Një ngjarje interesante pas Betejës së Bedrit

Pas Betejës së Bedrit e cila përfundoi me fitoren e myslimanëve, ishin robëruar 70 idhujtarë.

Duke i vëzhguar idhujtarët e robëruar që dukeshin të mjerë, Pejgamberi, s.a.v.s., kishte thënë: "Po të ishte Mut'am ibn Adij gjallë dhe të kërkonte nga unë që t'i liroja këta rob të luftës, të gjithë do t'ia lija atij (do t'i liroja)" (Sahihul Buhari, 573/2)
Kush ishte Mut'am ibn Adij?
Ai ishte politeist (mushrik). Jetonte në periferi të Mekës, nuk pranoi Islamin dhe vdiq në pabesim.
Por, pse Pejgamberi ynë, a.s., do t'i lironte 70 idhujtarët e robëruar, po ta kërkonte një gjë të tillë idhujtari Mut'am ibn Adij?
Për arsye se Pejgamberi, a.s., asnjëherë nuk e ka harruar të mirën e dikujt, drejtësinë, nderin dhe fisnikërinë. Mut'am ibn Adij i kishte ndihmuar Pejgamberit, a.s., kur ishte në vështirësinë më të madhe në jetë.
Pasi që e plagosën, e lënduan, e ofenduan në Taif, Pejgamberi, a.s., kishte qëllim që të kthehej në Mekë. Mirëpo, kthimi i tij ishte i rrezikshëm, sepse nuk kishte mbrojtje përkatëse. Pasi kërkoi tek disa familje që ta mbronin dhe përcillnin deri në Mekë, nuk iu përgjigjën, përpos familja e Mut'am ibn Adijit. Aty hasi në përgjigje pozitive. Atëherë Mut'ami tha:
- Unë do ta marr Muhamedin nën mbrojtjen time.
Thirri djemtë dhe anëtarët e tjerë të fisit dhe u tha: - Armatosuni dhe rendituni nëpër këndet e Qabesë, sepse unë e kam marrë Muhamedin nën mbrojtjen time!
Kur Pejgamberi, a.s., hyri në Haremin e Qabesë, Mut' ami bërtiti: - O kurejshë, unë e kam marrë Muhamedin nën mbrojtjen time dhe askush mos ta lëndojë, as ta sulmojë!
Ja, shihni mënyrën e të menduarit të Muhamedit, a.s., pasi e pa gjendjen e robërve të Bedrit e kujtoi veten kur ishte i braktisur në Taif, dhe e kujtoi idhujtarin i cili i ofroi ndihmë dhe mbrojtje.
Pejgamberi, a.s., robërit i vendosi nëpër shtëpitë e sahabëve dhe hanin ushqim më të mirë se vetë sahabët.
Pejgamberi, s.a.v.s., nuk e harroi të mirën dhe nderin e një idhujtari, dhe për të dhe fjalët e tij ishte i gatshëm t'i lirojë të gjithë robërit idhujtarë të Bedrit.
Ky është Pejgamberi ynë, të cilin duhet ta duam dhe ta kemi shembull.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.