Sadakaja më përpara arrin tek Allahu sesa tek dora e të varfrit

Përmendet që Lejs ibn Sa'di ka qenë tregtar i suksesshëm me mjaltë.

Një ditë atij i arriti anija përplot me fuqi (barela) me mjaltë. Kur kuptoi për këtë, një plakë e varfër erdhi me një enë të vogël dhe i tha:
- Të lutem, ma mbush këtë enë me mjaltë.
Lejsi e refuzoi, ndërsa plaka duarthatë u kthye në shtëpinë e saj. Pas kësaj, Lejsi urdhëroi punëtorin e tij ta gjej adresën e plakës dhe ia dërgoi një fuqi përplot me mjaltë. Punëtori u çudit dhe i tha:
- Plaka të kërkoi t'ia mbushësh një enë të vogël me mjaltë, e ti e refuzove, ndërsa tani po ia dërgon një fuqi me mjaltë?!
Lejsi i tha:
- Ajo kërkoi varësisht nga mundësitë dhe nevojat e saj, ndërsa unë po i jap sipas mundësive të mia.


* * *

Po ta dinte ai që jep sadakanë dhe të ishte i vetëdijshëm që sadakaja më përpara arrin tek Allahu sesa në duart e të varfrit, kënaqësia e atij do të ishte më e madhe sesa e atij që merr sadakanë.
A e di çfarë vlere ka sadakaja?
Sadakaja është një prej dyerve të Xhenetit.
Sadakaja është një prej veprave më të mira, ndërsa sadakaja më e mirë është ta ushqesh të uriturin.
Në Ditën e Gjykimit sadakaja do të të mbrojë dhe do të të largojë nga zjarri i Xhehenemit.
Sadakaja e shuan hidhërimin e Zotit tonë dhe nxehtësinë e varrit.
Sadakaja është gjëja më e mirë dhe më e dobishme që mund t'u dhurohet të vdekurve tanë.
Sadakaja është pastrim i shpirtit.
Sadakaja është në Ditën e Gjykimit shkas i lumturisë dhe kënaqësisë në dynja dhe dritë në fytyrën e atij që e jep.
Sadakaja është shkas i faljes së mëkateve.
Sadakaja është shkas i lutjes së melekëve për atë që jep sadakanë.
Sadakaja është shenjë e zemërgjerësisë, fisnikërisë dhe bujarisë. Sadakaja është shkas i pranimit të lutjes dhe mënjanimit të fatkeqësisë.
Sadakaja është ilaç dhe shërim.
Shpërblimi dhe sevabi i sadakasë janë të garantuar qoftë kur ka të bëjë edhe me kafshët.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.