Ardhmëria e thurur me flori

A e dëshiron vezullimin? A të pëlqen origjinaliteti? A gjurmon për bukurinë? A je prej atyre që ëndërrojnë të grumbullojnë gjëra të çmuara, të shtrenjta dhe atraktive e me këto kënaqen?

Të gjithë padyshim e duam floririn, perlat, diamantet, margaritarët, rubinët dhe merxhanët, si dhe të gjitha gjërat tjera me vlerë që janë tërheqëse për njerëzit e mbarë botës dhe të dashura për gjithë njerëzit e gjitha kombeve dhe vendeve.
Por, në këtë vezullim të prekshëm nuk ka qasje secili. Kurorat me flori të zbukuruara me diamante posedojnë njerëzit e rrallë. Mirëpo ekzistojnë kurorat e arta që nuk preken. Këto janë më të shtrenjta dhe më shkëlqyese se tjerat. Unë dëshiroj së bashku me ty të thur një këso kurore. Cilët janë këta margaritarë me të cilët mund ta zbukurojmë kurorën e ardhmërisë sonë të artë?


Margaritari i parë

Të jesh i bindur se Krijuesi nuk të ka krijuar që të bëjë të palumtur, por të krijoi për të bërë të lumtur, andaj për këtë kthehu kah ardhmëria jote, i brumosur me iman të fuqishëm dhe besim të fortë. Nxito kah Fisniku i Cili do të jep të mira të shumëfishta në përputhshmëri me qëllimin tënd të sinqertë dhe ambiciet e mëdha tua, duke bërë atë që Ai është i kënaqur, publikisht dhe fshehtazi. Përpiqu të bësh të mira dhe largohu nga e keqja, do të jesh njeriu më i lumtur.


Margaritari i dytë

Optimizmi pakufi është armë e udhëheqësve të mëdhenj e të urtë, pejgamberëve, të pasurve dhe të diturve. Ëmbëlsira e optimizmit nuk mund të matet me asgjë, dhe nuk ekziston nektar më i ëmbël se nektari i shpresës. Për këtë momentalisht lirohu nga mendimet negative, sepse pas çdo vështirësie vie lehtësia. Sado i gjatë të jetë tuneli, drita në fund patjetër paraqitet.
Nëse pikëllimi hyn në derën tënde, ti menjëherë dil nga dritarja dhe mbështetu te Sunduesi, e Ai të mjafton. Mos e humb kohën në ankime dhe kritika.
Dije që për ty dhe fenë tënde është shumëfish më e mirë të ndezësh një qiri të vogël sesa të mallkosh errësirën.


Margaritari i tretë

Ti je një thesar i madh i kapacitetit, kreativitetit dhe energjisë andaj nxito në zbulimin e vetvetes dhe në dritën e ditës silli margaritarët që posedon. Allahu të ka zgjedhur për misionin më madhështor në histori. Ti je halifi i Tij në Tokë, trashëgimtar i pejgamberisë fisnike dhe detyra jote është të udhëheqësh njerëzit dhe t’i bësh të lumtur.
Ti je krijesa më e zgjedhur e Allahut, në ty fryu nga Shpirti i Tij dhe ta dërgoi Sheriatin më madhështor dhe Librin më të kompletuar nëpërmes Pejgamberit të fundit s.a.v.s. Për këtë lëviz dhe nga vetja largo të gjitha gjërat negative dhe përtacinë. Zbulo thesarin që gjendet në brendinë tënde dhe mos lejo që rasti të kalon pranë teje.


Margaritari i katërt

Ëndrrat e mëdha dhe ambiciet inspiruese janë lëndë djegëse e të suksesshmëve dhe të zgjedhurve, të mëdhenjve të historisë, të vendosurve, simboleve të bashkësisë dhe në përgjithësi njerëzve të suksesshëm në gjitha fushat e jetës. Gjithmonë të kesh ëndërr dhe bëhu ambicioz dhe vetit mbi kokë mos i vë kulm imagjinar. Çdo gjë është në duart tuaja qoftë edhe pas një kohe të caktuar, por me kusht që të besosh në mundësitë tuaja. Bëhu vizionar me qëllime të qarta, të definuara në hapësirë dhe kohë.


Margaritari i pestë

Bëje strategjinë tënde me subtilitet dhe urtësi dhe definoji drejtimet tua në ngritjen akademike, tregti, dhe jetë në përgjithësi. Me kujdes planifiko hapat tu të ardhshëm dhe sipas mundësisë shënoji në letër. Pastaj shiko të gjitha mundësitë lidhur me atë që je kthyer dhe vështro çfarë je në gjendje që vërtet ta bësh atë. Kjo strategji e planifikimit është me rëndësi të veçantë kur janë në pyetje gjërat e rëndësishme në jetën tënde.


