E jotja është vetëm ajo që e jep

Në fund të sokakut në një rrugë me kalldrëm mbi të cilën vareshin degët e blirit gjendej një kasollë e vjetër. Dielli zbriti ngadalë dhe la të kuptohet se po vie fund i një të dite tjetër të Ramazanit.

"Selam, xhaxhi Jusuf", i bërtitnin djelmoshat e lagjes një plaku i cili po dilte nga oborri i kasollës së vjetër.

"Selam, o ju të rinj", u përgjigj plaku si gjithmonë me një buzëqeshje në fytyrën e tij.

"Si jeni? A keni dalë në shëtitje? Së shpejti do të hyjë koha e iftarit."

"Unë jam mirë, falënderoj Allahun. Dola të eci pak, ta kaloj kohën deri në iftar. Po ju ku po shkoni? "

"Ne jemi nisur për samuna të nxehtë. Do të blejmë për të gjithë ata që na kanë kërkuar, t’ju lehtësojmë, kështu që ata të mos kenë nevojë të shkojnë... A doni edhe ju?"

"Jo, faleminderit, nuk kam nevojë. Kam në shtëpi."

Plaku vazhdoi ecjen e tij. Era e samunave përhapej nëpër sokak, derisa dielli i lëshonte rrezet e tij të fundit.

Nga larg u dëgjua ezani, dhe të gjithë nxituan për në iftar.

Të nesërmen djelmoshat ishin nisur përsëri për samuna, pasi e panë xhaxhin Jusuf e pyetën nëse donte. Ai përsëri u përgjigj se nuk donte.

Dhe derisa dielli perëndonte, djelmoshat u ndanin me gëzim fqinjëve të tyre samunat e nxehtë dhe prisnin kohën e iftarit.

Erdhi edhe koha e akshamit. Të gjithë tashmë janë në shtëpitë e tyre duke bërë iftar. Edhe djelmoshat gjithashtu. Por, njëri prej tyre erdhi në shtëpi më vonë. Derisa po kalonte nëpër rrugë, pa që të gjitha shtëpitë ishin ndriçuar, përveç shtëpisë së xhaxhi Jusufit. Djaloshi u habit dhe u shqetësuar pse xhaxhi Jusufi nuk ishte në shtëpi.

Ai vendosi të hynte në oborr. Duke iu afrua derës hyrëse të kasolles së vogël dëgjoi plakun duke u kollitur. Djaloshi qëndroi në heshtje dhe po shikonte.

Shtëpia ishte në errësirës, pa dritë. Ai mendoi se xhaxhi Jusufi ishte në gjumë.

"Do ta mbyll ngadalë derën që mos ta zgjoj", mendoi ai.

Derisa e bëri hapin drejt shtëpisë për të mbyllur derën, ai pa plakun në cep të dhomës i ulur me gjunjë në dysheme duke bërë iftar, në errësirë. Para tij kishte një copë bukë të ftohtë dhe një enë gjysmë të zbrazët me ushqim.

Djaloshi e kuptoi se xhaxhi Jusuf ishte në errësirë, sepse nuk kishte energji elektrike. Dhe të gjitha ditët që e kishin pyetur për t’i blerë samun të nxehtë, ai refuzonte sepse nuk kishte para.

Djaloshi u largua nga oborrit i xhaxhi Jusufit, duke menduar se si mund ta ndihmonte. Nata po bëhej më e ndritshme përgjatë rrugës dhe djaloshi nuk mund të ndalonte të mendonte për plakun.

Ditën tjetër, ai u takua me miqtë e tij dhe vendosë të organizojnë dhe të vendosin kuti të vogla nëpër lagje, ku njerëzit do të vendosnin para aq sa munden. Ata ranë dakord të mos flasin se për ke po mblidheshin ndihmat.

Një tjetër kohë para iftarit. Djelmoshat kishin vendosur kutitë përgjatë rrugës.

Xhaxhi Jusufi ishte nisur për shëtitje. Dorën e djathtë e mbante të shtrënguar fort. Duke iu afruar furrës ku donte të blinte një somun, ai pa një kuti në të cilën shkruante: "E jotja është vetëm ajo që e jep."

Ai e shikoi dorën e tij, e cila mbante të shtrënguar disa para dhe shikoi furrën dhe samunat që përhapnin aromën e tyre. Pastaj përsëri shikoi dorën e tij dhe mbishkrimin në kuti.

Paratë që i kishte në dorën e tij i vendosi në kuti dhe në heshtje tha: "E imja është vetëm atë që e japi". Në largësi u dëgjua ezani për namazin e akshamit dhe për kohën e iftarit, ndërsa plaku duke e ditur se është duke e pritur dhoma e errët dhe një copë e ftohtë e bukës me një buzëqeshje në fytyrën e tij nxitonte në shtëpi për të bërë iftar, i lumtur që ka ndihmuar dikë, duke mos e ditur se kujt.

Një ditë më vonë, derisa plaku kujdesej për trëndafilat në kopsht, dy burra hynë në oborrin e tij.

"Mirëdita, a jeni ju Jusufi?" Tha njëri prej tyre.

"Po, unë jam Jusufi", tha plaku paksa i frikësuar.

"Ne kemi ardhur që t’ju kyçim rrymën elektrike."

"Por, si ... unë nuk ju kam thirrur ... unë nuk mund ta paguaj."

Në atë kohë djelmoshat hynë në oborr.

"Mos u shqetëso xhaxhi Jusuf, rryma tashmë është paguar".

Derisa xhaxhi Jusuf i çuditur pyeste, njëri ia tregoi atij të gjitha, ndërsa të tjerët në shtëpinë e tij sollën shporta ushqimi.

Xhaxhi Jusuf me lot në sy i përqafoi djelmoshat.

Edhe një ditë tjetër është në buzë të përfundimit. Koha e iftarit tashmë u afrua. Dhe derisa zëri i ezanit dëgjohej nga të gjitha anët, kasolla e vjetër nuk ishte më në errësirë dhe në heshtje. Drita e cila shihej nga dritaret ishte mbushur me gëzimin e djelmoshave të cilët i kishte ftuar plaku që të bëjnë iftar së bashku.

Dhe derisa i shikonte djelmoshat duke garuar se cili prej tyre do të bej iftar më shpejtë, atij iu kujtua kutia me mbishkrimin: "E jotja është vetëm ajo që e jep."

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.