Mendja, rëndësia e saj dhe kategoritë

Dituria është sikur fryti i punës, dritës ndaj Diellit dhe shikimit ndaj syrit. Si të mos jetë e rëndësishme kur është mjet për arritjen e lumturisë në dynja dhe ahiret?!

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Dijetari në popullin e vet është sikur pejgamberi në ummetin e tij"
Jo për shkak të pasurisë së shumtë, madhështisë së personalitetit të tij, ose fuqisë fizike, por për shkak të përvojës e cila është fryt i mendjes.
Rëndësia e mendjes, All-llahu e cilëson me dritën dhe thotë:
"All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë." (En Nurë, 35)
Ndërsa diturinë e cila rrjedhë nga mendja e quan shpirt (ruh), shpallje (vahj) jetë (hajat), siç vërtetojnë ajetet e Kur'anit fisnik:
" Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur'ani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë". (Esh Shura, 52)
"Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë." (El En'amë,122)
Kur përmendet drita dhe errësira, mendohet ne dituri dhe padituri, sikurse qëndron në fjalët e Kur'anit fisnik:
"All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë."(El Bekare, 257)
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Të jeni të mençur ndaj Zotit tuaj dhe njëri tjetrin këshilloni me mend, do të dini çfarë ju është urdhëruar dhe çfarë ju është ndaluar! Të dini se mendja do t'ju shpëtoj tek Zoti juaj dhe dini se njeri i mençur është ai i cili është i dëgjueshëm ndaj All-llahut, qoftë edhe me pamje të shëmtuar, apo në dukje i pavlerë, me pozitë të ulët dhe pamje të mjerueshme, ndërsa i paditur është ai i cili është i padëgjueshëm ndaj All-llahut, të Madhërishëm, qoftë edhe nëse ka pamje të bukur, pozitë të lartë, nderë, bukuri të jashtme dhe elokuent i shkathtë.
Majmunët dhe derrat janë më të kuptueshëm te All-llahu se ai i cili nuk i bindet Atij.
Dhe mos të mashtroj madhështimi i tyre nga njerëzit, sepse ata vërtetë janë të shkatërruar".
Pejgamberi s.a.v.s. gjithashtu thotë: "Së pari që All-llahu krijoi ishte mendja, të cilës i tha: "Afrohu" dhe ajo u afrua. Pastaj i tha: "Largohu"! dhe ajo u largua. Më pastaj All-llahu xh.sh. tha: "Betohem në Lavdinë dhe Madhështinë Time, se nuk kam krijuar diç me fisnike se ti. Me ty marrë dhe jap, me ty shpërblej dhe me ty dënoj!.
Nëse pyet: "Nëse mendja është aksidenciale, atëherë si është krijuar para trupit? E nëse është substancë, si substanca mund të qëndroj në vete, kur nuk është e kufizuar në hapësirë?."
Gjithashtu nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: "Disa njerëz në prani të Pejgamberit s.a.v.s. lavdëruan një njeri, dhe Pejgamberi s.a.v.s. i pyeti: "Çfarë mendje ka ky njeri?" Thanë: "Ne po të themi për ibadetet e tij dhe punët tjera të dobishme të tija, ndërsa ti po na pyet për mendjen e tij?!" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Ahmaku (budallai) më tepër gabon me paditurinë e tij se sa mëkatari në mëkatet e tij. Vërtetë robët te Zoti i tyre do të ringjallen sipas lartësisë së mendjeve të tyre!"
Nga Omeri r.a. transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Njeriu nuk ka arritur asgjë më të vlefshme se mendja e cila e udhëheqë në rrugën e drejtë, dhe e kthen nga rruga e shtrembër, dhe nuk do të plotësohet imani (besimi) i robit dhe drejtimi i fesë së tij; përderisa nuk i plotësohet mendja e tij."
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Me sjelljen e tij të bukur (ahlak) njeriu arrin shkallën e agjëruesit, ndërsa sjellja e bukur nuk do t'i plotësohet përderisa nuk i plotësohet mendja e tij. Tek atëherë imani i tij plotësohet, i bindet Zotit të tij, ndërsa nuk i bindet armikut Iblis.
Nga Ebu Seid el-Hudriu r.a. transmetohet se Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Secili send ka mbështetjen e tij, ndërsa mbështetja e besimtarit është mendja e tij. Sipas mendjes së tij do të jetë edhe ibadeti i tij. A nuk kemi dëgjuar për fjalët e mëkatarëve në Zjarr: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend ne nuk do të ishim ndër banoret e zjarrit."
Transmetohet se Omeri r.a. e kishte pyetur Temin ed-Dariun: "Çfarë është tek ju shenjë e fisit fisnik?" U përgjigj: "Mendja". "Të vërtetën e ke thënë!" i tha Omeri, duke shtuar: "E kam pyetur të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. për të njëjtën pyetje, dhe ai më është përgjigjur njësoj duke shtuar: "E kam pyetur Xhibrilin a.s. çfarë është rodi fisnik dhe më ka thënë: "Mendja".
Nga el-Beraa ibn Adhibi r.a. transmetohet të ketë thënë: "Një ditë pyetjet e drejtuara Pejgamberit s.a.v.s. ishin të shumta, andaj Pejgamberi s.a.v.s. tha: "O njerëz secili send ka mjetin e vet dhe mjeti i njeriut është mendja e tij dhe një e mirë ndër ju në argumentim dhe njohje me argument janë ata me mendje më të mira".
Nga Ebu Hurejre r.a. shënohet të ketë thënë: "Kur Pejgamberi s.a.v.s. u kthye nga lufta e Uhudit, dëgjoi njerëzit duke thënë: "Filani ishte më trim se filani, filani luftoi më tepër se filani dhe ngjashëm me këto tha: "Sa i përket kësaj, ju nuk keni dituri!" E pyetën si kështu i Dërguari i All-llahut? Tha: "Ata luftuan sipas asaj që ju dhuroi All-llahu nga mendja, dhe fitorja e tyre dhe qëllimi janë proporcionalisht me mendjen e tyre. Kështu ndodhë që disa prej tyre të plagosen në shkallë të ndryshme dhe kur të vijë dita e Gjykimit, shkallët e tyre do të jenë të përcaktuara sipas qëllimeve dhe mendjeve të tyre."
El Bera ibn Adhib transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Melekët veprojnë me bindje ndaj All-llahut të Madhërishëm, me mendje, por edhe besimtarët nga pasardhësit e Ademit sipas mendjes së tyre. Më i miri në bindje ndaj All-llahut është që është më i mençuri."
Nga Aishja r.a transmetohet që ka thënë: "E pyeta Pejgamberin s.a.v.s.: "O i Dërguar i All-llahut, me çfarë dallohen njerëzit në mes vete në dynja?" Tha: "me mendje!" Përsëri e pyeta: "E në Ahiret?" Tha: "me mendje!" E pyeta: "A nuk do të shpërblehen sipas veprave të tyre?" Tha: "O Aishe, por a nuk do të punojmë sipas asaj që All-llahu i ka dhënë nga mendja?! Andaj sipas asaj që u është dhënë nga mendja, do të jenë edhe veprat e tyre dhe sipas asaj që kanë vepruar do të shpërblehen."
Nga Ibn Abbasi r.a. transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Secili send ka mjetin dhe armën, mjeti i besimtarit është mendja e tij. Secili send ka mjetin transportues, dhe mjeti transportues i tij është mendja. Secili send ka mbështetjen e tij, mbështetja e fesë është mendja. Të gjithë njerëzit kanë cakun e tyre, dhe caku i robëve është mendja. Të gjithë njerëzit kanë thirrësin (dai) dhe thirrësi i adhuruesve është mendja. Secili tregtarë ka mallin e tij, ndërsa malli i luftëtarëve shpirtërorë është mendja. Secila familje e ka kryeparin, ndërsa kryepari i të sinqertëve është mendja. Secili shkatërrim e ka ndërtimin, ndërsa ndërtimi i Ahiretit është mendja. Të gjithë udhëtarët e kanë tendën, ndërsa tenda e besimtarit është mendja."
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Besimtari më i dashur tek All-llahu xh.sh. është ai i cili përqendrohet në bindje ndaj All-llahut xh.sh., u dëshiron mirë robëve të Tij, mendja e tij i plotësohet, tërheqë vërejtjen vetes dhe vështron dhe vepron në ditët e jetës së tij dhe kështu arrin sukses dhe shpëton."

