Arif Shala

Arif Shala lindi më 1909 dhe që në moshë të re, si nxënës në mejtepin e Mulla Rifatit, shquhej në mes të shokëve të tjerë për zgjuarsinë, shkathtësinë dhe karakterin e tij të fortë.

Duke qenë ende i ri, ai arriti të mësojë Kur’anin përmendësh dhe të dallohej për deklarimin e bukur që bënte.
Më 1927 përfundoi medresenë në Gjakovë dhe në ato vite të rënda për Kosovën vazhdoi gjimnazin në Tiranë.
Në fshatin Koroticë e Epërme, ku u caktua si imam, ai, së bashku me mësimet e fesë, u mësoi nxënësve në mënyrë ilegale dhe lexim-shkrimin e gjuhës amtare shqipe.
I tronditur nga krimet që bënte xhandermaria serbe mbi popullin shqiptar, më 1933 i dërgoi letër proteste krajlit serb, Pjetrit.
Më 1935, me anë të një panfleti, ftoi popullin e Kosovës të bojkotonte zgjedhjet. Por, ajo që e bëri popullor imam Arifin ishte kushtrimi i tij për të mos u shpërngulur kosovarët ne Turqi, por të qëndrojnë në trojet e veta. Falë aktivitetit të tij, asnjë familje shqiptare nga Drenica nuk emigroi në Turqi.
Imam Arif Shala iu kundërvu fashizmit italian. Ai mori pjesë në çlirimin e Prishtinës dhe të Ferizajt.
Arifi ishte njeri me karakter të fortë, me botëkuptimi të qartë islamik, me devocion patriotik deri në vetëmohim, me një dashuri të papërshkruar për vendlindjen dhe për Kosovën.
Demokrat me ndjenjë dhe me zemër, Arifi nuk mund të pajtohej me politikën diskriminuese sllave antishqiptare dhe antikosovare. Ai doli ilegal, komit për të luftuar për lirinë e popullit dhe lirinë e besimit islam. U ndesh disa herë me patrullat e UDB-së dhe më 1 janar 1947 policia serbe, pasi e diktoi, e rrethoi dhe e vrau në mënyrë barbare, pikërisht në ditën e parë të vitit të ri.
Me gjithë kundërshtimet e policisë serbe, populli i Miranit e varrosi me nderime imamin nga Drenica, Arif Shalën.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.