Margaritari i gjashtë

Mos ju qas me kurtuazi jetës sate dhe atë që është direkt e lidhur me ty. Bëhu i vendosur dhe i qartë e mbi të gjitha i paluhatshëm në vendime. Në realitet hulumtimet kanë shënuar që mbi 50% të nxënësve të shkollave të mesme nuk zgjedhin vetë drejtimin në arsimim, por këtë për ata e bëjnë prindërit, ose nxënësit këtë e kanë bërë nga miqtë e tyre verbërisht duke i pasuar në zgjedhje. Kjo është tejet e rrezikshme se të kthehet bumerang ty dhe frytet e zgjedhjes së keqe do t’i shijosh kryesisht ti dhe askush nuk do të pendohet për shkak të zgjedhjes së gabuar. Pra, bëhu i pavarur nga tjerët në këtë fushë dhe pasi që të studiosh çfarë është më e mirë për ty kthehu kah Ai i Cili i di fshehtësitë dhe bëje istiharin.


Margaritari i shtatë

Pasi që e zbulon vetveten dhe planifikon ardhmërinë tënde, fillo me aplikimin e planit të skicuar për të arritur te qëllimi i dëshiruar. Bëhu serioz dhe këmbëngulës sa më shumë që mundesh. Shpalli luftë nxitjeve, vështirësive dhe befasive. Barte flamurin e jetës me vendosmëri dhe vetëbindje dhe dije që suksesin në jetë nuk e arrijnë vetëm të mençurit por edhe të durueshmit dhe këmbëngulësit. Asnjëherë mos u dorëzo pa marrë parasysh çfarë pengesa të vështira që hasë.


Margaritari i tetë

Bën sa më tepër vepra të mira dhe bëhu i bindur ndaj Allahut, sepse ky është çelës i çdo suksesi. Veprat e mira janë bazë e secilit sukses të jashtëzakonshëm që e arrin. Allahu jep begati dhe pasuri bëmirësore. Ata që falin namazin e natës u jep fuqi. Ndoshta një puthje në ballin e jetimit ose lëmosha e ndarë atij që nuk ka, ose ndihma e atij që i ka të gjitha dyert e mbyllura, mund të bëjë që atij që i bën këto vepra t’i hapen dyert e mirësive të pashterurave dhe kjo për shkak të lutjes që ka arritur te Arshi, atij që i është bërë e mira.


Margaritari i nëntë

Mundohu që të jesh sa më afër atyre që janë të suksesshëm, optimist dhe punëtorë. Merr shembull nga ata. Edukata në bazë të shembullit është edukata më e mirë dhe jep rezultate më të mira. Në anën tjetër ik nga të pasuksesshmit dhe të papërgjegjshmit, sipërfaqësorët dhe pesimistët.
Për këta çdo brengë është sikurse planeti i rëndë, sepse janë pa qëllim dhe orientim, andaj ik nga ata sikur delja nga ujku. Mos u afro atyre përveç me qëllim që t’i këshillosh dhe përpiqesh t’i drejtosh, por ke kujdes nga ndikimi i keq i tyre te ti dhe jetën tënde, dhe mos lejo që ata të ndikojnë te ti, ndërsa ti gjithsesi përpiqu të ndikosh te ata.


Margaritari i dhjetë

Organizo jetën tënde me shembull dhe veçanti, sepse organizimi i suksesshëm i kohës, pasurisë, prioriteteve, marrëdhënieve dhe vendimeve mund të rezultojnë me fryte.
Renditi prioritetet në jetë dhe çdo gjëje jepja të drejtën e saj. Ndërsa shpirti, familja, bashkësia, puna, trupi kanë të drejtë te ti. Dije mirë se nuk do të jesh në gjendje të kesh sukses në orientimin e kujtdo qoftë, pa marrë parasysh sa i aftë është nëse nuk je në gjendje të organizosh jetën tënde me mund dhe urtësi. Pra, bëhu i organizues i vetvetes dhe në atë mënyrë që t’i shërbesh vetes dhe jetës tënde e pastaj atyre që janë rreth teje dhe vetëm kështu do të jesh i dobishëm edhe bashkësisë si dhe ummetit në përgjithësi.
Për fund, ja këshilla si do ta bësh kurorën e artë të ardhmërisë:
“Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t'ju njoftojë për atë që vepruat.” (Et - Teube, 105)



Fahret Kadriq
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.