindi i tyre vlerëson kohën e tyre dhe merret me ta.

4. Përpiqu që ditën kur njëri nga fëmijët ka treguar ndonjë sukses, qoftë në provim, qoftë në aspektin moral ose atë bamirës, ta dallosh nga ditët e rëndomta; me një darkë më solemne, derisa të ndiejë çdonjëri prej tyre se ti vërtet interesohesh për ditën dhe kohën e tyre. Këtë mos e praktiko vetëm me njërin nga fëmijët e tu, por përpiqu që me çdonjërin prej tyre ta praktikosh të njëjtën gjë, në mënyrë që kjo të mos shkaktojë xhelozi në mes tyre, se kjo mund të jetë shkak i armiqësisë në mes tyre në vend që të nxitësh dashurinë në mes tyre.

5. Merr pjesë në të gjitha lojërat që luajnë fëmijët e tu, si: ngjyros me ta, merr në dorë plastelinën dhe vepro ashtu si të thonë ata, vrapo me ta ose hidhe topin ashtu siç kërkojnë ata. Tërë këtë bëje vetëm e vetëm për t’i kënaqur fëmijët e tu dhe që ata të ndiejnë një afërsi prindërore.

6. Duhet ta dish orarin e lëndëve të mësimit të fëmijëve të tu dhe t’i njohësh si mësuesit, ashtu edhe shokët e tyre, që, kur të kthehen nga shkolla, të mos i pyesësh: Çka mësuat sot? Por t’i pyesësh: Çka mësuat ti dhe kolegu yt (duke e përmendur me emër) sot në shkollë? Dhe cilat detyra i morët sot në lëndën e matematikës? Nga ky gjest yti, fëmijët do të ndiejnë se ti je i interesuar edhe për gjërat më të imëta që u kanë ndodhur gjatë ditës.

7. Atëherë kur fëmija kërkon nga ti të bisedosh me të, përqendrohu në bisedë dhe mos u merr me gjëra të tjera, bisedo me të duke e shikuar në sy. Duhet të kesh parasysh se të bisedua rit me fëmijën tënd në këtë mënyrë shton tek ai dashurinë dhe mirësjelljen.

8. Atëherë kur ata ulen për të ngrënë bukë, mos rri i distancuar nga ta po bashkohu edhe ti me ta dhe rrëfeju atyre gjëra që të kanë ndodhur ty, në mënyrë që t’i japësh kohës që kalon me ta, një domethënie dhe ata do të mendojnë se ti interesohesh gjithnjë për ta.

9. Shkruaje fjalën: Të dua, në një letër dhe vendose afër jastëkut apo në çantën e librave të shkollës, që t’i bësh ata të mendojnë se, edhe pse prindi është larg tyre, ai gjithmonë mendon për ta.

10. Kur fëmijët e tu vizatojnë ndonjë nga shtazët apo shpendët, këtë vizatim merre dhe ngjite diku në mur, qoftë në dhomën e gjumit, qoftë në atë të pritjes, që fëmija të ndihet se prindi mburret me atë që ka arritur fëmija i tij.

11. Fëmijës tënd duhet t’ia mësosh një fjalë të fshehtë, me anë të së cilës i shpreh dashurinë më të sinqertë qe ke për të. Këtë fjalë të mos e dijë dikush tjetër përveç teje dhe fëmijës tënd, që kur ta thërrasësh fëmijën me të, ta ketë efektin e saj.

12. Gjithmonë përpiqu të fillosh një ditë të re me fëmijën tënd dhe të harrosh se ç’ka ndodhur ditë më parë. Çdo ditë e re e bën fëmijën të ndihet i sigurt se prindi i tij nuk do t’ia përmendë gabimet e kaluara, do t’i japë atij një shans më shumë që të të dojë ty edhe më shumë dhe do të jetë një përkrahje për zbulimin e talentit që ka fëmija.

