Telegram ngushëllimi i Myftiut Tërnava me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi

Me dhembje morëm lajmin e hidhur për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, bacës Adem Demaçi. Sot, ne mbetëm pa kryeveprimtarin e paepur të çështjes kombëtare, i cili qe frymëzim e inspirim për breza të tërë për të realizuar të drejtat tona si popull, për të jetuar me dinjitet e të barabartë me popujt e lirë.

Baca Adem, që në rininë e tij, i tha jo nënshtrimit e okupimit dhe që atëherë nisi veprimtarinë e tij për rrugën e lirisë e pavarësisë, së cilës asnjëherë nuk iu nda, ani pse gjatë veprimtarisë së tij u përball me regjime moniste totalitare, ai për asnjë moment nuk u hamend as u lëkund nga idealet e tij në rrugën e drejtë të mëvetësisë, ai qe i pathyeshëm, i papërulur.

Populli i Kosovës gjithherë do ta kujtojë bacën Adem si një ndër udhëheqësit më të mëdhenj të tij në shekullin e fundit. Me këtë rast, ngushëlloj familjen e Bacës Adem, bashkëveprimtarët, ish te burgosurit politikë dhe tërë popullin e Kosovës. Zoti e gradoftë me xhenet Bacën Adem.



Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava
Prishtinë, 26 korrik 2018

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.