Sa vlen?

Një djalë iu drejtua një njeriu të urtë për ndihmë duke i thënë:
- Mësues i nderuar, erdha që të më ndihmosh; ndihem i pavlerë, nuk kam dëshirë për asgjë. Më thonë se nuk jam për asgjë, që nuk bëj asgjë mirë, jam i ngathët bile edhe pak i marrë. Si mund të përmirësohem? Çfarë mund të bëj që të më vlerësojnë më shumë?

Mësuesi i tha:
- Më vjen keq, djalosh. Nuk mund të ndihmoj, ngase e kam një problem, por nëse mundesh edhe ti të më ndihmosh.
- Me gjithë dëshirë, mësuesi im, urdhëro! - u përgjigj djali ..
Mësuesi i tha:
- Mirë. - E hoqi nga gishti unazën dhe duke ia dhënë djaloshit i tha:
- Merre kalin, shko në çarshi dhe shite unazën, sepse më duhet të kthej një borxh. Merr për të një çmim të mirë dhe mos e shit nën një flori.
Djaloshi arriti në treg dhe u ofroi tregtarëve unazën të cilët e shikonin me vëmendje, por kur djaloshi u tha që nuk e shet nën një flori, ata filluan të qeshin, dikush i ofroi dy, tre para argjendi, dikush një enë bakri. Kështu që u kthye te mësuesi dhe ia shpjegoi rastin duke i thënë se nuk arriti ta shiste.
Mësuesi i tha:
- Tani shko tek argjendari që ta vlerësojë si duhet unazën. Kur djaloshi arriti tek argjendari, i cili e njohu unazën e mësuesit, i tha:
- Unaza vlen 60 florinj.
Djaloshi i hutuar u kthye tek mësuesi dhe i tregoi çka ndodhi. Pasi e dëgjoi djaloshin, mësuesi i tha:
- Ti je sikurse kjo unazë, margaritar i vërtetë, i vlefshëm, unikal.
Dhe si të tillë mund të të vlerësojë vetëm eksperti. Mos kërko që vlerën tënde ta përcaktojë dikush i parëndësishëm.
Duke thënë këto fjalë mësuesi e mori unazën dhe e vuri përsëri në gishtin e tij.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.