Ligji i edukimit

Mësojeni edukimin e nëse jeni të pasur do t'ju madhështohet respekti, nëse jeni të mesëm në pasuri atëherë ju jeni me moshatarët tuaj e nëse jeni të varfër atëherë do të jetoni me edukatën tuaj.

1. Edukata apo shkenca e etikës është njohja e së mirës nga e keqja, dallimi i asaj që është e dobishme prej asaj të dëmshme, njohja e së vërtetës e cila është e nevojshme e obligim, është zbatimi i së vërtetës së shërimi i shpirtit
nga sëmundjet që kanë qëllime të ulëta, largimi prej të këqijave dhe të metave, stolisja me vepra të mira, pastrimi prej veprave të këqija, në atë mënyrë saqë personi i cili ka edukatë të jetë i lavdëruar për fjalët dhe veprat e tij, të jetë shembull për vepra të mira dhe të larta.

2. Bazat e edukatës janë që njeriu t'i njohë këto rregulla:

E para: obligimet që i ka për veten, trupin dhe për shpirtin e tij.
a. Obligimet që i ka njeriu për trupin e tij duke i respektuar ligjet e shëndetësisë.
b. Obligimet që kanë të bëjnë me edukimin e shpirtit dhe ushqimin e mendjes së tij sipas njohurive dhe edukatës.

E dyta: Obligimet që i ka njeriun ndaj tjetrit e këto janë:
a. që të dojë për vëllanë e tij atë që do për veten e tij.
b. që të mos veprojë ndaj tjetrit atë që nuk ka dëshirë të veprojë për veten e tij.
c. të sillet me njerëzit ashtu si dëshiron ai që me të të sillen njerëzit.

E treta: Obligimet që i ka për atdheun, ta dojë atë, t' i shërbejë atdheut me sinqeritet, të angazhohet me të gjitha mundësitë e tij për atë që është e dobishme për atdheun.

E katërta: Obligimet ndaj Krijuesit të tij e këto kryhen duke i ndjekur urdhrat e Tij, duke u larguar nga ndalesat që i ka përcaktuar Ai, duke iu përmbajtur rregullave të fesë së Tij. Do të flasim për hollësitë e këtyre obligimeve.

3. Edukimi është pastrimi i shpirtit nga morali i keq dhe nga atributet e neveritshme, të stolisurit me sjelljet e mira dhe gjërat e zakonshme. Qëllimi i edukimit është të korrurit fitore duke pasur lumturi në të dy botët, afrimi tek Allahu i Lartësuar duke i zbatuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ato që i ka ndaluar Ai në Librin e Tij të Madhërishëm, të arriturit deri tek e dobishmja në mënyrat më të mira dhe më të ndershme, me rrugët më të mira dhe më të shëndosha, sjellja dobi vëllezërve, atdhetarëve dhe të gjithë robërve të Allahut të Lartësuar. "Vërtet më i dashuri prej njerëzve te Allahu është ai i cili është më i dobishëm për robërit e Tij dhe ai i cili është me moral më të mirë".

4. Cilësitë e lavdëruar janë të shumta, si: qëndrimi i paluhatshëm, sinqeriteti, besnikëria, modestia, turpi, e që të gjitha këto burojnë nga përsosmëria e mendjes, nga natyrshmëria e bukur. Andaj atij që këto i janë bërë traditë, i lehtësohet veprimi i së mirës: "Ai i cili angazhohet për diçka, ai edhe e vepron" .

5. Cilësitë e neveritshme janë të shumta, si: rrena, mashtrimi, ndezja e fitneve, bartja e fjalëve e që të gjitha këto burojnë nga ndjekja e pasioneve. Prej mënyrave të njohjes së këtyre gjërave të këqija është që personi të ndjekë këshillat dhe udhëzimet e mësuesit tek i cili kihet besim, ndjekja e atyre që janë shumë të mençur, e atyre që janë të aftë për t' i kuptuar çështjet, që të merret për shok besniku, i cili udhëzon në të mira, që t' i kuptojë të metat e tij nga gjuha e armiqve dhe të veprojë për përmirësimin e tyre, që të përzihet me njerëzit, të largohet nga çdo e keqe që e sheh te të tjerët dhe të stoliset me të mirat që i has te njerëzit.

