Myftiu Tërnava mbajti mbledhje me përgjegjësit e këshillave lokal të BIK

Të enjten, më datë 26.07.2018, me ftesë të kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, u mbajt mbledhja me kryetarët dhe administratën e këshillave lokalë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi të gjithë krerët e këshillave për punën dhe angazhimin që kanë bërë dhe që po bëjnë për mbarëvajtjen dhe ecurinë e punës së këshillave.
Në këtë mbledhje u diskutua për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, me theks të veçantë për aktivitetet gjatë muajit të Ramazanit, grumbullimin e vitrave e të zeqatit, si dhepër parapërgatitjet për Haxh dhe për grumbullimin e shumave për kurbanët.
Në fund, Myftiu Tërnava porositi që të vazhdohet edhe më tutje me angazhim në të mirë të mirëqenies së gjithë qytetarëve të Kosovës.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.