Definimi i mendjes dhe ndarja e saj
Kupto se njerëzit janë ndarë në definimin e mendjes dhe realitetit të tij. E vërteta e cila zbulon perden në lidhje me këtë është sa vijon:
Mendja (akl) ka katër kuptime:
- Është cilësi (vasf) e cila njeriun e dallon nga kafsha. Haris ibn Esed el-Muhasibi mendjen e definon si natyrë shtytëse me anën së cilës arrihen njohurit spekulative. Është si dritë e cila futet në zemër, me anë së cilës ajo njehë gjërat.
- Janë gjërat që janë të vendosura në ekzistencën e fëmiut, për dallimin e gjërave elementare.
- Janë diturit që arrihen me përvojë ne gjendje të ndryshme.
- Fuqia në mënjanimin e epsheve.
Në definimin e parë vlejnë fjalët e Pejgamberit s.a.v.s.: "All-llahu nuk ka krijuar asgjë më fisnike se mendjen."
Në rastin e dytë vlejnë fjalët: "Sikur njerëzit t'i afroheshin All-llahut me mirësi dhe vepra të mira, ti afrohu me mendjen tënde."
Pejgamberi s.a.v.s. i tha Ebu Derdait r.a.: "Rrite mendjen dhe do të rritet afërsia te Zoti!" Ebu Derdai e pyeti: "Të betohem me babain dhe nënën time, si do të arrij këtë?" Tha: "Ruaju ndalesave të All-llahut plotësoi obligimet e Tij, do të jesh nga të mençurit. Bën vepra të mira dhe veç në dynja do të arrish vlerë dhe nder, dhe në fund madhështi dhe afërsi te Zoti yt."
Nga Seid ibn el-Musejjebi transmetohet se si Omeri,Ubejji ibn Kjabi dhe Ebu Hurejre r.a. kanë ardhur te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e kanë pyetur: "O i Dërguar i All-llahut, kush është njeriu më i ditur?" U përgjigj: "Njeriu që ka mend." E pyetën: "Kush është më adhuruesi?" Tha: "Ai që ka mend." E pyetën: "Kush është më i vlefshmi?" Tha: "I mençuri."
Në një hadith tjetër Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "I mençur është ai i cili beson All-llahun, Pejgamberët e Tij dhe punon me bindje ndaj Tij."



Përgatiti: Prim.dr.med.sci.Ali F.Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.