Arabia Saudite në fazën përfundimtare të ndërtimit të hekurudhës me shpejtësi të lartë

Autoritetet saudite kanë intensifikuar punimet në realizimin e projektit në ndërtimin e hekurudhës me shpejtësi të lartë ‘Haramain’, e cila mbi portin e Detit të Kuq në Xheddah do të lidh Mekën dhe Medinën.

Bëhet fjalë për një linjë të gjatë prej 460 kilometra e cila si një projekt i madhe infrastrukturor synon lehtësimin e trafikut në këtë rajon gjatë Haxhit, kur Meka dhe Medina vizitohen nga miliona pelegrinë myslimanë nga e gjithë bota.

Zyrtarët nga Ministria e Informacionit e Arabisë Saudite njoftuan se projekti Hekurudhor Haramain ka hyrë në fazën përfundimtare të zbatimit.

Selim Muhammed Emin Bahs, një prej mbikëqyrësve të projektit, tha se hekurudha do të ketë katër stacione të trenit, në Xheddah - Qendrën Ekonomike Mbretit Abdullah (KAEC), Mekë dhe Medine, e më vonë do të ndërtohet edhe stacioni në Aeroportin Ndërkombëtar "Mbreti Abdul Aziz".

"Hekurudha Haramain është një nga projektet më të mëdha në rajon. Kapaciteti i saj vjetor do të jetë 60 milionë pasagjerë. Stacioni i nisjes është në Mekë, dhe i fundit në Medinë", tha Bahs.

Duke vënë në dukje se projekti është me vlerë më shumë se 2 miliard dollarë, Bahs tha se të gjitha stacionet do të jenë në përputhje me stilin arkitektonik tradicional të Arabisë Saudite.

"Stacionet do të jenë në të njëjtin stil dhe do t’i ngjajnë tendave si shumica e ndërtesave tona. Do të ndryshojnë vetëm në ngjyrë. Në Mekë stacioni do të jetë i verdhë, në Medina i gjelbër, ndërsa në Xheddah ngjyrë gri", tha Bahs.

Një tjetër zyrtarë që punon në këtë projekt tha se stacioni në Mekë do të ketë një kapacitet parkimi prej 5000 automjeteve, në Xheddah 6000, në KAEC 1400, ndërsa në Xheddah 1.000 automjete.


Bahs tha se energjia diellore do të përdoret për ndriçimin e stacioneve në linjën Haramain, dhe sipas planit, trafiku në linjë duhet të fillojë pas haxhit të këtij viti.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.