Gjenet ndikojnë në zgjedhjen tuaj

Në mesin e filozofëve dhe shkencëtarëve mbizotëron qëndrimi që personi asnjëherë nuk ndryshon, personi i pastër mbetet i pastër, ndërsa i keqi mbetet negativ. Shumë shkencëtarë kanë menduar se gjenet janë shkas që qëndron pas mosndryshimit të personalitetit njerëzor.

Sipas këtij paramendimi, karakteristikat e njeriut (të mira ose të këqija) janë të pandryshueshme dhe atij i është gjykuar të punojë kështu apo ashtu në përputhshmëri me gjenin e tij - pohim i cili i kundërvihet Kuranit fisnik dhe Hadithit.
Zoti i madhërishëm në Kuranin fisnik thotë:
“Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!
Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Esh - Shems, 7-10)
Gjithashtu Ai thotë:
“Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.” (El - Beled, 10)
Pra, në përputhshmëri me këto versete fisnike njeriu ka mundësi të zgjedh njërën nga dy rrugët në cilindo moment të jetës së tij dhe ajo që është pohuar se ka bazë në gjenetikë, është thjeshtë hipotezë e gabuar e cila asnjëherë shkencërisht nuk është vërtetuar. Hulumtimet bashkëkohore lidhjen në mes gjeneve trashëgues dhe sjelljes së njeriut tregojnë se kjo teori është e gabuar.
Kur u ringjall inxhineringu gjenetik dhe kur njeriu mundi me sukses të zbulojë shumë fshehtësi të fshehura për gjenomin njerëzor dhe gjenomin e shumë kafshëve, shkencëtarët kanë pyetur a ekziston lidhja në mes sjelljes njerëzore dhe gjenomit ose me fjalë tjera, a ekziston ndonjë reaksion i brendshëm dhe i jashtëm ndaj ndikimeve qofshin të jashtme ose të brendshme? Në dhjetë vjetët e fundit janë bërë hulumtime te shumë kafshë dhe rezultati përfundimtar ka qenë që gjenet kanë ndikim psikologjik dhe biheviorist te njerëzit dhe shumë kafshë.
Pyetja për të cilën kanë lëvizur shumë hulumtime tjera ka qenë: Sa gjene nevojiten për të gjitha funksionet e njeriut dhe kafshëve?
Në eksperimentin e bërë te minjët, shkencëtarët kanë pasur mundësi të llogarisin numrin e gjeneve te minjët. Kanë gjetur se numri i tërësishëm i gjeneve te minjët është 24.000. Secili gjen ka një funksion të caktuar, ekziston gjeni për punën e zemrës, gjeni për punën e mushkërive, gjeni për frymëmarrje, gjeni për punën e lukthit dhe kështu me radhë.
Secili prej këtyre gjeneve nuk është nën kontrollin direkt të njeriut. Këto gjene janë të njohur me emrin gjene konstitutive. Është zbuluar një numër gjenesh që punojnë vetëm kur është e nevojshme. Këto gjene gjithmonë janë në ndikimin e kushteve mjedisore dhe kanë marrë emrin gjene fakultative.
Kur shkencëtarët vëzhgimet e tyre i kanë fokusuar në atë që të gjejnë cili prej këtyre gjeneve ndikon në sjelljen njerëzore, zbuluan se këta mund të renditen në grupin e dytë. Në befasinë e tyre gjetën se shuma e gjeneve të cilët mund të shkaktojnë veprime të caktuara te minjët duhet të jetë 80.000, ndërsa numri i tërësishëm është vetëm “24.000” gjene.
Kjo i bëri të konkludojnë se nuk ekziston kurrfarë lidhje në mes numrit të gjeneve në gjenom dhe sjelljes. Ky zbulim është vazhduar me hulumtime të mëtejshme dhe në fund konkluduan se nuk ekziston nevoja e vërtetë që një numër i madh i gjeneve të kontrollojë sjelljen, ngase nuk është e domosdoshme që vetëm një gjen të jetë përgjegjës për kryesisht vetëm një funksion, ai në realitet merr pjesë në gjenerimin e formave të ndryshme të sjelljes. Këta gjene kanë marrë emrin shumëpërdorues.
Duke u mbështetur në këto njohuri është bërë e arsyeshme shkencërisht të pohojmë që vetëm disa gjene mund të shkaktojnë forma të ndryshme të sjelljes.
Në hulumtimin nga viti 2006, i bërë në numër të madh njerëzish gjatë 20 vjetëve, me qëllim që të njihet roli që kanë gjenet në karakteristikat e një njeriu, shkencëtarët kanë zbuluar që personat (e grupmoshës 40-60) kanë tendencën e stabilitetit psikoemocional. Është vërtetuar që personat në periudhën nga 40 e më shumë vjet janë më pak të ndieshëm në ide dhe përvoja të reja.
Secila nga karakteristikat e përmendura bazohet në gjene, ndërsa zbulimi më markant është që ndikimi i gjeneve zvogëlohet kur personi bëhet më i vjetër dhe që mjedisi luan rol të rëndësishëm te gjenet në formimin e individit të kësaj moshe, kështu që përvoja e akumuluar vie në shprehje. Në këtë kuptim, Zoti në Kuranin fisnik thotë:


“Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.” (El - Ahkaf, 15)
Në hulumtimin e ri, Karoul Doeik, profesor i psikologjisë, thotë se një situatë krejt e thjeshtë mund të ndikojë në personalitet në atë masë që vie deri te pasojat e përhershme, duke menduar se diç e tillë është inherente me gjenet. Pra, dikur është besuar që kjo është e përcaktuar me trashëgimi.
Më vonë kanë lëvizur shumë hulumtime që kanë përfunduar me një rezultat përfundimtar shumë të rëndësishëm. Në konkludim thuhet: “. . . Edhepse sjellja njerëzore është e lidhur me gjene, shumë forma të saj mund të jenë të modifikuara dhe ndryshuara - janë dinamike, fleksibile dhe të ekspozuara ndryshimeve kontinuale gjatë tërë periudhës jetësore.”
Në artikullin e botuar në “Current Direction in Psychological Science”, dr. Doeik thotë: “. . . Karakteristikat siç janë mënyra që i trajtojmë tjerat, mënyra që përjetojmë veten dhe tjerët dhe si sillemi në këto situata, edhepse në themel janë hereditare dhe të lidhura me gjene, janë të ndryshueshme.” Në hulumtimin tjetër, fëmiu me karakter të turpshëm, edhepse është frikësuar nga tjerët dhe është turpëruar shumë të flet me tjerët, tërësisht është ndryshuar dhe bërë normal në moshën 12 vjeçare. Përveç kësaj, eksperimentet shtesë tregojnë që shënimet sociale kanë karakter të modifikimit të gjeneve në tru, në mënyrë që është e mundur të ndryshojnë sjelljen animale. ADN, thonë shkencëtarët, nuk është ndryshueshme, më saktë këto mund të jenë në ndikimin e përvojës nëpër të cilën kalon personi.
Të mendoni se intelegjenca juaj është e qëndrueshme dhe që nuk mund të ndryshohet, është humbje e argumentuar nga ana e shkencëtarëve. Është vërtetuar që në intelegjencë mundet të veprojë negativisht dhe pozitivisht, e që varet nga nxitjet me të cilat ballafaqohemi, dhe aftësisë suaj që në të njëjtat të përgjigjeni. Doeik thotë se nëse ndryshoni mendimin tuaj për vete, kjo do t’u ndihmojë me siguri në vetëgjeturi, meqë në këtë do t’u ndihmojnë gjenet.
Në vitet e fundit shkencëtarët kanë qenë mëse të bindur se përvojat e njëpasnjëshme mund të pengojnë punën e disa gjeneve, ndërsa nxitur aktivitetin e tjerëve.
Shkurt, pohimi se njeriu është thjeshtë përmbledhje gjenesh të cilët formojnë karakterin e tij është e gabuar - ky është argument të cilin biologjia molekulare e ka treguar si të pabazë. E kundërta nga ajo që mendoni për vete, vetëm fjalë, këshillë që merrni ose vetëm një përvojë e rëndomtë sociale e cila mund të ndryshojë punën e gjeneve tuaj.
Qoftë i lavdëruar Allahu, i Cili i krijoi për ne dy lloje gjenesh: të parët që lëvizin trupin tonë, ndërsa të dytët që i shfrytëzojmë për zgjedhjen e një prej dy rrugëve.



Dr Da’soky Abdalhalim
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.