13. Përqafoji dhe puthi fëmijët e tu në çdo kohë dhe çdo ditë, sepse, sado që
kjo të shtohet ndaj tyre, ata prapëse prapë kanë nevojë për ty, qofshin të vegjël apo të rritur, qofshin edhe të martuar. “Mos vepro sikur disa prindër, të cilët edhe kur u lind fëmija i tyre, nuk hyjnë në dhomë për ta parë për javë të tëra, duke u arsyetuar se tradita nuk lejon të veprojnë ashtu, ose të mos e mbash atë në kraharorin tënd para atyre që të vizitojnë ty, se pse këtë nuk e lejuaka tradita. I nderuar prind, po qe se ti nuk e mban fëmijën tënd në kraharor dhe nuk i ofron dashuri, a mendon se të tjerët do ta duan atë më shumë se ti? Kurrë mos mendo diçka të tillë, sepse ai që ka lindur nga gjaku dhe mishi yt, nuk është më i largët se ai që ka lindur nga prindër të tjerë. Edhe nëse të parët e tu kanë vepruar ashtu, ti duhet të përpiqesh gjithmonë ta eliminosh një ves të tillë, sepse kjo nuk shkon në favor të familjes në përgjithësi. A dëshiron që familja jote të jetë sikur familjet anëtarët e të cilave, edhe pse jetojnë bashkë, aty nuk ndërrohet asnjë fjalë qoftë në mes prindit e fëmijës, qoftë në mes fëmijëve” 3 .

14. Zbulo metoda të reja, të cilat janë frymëzuese për ushqim shpirtëror të fëmijës, si: Vendose një pako të ve çantë në njërën prej dhomave dhe gjithmonë mësoji ata që të shkëmbeni le tra që shprehin dashurinë e dyanshme, prind fëmijë dhe fëmijë prind.

15. “Mendo mirë se dashuria ndaj fëmijëve të tu nuk duhet të kushtëzohet nga asgjë. Kurrë mos e ndërlidh shprehjen tënde të dua sepse ke marrë notë të lartë në shkollë, ose t’i thuash se unë nuk të dua nëse ti vepron kështu. Ti me këtë shprehje, dashurinë ndaj fëmijës tënd e ke zbehur, sepse në realitet ke zbehur sigurinë tënde për dashurinë që ke ndaj fëmijës tënd dhe, përveç të tjerash, ke gabuar rrugën që e nxit fëmijën për të dëgj uar, për t’u përmbajtur dhe për respekt” 4 .

16. “Dashurinë që ke për fëmijën tënd, duhet ta shprehësh në mënyrë praktike, si: ta konsultosh për disa gjëra, të marrësh parasysh mendimin e tij, të mos e poshtërosh dhe t’i tregosh në mënyrë praktike se ti je person i rëndësishëm dhe i respektuar i kësaj fa miljeje.
Kurrë mos e qorto pse gabon për gjërat që nuk i njeh, binde në mënyrë praktike, se ti je në gjendje ta kuptosh natyrën e tij. Kërkoji falje fëmijës tënd nëse gabon diçka me të 5 .

Nuk qenka, pra, vështirë ta shembim murin e qetësisë dhe të pesimizmit e ta kapërcejmë atë që ta plotësojmë me një komunikim të mrekullueshëm në mes nesh dhe fëmijëve tanë, në mënyrë që dashurinë që kemi ndaj fëmijëve tanë, në thellësinë e zemrave tona, ta shprehim hapur dhe të jemi urë lidhëse edhe tek familjet e tjera, duke ua mësuar moton:
Nëse nuk e do dhe nuk i shfaq dashurinë fëmijës tënd, kush do ta dojë atë, i panjohuri!



Përgatiti:
Avdyl Rrahmani
___________________

Fusnotat:
1. El Furkan 74.
2. Hilal Gunejm, Hukukul Atfali Fil Islam 09/07/2000.
3. Muhamed Tewfik El Xhundij, Elgiretu Andel Atfali.
4. Sead Abdullah El Humejdi, Terbijetul Ewladi Bejne Errahmeti wel Hikmeti.
5. Abdulaziz Muhamed Esedhaan, El Ainajetu Bil Atfali.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.