Testin që e barti era

Një ditë, babai im u ndie keq, kishte dhembje në kraharor dhe më luti që ta dërgoja në spital. Kjo ndodhi të martën, ndërsa të mërkurën unë e kisha provimin në fakultet, prandaj mora librin me vete në spital.

Pas analizave mjeku më tha se babai duhet disa ditë të qëndrojë në spital. I thashë mjekut se a mund të qëndroj sonte në shtëpi, pasi nesër e kam provimin.
Mjeku më tha: - Si të duash, por më mirë është të qëndrosh pranë babait në spital. Vendosa të qëndroj dhe të kujdesesha për babanë. Vajti ora dhjetë në mbrëmje. Kur babai fjeti, fillova të lexoj. Mirëpo, isha i lodhur dhe menjëherë më zuri gjumi.
Në mëngjes u zgjova për sabah, e zgjova edhe babanë dhe e falëm së bashku namazin e sabahut. E putha babanë në ballë dhe dorë dhe e luta të bëjë dua për mua që Allahu të ma lehtësojë provimin.
Pastaj, shkova në fakultet për provim. Kur erdhi testi, u dëshpërova. Nuk më kujtohej asgjë. Nga gjashtëdhjetë pyetje, bëra vetëm nëntë.
Pas shtatë ditëve profesori solli rezultatet. Më tha i ke bërë të sakta gjashtëdhjetë pyetjet. Mendova mos po tallet me mua, apo mos ka gabuar. Shkova tek profesori duke i treguar se mos ndoshta ka gabuar, se unë i kam bërë vetëm nëntë pyetje.
Profesori filloi të kërkojë testin tim, por nuk mundi ta gjente.
M'u drejtua mua: - Fejsal, po të tregoj çfarë ka ndodhur. Unë pas ikindisë, në ballkonin e shtëpisë fillova t'i korrigjoj testet. Për një moment, fryu një erë dhe e hodhi testin tënd diku larg dhe nuk munda ta gjej kurrsesi. Pastaj, kuptova se ishte testi yt. Nga frika që të mos hyj në hakun tënd, ta dhashë numrin maksimal të pikëve. Ishte urdhër i Allahut që era ta barte vetëm testin tënd.
Kur i tregova babait, ai qeshi dhe tha se ky ishte nder i Allahut, ngase ke qenë në shërbim të prindit tënd.
E kush bën diç për hir të Allahut, Allahu do t' ia kompensojë me diç më të mirë.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.