2. Mirësjellja me prindërit:

6. Dije o biri im se vërtet shpirti anon gjithmonë që të dojë dhe të respektojë atë që e ka nderuar dhe respektuar atë, atëherë çfarë është me ty ndaj prindërve, ata dy janë për ty burimi i ekzistencës, ata dy janë përkujdesur për të mirën tënde dhe gjendjen tënde të mirë? Edhe nëse ti u ofron atyre ndonjë shërbim, e bën këtë me sinqeritet, kjo do të ishte më e pakta prej shumë obligimeve që i ke ndaj tyre, veçanërisht kur ty të ka porositur Allahu për ata dy dhe e ka kushtëzuar kënaqësinë e Tij me kënaqësinë e prindërve ndaj teje.

7. Biri im mos u bëj prej atyre që të mirën e kthejnë me të keqe, vlerësoj e përkushtimin e prindërve ndaj teje, dashurinë e tyre ndaj teje, dije se ata nuk duan tjetër për ty pos që ti në të ardhmen të jesh njeri fisnik dhe i dobishëm, vepro sipas porosive të tyre, përmbaju këshillave të tyre me sinqeritet dhe dashuri e jo për shkak të frikës, ngase ata dy kanë më shumë eksperiencë në jetë sesa ti dhe se ata dinë më shumë se ti.

8. Respektimi është cilësi e lavdëruar, është njëri prej argumenteve që dokumenton edukimin e shpirtit, dihet se prindërit e tu janë më të afërmit prej njerëzve tek ti, andaj respektoji se ata do të duan më shumë, do të fitosh qetësinë e zemrës dhe do të jetosh një jetë të qetë.

9. Nuk duhet që ti të ulesh e prindërit e tu të qëndrojnë në këmbë, por duhet të qëndrosh në prezencën e tyre në mënyrën më të edukuar, mos u qesh dhe mos luaj shumë, duhet t' u kushtosh rëndësi fjalëve të tyre, të mundohesh me të gjitha mundësitë e tua të kuptosh se çfarë duan edhe pa folur ata, që të flasësh me ta me fjalë të veçanta duke përdorur fjalët më të mira dhe nuk duhet të ngresh zërin para tyre.

10. Biri im mos u bëj prej atyre që frikësohen të qëndrojnë në tubimin e baballarëve të tyre, prej atyre që ndiejnë lodhje duke i dëgjuar fjalët e burrave, që frikësohen nga baballarët e tyre për shkak se janë frikacakë, prej atyre të cilët nuk mund të pyesin për ato çështje të cilat nuk i dinë. Por bëhu guximtar, ngase guximi është prej cilësive më
të lavdëruara dhe dije se prezantimi në tubime të burrave dhe dëgjimi i fjalëve të tyre të mençura të ushqejnë mend-jen tende, të shtohet mundësia e shpjegimit, të ngrihet shkalla e njohurive dhe ty të bëjnë që prej vegjëlisë të jesh në grupin e burrave.
11. E kur ta takosh ti prindin tënd në rrugë, përshëndete me selam, edhe atë që është me të dhe prit se çfarë po të urdhëron ai kur do të largohesh prej tij, kur ndodh që ai të përshëndet me selam duke qenë ti ulur, atëherë ti e ke për obligim që të qëndrosh me fytyrë të qeshur, me zemër të hapur dhe që të nxitosh t'i kthesh selamin atij.

12. Çdo të mirë që ta ka dhënë prindin yt është për shkak të dashurisë dhe mirësisë që ka ndaj teje, andaj ti duhet të kërkosh me butësi ndonjë kërkesë prej tij, nuk duhet ta bësh këtë para njerëzve, nëse ndodh që babai yt nuk të përgjigjet, mos insisto ngase ai e di më së miri se çfarë ke nevojë ti.

13. Nuk të lejohet ty që të kërkosh diçka prej tjetërkujt pos babait tënd, ngase ky është një veprim i ulët dhe ul vlerën e familjes tënde dhe konsiderohet prej veprave të neveritshme.

