Drejtoria për Diasporë, në emër të Myftiut Naim Tërnava, në emër të organeve dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin personal të drejtorit Ekrem Simnica, për vdekjen e imamit, mësuesit e studiesit të mirënjohur Muhidin Ahmeti; i shpreh ngushëllime familjes, miqve, kolegëve, xhematit, lexuesve dhe dashamirëve të tij duke i këshilluar për durimin dhe duke i rikujtuar për sevapin e tij, duke i rikujtuar edhe për veprën e mbarë të të ndjerit, për vlerat e tij të larta, për virtytet e tij fisnike, për njohjen e mirë që gëzon ndër njerëz dhe për shpresën e fortë që këtë njohje të mirë Allahu i madhëruar ta marrë për dëshmi ymeti e t’i gjendet në Ahiret. Allahu e mëshiroftë!
Lutemi veçanërisht që, për sëmundjen e tij dhe për ndërrimin jetë në moshë relativisht të re, që neve këndej na sollën dhimbje e pikëllim të thellë, matanë Allahu ta shpërblejë duke e çuar në xhenetet e Tij të larta!