14. Bëje traditë që nga vegjëlia që të harxhosh në mënyrën më të mirë atë që të dhuron babai yt prej parave. E mos u bëj prej atyre që janë të pamatur që, sado që t'u japë babai, u duket e paktë edhe pse nevojat e tyre në vegjëli janë të pakta. E nëse nuk mësohesh kështu sa je ende i vogël, atëherë sa keq do të jetë gjendja jote kur të rritesh, se ti do ta humbësh pavarësinë e jetesës mbi supet e tua, ngase je mësuar të harxhosh shumë dhe kështu do të ngarkohesh me borxh.

15. Mos u bëj prej atyre bijve që e braktisin punën dhe që mërziten prej saj pas vdekjes së baballarëve të tyre duke u mbështetur në atë që u kanë lënë ata prej pasurisë. Mos u bëj prej këtyre që kur zgjohen në mëngjes i tërheq mossuksesi duke i ndjekur rruga e shkatërrimit dhe e naivitetit. Kur ata të kthehen nuk kanë pasuri që t' i qetësojë, nuk kanë punë që t' u sigurojë jetesën. Ki kujdes që të mos behësh prej këtyre që i sjellin vetes, familjes dhe atdheut të tyre palumturi.

16. Dije o biri im se vërtet njeriu ka nevojë në jetën e tij që t' i shprehë gëzimin apo ankesën dikujt e për këtë nuk mund të gjejë dikë më të mirë sesa prindërit. Andaj vepro në atë mënyrë që prindërit të jenë depoja e sekreteve tua, ngase ata janë besnikët më të mirë dhe të sinqertët më të mirë ndaj teje.

17. O biri im mos u bëj prej atyre që mundohen të shikojnë se si është më së lehti të arrijnë diçka, që në syrin e tyre duket e mirë dhe pa ditur fare prindërit e tyre, kështu ata fillojnë të futen në depon e ushqimeve, marrin pemë për të ngrenë, marrin ndonjë copë ëmbëlsirë dhe kështu gradualisht fillojnë të bëjnë zakon vjedhjen që nga vegjëlia dhe në këtë mënyrë më vonë bëhen vjedhës dhe kështu u bëhet gjendja e tyre si është më keq (Allahu na ruajttë!).

18. Kur të rritesh dhe të forcohesh duhet t'i ndihmosh prindërit me aq sa ke mundësi dhe se në këtë mënyrë do të mësohesh që nga vegjëlia të jesh burrëror. Je i obliguar të kujdesesh për ta kur ata të jenë në moshë të pleqërisë njëjtë sikurse ata që janë kujdesur për ty kur ti ishe i vogël, kurrsesi mos i lejo vetes të shprehësh mërzi pavarësisht se sa je i ngarkuar me shërbimin ndaj tyre, ngase edhe ti një ditë do të bëhesh prind sikurse ata. Vallë a je dakord që në këtë moshë të të nënçmojnë fëmijët e tu? "Respektoni baballarët tuaj, atëherë do të ju respektojnë fëmijët tuaj", "Xheneti është nën këmbët e nënave".

19. O biri im mos u bëj prej atyre që nuk i respektojnë prindërit e të cilët i kanë edukuar me pasurinë e tyre dhe janë përkujdesur për ta, që më pastaj kur janë rritur i kanë nënçmuar mendimet e tyre, tallen me aftësitë e tyre mendore dhe me njohuritë e tyre, largohen që të mos i dëgjojnë bisedat e tyre. Vërtet babai yt nuk është përgjegjës para teje për diçka të tillë, ndërsa për ty është e kundërta, pra të kërkohet që të sillesh me dije dhe edukatë.

20. Kur të urdhëron ndonjëri prej prindërve që të veprosh ndonjë vepër që ti e sheh se ajo është gabim, ty të lejohet t' u përgjigjesh duke u treguar se çka s' është gabim, por këtë diskutim duhet ta bësh në mënyrën më të mirë dhe sillu atyre argumente në mënyrë më të qartë dhe që më këtë të mos u shkaktosh atyre ndonjë shqetësim.



Alij Fikrij
Përktheu nga gjuha arabe: Dr. Flamur Sofiu

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.